E Premte, 03.29.2024, 02:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 

Kriteret për të qenë një mason, duhet të jesh patjetër mashkull

Intervistë e gazetës "Time" nga M.J. Stephey


E Martë, 09.22.2009, 02:26pm (GMT+1)

 

 

Kërkoni në Enciklopedinë Britanike emrin "frankmason" dhe do të zbuloni përkufizimin e zakonshëm dhe të pritshëm: hyrja për dashin kurban. Organizata e fshehtë që dikur numëronte me krenari emrat e George Uashington, Benjamin Franklin dhe Voltaire ndërmjet pjesëtarëve të saj, ka qenë shënjestra e preferuar për teoritë konspirative që nga shek. XVII, kur lozhet e masonërisë u përhapën anë e kënd Europës. Tani, novelisti famëmadh Dan Brown ka marrë në shënjestër reputacionin e kultit të këtij grupi në librin e tij të fundit "Simboli i Humbur". Ky është një fakt që nuk e çudit aspak autorin Jay Kinney. Në librin e tij të ri, "Miti Masonik", Kinney ka për qëllim t'i japë dritë disa thashethemeve këmbëngulëse rreth grupit, duke shpjeguar edhe se si u bë vetë ai një frankmason.

 

Ai thotë se ishte interesuar fillimisht për masonët pasi kishte lexuar librat e Robert Anton Uilson. Mendonte gjithashtu se orët e xhepit të masonëve ishin shumë të bukura. Kur i tha të jatit të tij se kjo çështje e intrigonte shumë, ai i rrëfeu se ishte një pjesëtar dhe e ftoi të bashkohej me ta ("Për të qenë i tillë duhet të kërkosh të jesh"). Ai u bashkua me shoqërinë e masonëve para 6 ose 7 vjetësh, por ka qenë disi jo aktiv pas lindjes së vajzës së tij të dytë. ("Në këtë moment jam vetëm një mik i shoqërisë dhe më duhet të përmbush gradën e dytë të mjeshtërisë").

 

Gjatë viteve janë shkruar histori të panumërta dhe të ndryshme rreth frankmasonëve. Kenney thotë se kur tentonte të lexonte ndonjë prej tyre e kuptonte menjëherë se ishte false dhe e mërzitshme. Libri, "I lindur në Gjak" i autorit John Robinson (i cili lidh kalorësit tamplierë me masonët) ishte i vetmi ndër të shumtët që dukej disi interesant, por sipas Jay Kinney, autori i librit të ri fantastik rreth masonërisë, teoritë që ngre Robinson në librin e tij (dhe në shumë histori të tjera frankmasonësh) janë tërësisht të pabaza.

Jay Kinney ka qenë botuesi i revistës së famshme "Gnosis Magazine", autor i shumë librave rreth ezoterikës perëndimore dhe traditave okulte dhe gjithashtu autor i librit "Enigma masonike", një udhëtim i vërtetë përmes fakteve reale (dhe mistereve) të historisë dhe simboleve të masonërisë. Ai është gjithashtu një karikaturist mjaft i talentuar dhe ka kontribuar në përfundimin e "The Whole Earth Review". Në vitin 1987 ai ka botuar një artikull "Nëse kompanitë e Software do të drejtonin vendin", ku krahason karikaturat Shmoos të Al Capp me software të afta për kopje të pafunda, e cila vazhton edhe sot të jetë po aq e freskët dhe e fuqishme, siç ishte 22 vjet më parë kur u botua.

 

Në parathënien e "Mitit Masonik", Kinney (i cili është edhe vetë një mason) shkroi se donte që libri i tij të ishte një ilaç kundër "spekullimeve imagjinare të historianëve të ndryshëm" dhe kundër atyre historive rreth masonëve, të cilat i dorëzohen tiranisë së imtësishme kur një stuhi e pafund emrash, datash, zhargonesh dhe detajesh organizative, mpijnë edhe trurin e lexuesit më të përkushtuar. Në këtë pikë Kinney ka patur sukses në dy aspekte, duke shkruar një libër që është edhe shumë cilësor për t'u lexuar, por edhe tepër i prekshëm dhe i bukur për lexuesin. I mbështetur nga studimet e shumta shkollore, Kinney ekzaminon me imtësi të gjitha mitet e zakonshme rreth masonëve (dizenjon e dollarit, lidhjet me satanizmin dhe okulten, konspiracionet për të pushtuar botën) duke i zëvendësuar faktet e rreme me historinë e vërtetë.

