VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Projekti "E kaluara e hapur": Ja si e spiunonte Praga komuniste Milan Kunderën

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 11:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Projekti "E kaluara e hapur": Ja si e spiunonte Praga komuniste Milan Kunderën
E Premte, 09.18.2009, 09:09am (GMT+1)

 

 

"Subjektit i është zgjidhur njëra këpucë. E majta." Dita e parë e qershorit 1974: një ditë e jetës së Milan Kunderës. Autorët: agjentët sekretë të STB, sherbimeve speciale sekrete çekosllovake, në mënyrën më të përçudshme nën petkun e shokëve bullgarë në shëtitje nëpër Pragë. Foto të bëra tinëz dhe gabime gramatikore trashanike, trembëdhjetë gabime në shtatë rreshta të raportit. Hollësi qesharake deri në gërditje, të cilat shpalosin fytyrën paranoiake tirane e terrorizuese të regjimit komunist. "Nuk mund të themi nëse subjekti kishte qenë brenda pallatit, sepse kur ne dolëm jashtë për të parkuar makinat tona, ai tashmë ishte larguar prej vendparkimit."

Trullosja e përdorur si armë e terrorit. "Meqë subjekti ka një makinë të vogël, ai e parakalon kamionin e plehrave. Ndërsa Volga e madhe gri e organeve të sigurimit, kurthohet." Një botë e ndarë midis "subjektit" dhe "organeve", njerëz "me kokë zbuluar" dhe burra "me kapela": nga njëra anë qytetarët, nga ana tjetër spiunët.

Është portreti monstruoz i "normalizimit" që pasoi shtypjen e Pranverës së Pragës, ai që del tani nga arkivet sekrete të policisë. Të bërë publikë prej një viti, falë projektit "E kaluara e hapur" të Ministrisë së Brendshme, por ende pothuajse të papërfytyrueshme. Mijëra dosierë shpërthejnë mbi çekët helmin që ua ka shkatërruar jetët e tyre deri në "Revolucionin e Kadifejtë" të vitit 1989. Në relacione dhe në fotografi, të panjohura është shpalosur legjenda deri tani e shndërruar në barceleta të pafundme. Ndër to edhe dosieri për shkrimtarin Milan Kundera, ikur në Paris më 1975, dosier mes mijëra dosierësh të tjerë. Organet komuniste duhet të dinë për gjithçka, edhe që ai "ka blerë një qind kilogram sallatë ruse", që "nuk ka gjetur vend në Bujtinën e Kuvendit", që "në 10.25 ka thirrur tunjatjeta Jurgen" apo se gruaja e tij ka blerë dy salçiçe "nga kasapi në Myslikova". "Është ankedota historike - thotë Jiri Pelan, ish disident, shef i departamentit të letërsisë të Universitetit Karli IV të Pragës shpërfytyruar në një metaforë ekzistenciale e më në fund në një gjykim ideoligjik."

Nuk është e rastit që "dita e Milan Kunderës" hynte të mërkurën në shtëpitë e bashkëkombësve të tij çekë. Ishte përvjetori i tridhjetë i "Charta 77", lëvizjes së intelektualëve të cilët, përndjekur pas pushtimit sovjetik të vitit 1968, nuk hoqën dorë nga kërkesat për respektimin e të drejtave të njeriut duke qenë nën tanket e Traktatit të Varshavës.
Kundera, në dokumentet sekrete, të hapura tashmë për publikun, është simbol. Por protagonistët janë Havel, Werich, Pelikan, Kohout, Galuska, nja pesëdhjetë artistë disidentë të cilët e tronditin regjimin me qëndrimet e tyre.
Festonin së bashku Krishtlindjet, si atë 24 dhjetor 1974, ishin një grup. "Kryenin gjeste të veçanta - thotë politologu Vaclav Belohradsky prandaj të dyshuara, sepse ishin të pakontrollueshëm nga autoritetet." Askush nuk mund të habitet në një regjim të tillë komunist dhe nën pushtimin e huaj. Por ajo që del tani në dritë nga përgjimet këmba këmbës që iu janë bërë atyre, është speciale. Kundera sapo kishte mbaruar së shkruari veprës "Jeta është tjetërkund". Ishte i papunë, ishte përjashtuar nga partia, ishin ndaluar veprat e tij të botuara, i ishte ndaluar krijimtaria. "Dashuritë qesharake" dhe "Shakaja", ku tregon për komunstin të cilit partia ia shkatërron jetën për asgjë, janë të lexueshme vetëm fshehtas.
Shërbimet sekrete e dinin që ai po përgatitej të emigronte për në Perëndim. Nga Moska kishin ardhur sinjale alarmi tejet urgjente. "Kremlini e kuptonte se mosbinja çekosllovake thotë  Pavel Zacek, përgjegjësi aktual i arkivave të Shtetit ishte më i rrezikshëm se mosbindja polake apo hungareze. Dubçek ishte sërish në burg. Kishte të ngjarë që ndonjë zyrtar të kishte marrë urdhër që t'i bënte për vete Kunderën dhe Havelin, süe paku t'i korruptonte. Kontrollet po bëheshin frymëzënëse." Në depot e pafundme të ish STB janë male të tëra me arka plot me dosje, ende të pasistemuara, pra ende jo të gatshme për publikun. Nga ato që janë hapur deri tani na shfaqet bollshëm një jetë e cila mund të ishte gjithçka, por ishte absolutisht larg çdo normalitetit. "Raporti numer 23" i agjentit Blazek përshkruan për shembull vizitën që Kundera ia bën dramaturgut Jan Werich, në ishullin Kampa, nën Mala Strana. Emri i shkrimtarit në kodin e spiunazhit është "Elitar I".