Libri i fundit i Kenney përkon me librin e fundit të Dan Brown-it, i cili shtrembëron historinë e masonëve. ("Megjithatë, unë kam planifikuar ta lexoj librin e tij. Shokët e mi më përbuzin dhe tallin për faktin se më pëlqejnë shumë librat e Dan Brown. Nuk është faji im se ata nuk kanë shije për librat").

 

- Ju i jeni bashkuar frankmasonëve në vitin 2001. Çfarë iu shtyu të përfshiheni?

Jam interesuar për këtë çështje që në vitet '70 kur lexova disa libra rreth masonërisë dhe kisha shumë konfuzion në kokë. Rreth vitit 2000 kuptova se përgjigjet mund t'i merrja vetëm duke e ekperimentuar personalisht.

- Nuk lejohet që masonët të rekrutojnë njerëz. Përse ndodh kjo?

Ata nuk duan që të tërhiqen njerëz kundër vullnetit të tyre. Ata duhet të bashkohen për arsyet e tyre personale dhe vullnetare.

- Cilat janë kriteret e nevojshme për të rekrutuar njerëz? Kush mund të bashkohet?

 

Në fillim të jepet një formular aplikimi për të plotësuar. Duhet të jesh patjetër mashkull. Pyetjet janë si p.sh: "A beson në një qenie supreme?" Nuk specifikon ndonjë besim fetar në veçanti, por për shkak të mënyrës se si kanë evoluar ritualet, mendohet se një mason do të ketë një besim jo specifik në Zot apo hyjni. Në formular të pyesin gjithashtu nëse ke qenë ndonjëherë i dënuar për ndonjë krim të rëndë. Kjo do të prishte marrëveshjen. Gjëja tjetër kryesore është se ata duan konfirmimin se je i pavaruar dhe se i përballon vetë shpenzimet e tua, pra se nuk po bashkohesh me masonët për të përfituar.

- Si ka qenë fillimi për ju?

 

U paraqita atje, më futëm në një dhomë të vogël parapërgatitore kur kishte disa rroba që duhej t'i vishja dhe më pas më lidhën sytë. "Obligimi", ose përbetimi, bëhet përpara altarit në mes të lozhës. Është kryesisht një mobilje e gjatë deri tek beli mbi të cilën vendoset një Bibël ose çfarëdolloj libri ose teksti të shenjtë që kërkon individi si simbol i besimit të tij fetar. Më pas të drejtojnë të ecësh përreth lozhës, duke të të prezantuar me të gjithë oficerët kryesorë. Shikon të gjithë vëllazërinë e mbledhur dhe kryetarin e lozhës para se të të vendosin pakelen e tij. Është një veshje shumë tradicionale e fillimit të viteve 1800. Pas ritualit, dhe kjo vlen për të gjitha gradët masonike, kryetari reciton një leksion rreth historisë së grupit dhe simboleve të tij të memorizuar fjalë për fjalë. Këto fjalë kanë mbetur të pandryshueshme për 200 vjet.

- Kam përshtypjes se do të ishte pak e vështirë për t'u ndjekur...?

 

Gjuha është pak e vjetër. Të duket sikur je duke udhëtuar në kohë. Aty e kupton se kjo procedurë është e njëjta me atë që bëhej para 200 vjetësh.

- Në parathënien e librit, ju përmendni se keni anashkaluar disa detaje të caktuara.

Konsensusi ishte se mjetet specifike të masonëve për të njohur njëri-tjetrin, shtrëngime duarsh, fjalët e veçanta pjesë të ritualeve, nuk duhet të përhapeshin. Askush nuk do masonë të rremë të hyjnë në lozhë dhe të marrin pjesë nëpër mbledhje.

- Ju cilësoni se një nga episodet më të errëta të historisë së masonëve çoi drejt formimit të partisë së tretë politite të SHBA-së, Partia Anti-Masonike. Si ndodhi kjo?

Ishte një burrë i quajtur William Morgan, i cili ishte, edhe pse do të ketë gjithnjë polemika rreth tij, një mason i pakënaqur, i cili vendosi të shkruante një libër rreth gradëve masonike. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1826 në New York që në atë kohë ishte kufi. Ai u rrëmbye dhe më pas nuk u mor vesh më agjë rreth tij. Duket se ata që e kanë rrëmbyer kanë qenë një grup masonësh dhe për shkak se ai nuk u pa më, është e pamundur të imagjinosh se çfarë lloj gjërash mund të kenë ndodhur. Në këtë mënyrë, reputacioni i masonërisë u përkeqësia shumë, pasi ky incident dukej sikur vërtetonte teoritë e njerëzve se, "masonët do të vrasin çdo njeri që zbulon sekretin e tyre".

- Si reaguan pjestarët e lozhës suaj kur u thatë se po shkruanit një libër?

 

Faktikisht, nuk më pëlqente të bëja publike faktin që po shkruaja këtë libër, pasi nuk dëshiroja vëmendje të tepruar. Nuk doja që njerëzit të më thonin "shkruaj këtë" ose "mos e shkruaj këtë", e diskutova çështjen e librit me disa nga njerëzit e lozhës dhe ndërkohë që e shkruaja kisha përkrah disa masonë që më ndihmonin dhe siguroheshin se nuk po shkruaja gjëra të paqëna.

- Disa nga thashethemet më të bujshme dhe më këmbëngulëse rreth frankmasonëve përfshijnë nocionin se janë pasardhës së Kalorësve Tamplierë dhe se po tentojnë të krijojnë Urdhrin e Botës së Re dhe se i përdorin simbolet e tyre për të komunikuar dije antike. Cila ka qenë gjëja më shokuese që keni zbuluar?

Lozhët janë duke u mësuar të vazhdojnë traditën e tyre me më pak pjestarë dhe më pak burime. Ka patur një trajtë tipike në vitet e kaluara, por anëtarësimi i përgjithshëm është duke u plakur në mënyrë të ndjeshme. Tashmi kemi një raport tretjeje të vërtetë. Nëse do të arrijë të mbijetojë kjo gjë duhet të ndryshojë.

- Pra, nëse frankmasonët nuk e kalojnë kohën duke sunduar botën, atëherë çfarë bëjnë ekzaktësisht?

 

Misioni kryesor është të jenë nën shërbimin e komunitetit të madh, duke bërë bamirësi dhe duke krijuar grupe të rinjsh masonikë si Urdhri i Demolay për djemtë apo Rainbow Girls për vajzat, të cilët inkurajojnë fëmijët që të jenë qytetarë të mirë dhe u dhurojnë qendra sociale të supervizuara nga të rriturit, të cilat janë shumë më tepër pozitive se sa të vërdallisen nëpër cepat e rrugëve. Organizata gjithashtu bazohet në një lloj filozofie stoike, të bëhesh zot i vetë pasioneve të tua, të mos biesh pre e emocioneve të tua të zemërimit dhe që të kesh një lloj perspektive në jetë të balancuar. Ekziston një shprehje që përsëritet shpesh: "Ne jemi biznesi që marrin njerëz të mirë dhe i bëjnë më të mirë". Mua nuk më pëlqen shumë në veçanti ky slogan. Domethënë, si i bëjnë ata më të mirë?

Përgatiti KLARITA BAJRAKTARI

Klarita Bajraktari


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Islami dhe sfidat e globalizmitNga Dr Halef Muhammed el-Xherrad (09.20.2009)
Një rrëfim për islamin/E ardhmja nuk është një sfidë e pamundurNga Ali A. ALLAWI (09.20.2009)
Projekti "E kaluara e hapur": Ja si e spiunonte Praga komuniste Milan Kunderën (09.18.2009)
10 qytetërimet - Të lashtët ishin më të avancuarNga David Hatcher Childress (09.18.2009)
Pitagora: Numri është ligji i botës (09.17.2009)
Bashkim Shehu: Komunistët kriminelë nuk pendohen (09.14.2009)
Fabrikimi i vdekjes së Adolf Hitlerit (09.13.2009)
Spiuni në kompjuterin tuaj (09.12.2009)
Lascia o raddoppia?Nga Mike Bongiorno (09.10.2009)
Atlantida një sajim i Platonit? (09.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]