Orare, përshkrime veshjesh, takimesh, ecjesh, menysh në tavernat, ku shkon, nga del, sa rri personazhi nëpër dyqanet, çfarë blen. Një regjistrim jashtëzakonisht i hollësishëm i realitetit të epokës së socializmit real. "Ora 13.04: subjekti hyn në dyqanin e verës Viola. Por vera ka mbaruar. Subjekti qeshte, krah për krah me gruan." "Policia shpjegon historiani Dan Hruby ishte injorante, por jo e marrë. Në hetimet që bëheshin, përmendja e hollësive, nga më të pakuptimtat, shndërrohej në terror."
Kundera, thirrur në komisariatin e policisë më 12 gusht të vitit 1974, përballej me një pyetje të vetme të agjentit Platenik: "Pse në orën 9.27 të një qershorit ka çmbështjellë një karamele me qershi nën gështenjën e tretë të oborrit të dytë të brendshëm të Clementinum?" Mesazhi është i një dhune dramatike. "Nga ai çast jeta jote - thotë Jan Keller, sociolog i Universitetit të Brnos kishte mbaruar. Asnjë gjes i yti, asnjë dëshirë intime nuk të përkiste më ty. Të gjitha ishin akte të trupshme publike: syri i pandarë dhe zhbirues i vdekjes të kishte marrë peng." Si në raportin sekret për Krishtlindjen tek Werich, me emrin e koduar "Linea II".
Agjentët Sebela e Spurny janë vendosur nën pallatin Lichtenstein, përballë shtëpisë së regjisorit. Gjashtë orë nën borë për të fotografuar "fytyrën dhe profilin e subjekteve që marrin pjesë në folklorin pragas". Një skandalo, të shkrepësh aparatin fotografik "duke e fshehur atë poshtë peliçes së murme".
Shënime tejet bajate, të lexuara sot. Por është festa e fundit e Krishtlindjeve që bën Kundera në Pragë. Mesazhet e mbledhura nga shërbimet sekrete tregojnë se gruaja e tij, Vera Hrabankova, ngre shëndete duke nxjerrë në shesh « Ã§orapet gri, të grisura në thembra Â». Një dënim i shifruar. "Ka kuptimin se ata janë rrënuar - shpjegon profesor Pelan dhe nuk mund të rrinë më në vendin ku kanë lindur."

Pamjet dhe relacionet fshehin në vetvete shumë më tepër se çaste të rëndomta të kapura pa dëshirën e subjekteve. Fiksojnë çehre të lodhura e buzëqeshje të poshtëtuara, shikime të alarmuara që ndihen të ndjekur në çdo hap ditë e natë.
"E dinin se ishin të ndjekur e të spiunuar edhe në banjo thotë historiani Peter Vlac - . Dënimi i diktaturës, pas vrasjeve të viteve Pesëdhjetë, konsistonte në komunikimin e thjeshtë të një kontrolli të tillë. Traditat e vajtjeardhjeve midis fqinjëve dhe familjarëve u ndërprenë prej atëherë."

Është fati i Kunderës, thërmuar në personazhet qesharake dhe tragjike të romaneve të tij. Partia, përballë ish poetit komunist i cili kur ishte i ri lavdëronte kohët e reja të punëtorëve të fabrikave, tërbohet. Censura ashpërsohet, duke i hetuar një për një gërmat në faqet e reja të cilat flasin për dashurinë, marrëdhëniet dashurore, meshkujt dhe femrat, ndjenjat dhe ekzistencën, të gjitha të veçanta, sepse të gjitha të papërsëritshme. Në vitin 1974 mjaftonte shprehja qesharake e agjentit Bocek ("Subjekti duhet të ketë dalë me Jirka", emri në kod i profesorit çeko-amerikan George Gibian), për ta përcaktuar "person jo të besuar". Në vitin 1978 është i mjaftueshëm përkthimi në frëngjisht i "Libri i qeshjes dhe harrimit" për t'ia hequr shtetësinë çekosllovake.
Tridhjetë vjet më vonë, në Pragë, gjithsesi ai pyet veten nëse vërtetë mallkimi ka përfunduar.
Dhe Kundera bëhet çështje. Edhe pas rënies së Murit të Berlinit, ai në fakt nuk është rikthyer më në atdhe. Romanet e tij të fundit, me dëshirën e tij, nuk janë përkthyer në çekisht. Versione pirate qarkullojnë në Internet, sërish klandestin. Adhuruar nga populli, "Elitar I" mbetet një i huaj për elitat, i padëshiruar nga dijetarët.

Vendi mbetet i burgosuri i dosierëve të përdorur për të shkatërruar jetë dhe karrierat. Kolaboracionizmi i Kishës, tradhtia e miteve si kantautori Jaromir Nohawica, nxjerrja e pisllëqeve të atyre emrave që kishin qenë flamur i mosbindjes, tani zhytur në oqeanin e të shiturve, bën që të mos dihet kush ishin viktimat dhe ku ishin xhelatët. Të gjithë si individë janë fajtorë, këmbëngulin gazetat, pra kolektivisht jemi të gjithë të pafajshëm? Hero është ai që nuk pranoi regjimi dhe shkoi në mërgim ku do të vdiste i përmalluar apo ai që e vazhdoi qëndresën duke u shkatërruar përditë në burgjet?
Bodrumet e spiunazhit tregojnë sot se Kundera ishte midis opozitarëve që i dha jetë grupimit "Charta 77": duke na e kujtuar se ai "ka zgjedhur të largohet më herët, në mënyrë që t'ia bënte të ditur të vërtetën Perëndimit". Dy fotografitë e fundit e portretizojnë Kunderën në një xhaketë të zezë dhe të vjetëruar, pantollona të ngrënë tek gjunjtë, në një dyqan bosh perimesh në Pragë; dhe tre muaj më vonë e tregojnë në një kostum dopiopet blu elegant  në një "gastronomi Montparnasi me mishra të pjekura, fruta deti, shampanjë". "Nderim atyre që e gjejnë shpresën nëpërmjet lamtumirës", përgjigjet autori i "Lehtësia e papërballueshme e të ekzistuarit". Por për çekët, thotë shkrimtari Michal Viwegh, "është një tallje e tejskajshme kjo sagë kunderiane, orkestruar nga ata që thonë se në Pragë i kanë kryer dënimet. Përbindëshi, pasi ia ka bërë fytyrës kirurgjinë esteteike, ngre kokë: dhe i vringëllon kthetrat e të tmerrëshme të së shkuarës që na pret në të ardhmen."/Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
10 qytetërimet - Të lashtët ishin më të avancuarNga David Hatcher Childress (09.18.2009)
Pitagora: Numri është ligji i botës (09.17.2009)
Bashkim Shehu: Komunistët kriminelë nuk pendohen (09.14.2009)
Fabrikimi i vdekjes së Adolf Hitlerit (09.13.2009)
Spiuni në kompjuterin tuaj (09.12.2009)
Lascia o raddoppia?Nga Mike Bongiorno (09.10.2009)
Atlantida një sajim i Platonit? (09.09.2009)
Mike Bongiorno paraqitësi më  kohëgjatë në historinë e televizionit botërorNga Besnik Dizdari (09.09.2009)
Dituria e humbur Enokiane (09.08.2009)
Daily Telegraph: Kur do të pastrohen Kina dhe Rusia nga monstrat?Nga George Walden (09.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]