VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Pse u lejua të falimentojë Lehman Brothers

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 08:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Pse u lejua të falimentojë Lehman Brothers
E Mërkurë, 09.23.2009, 06:40am (GMT+1)

 

 

Fati i Lehman u bë i qartë brenda një fundjave të jashtëzakonshme. Zyrtarë të qeverisë dhe Rezervës Federale u munduan të gjejnë një zgjidhje. Ata vetë nuk po flisnin para publikut, por një prej paraardhësve të tyre foli. Ai ishte Alan Greenspan, ish-shefi i Rezervës Federale. "Ajo që po përpiqen të bëjnë ata në lidhje me Lehman është të gjejnë një mënyrë që të mos përdoren paratë e qeverisë. Nëse nuk munden atëherë u duhet të marrin një vendim kyç, nëse do ta lejojnë të likuidohet, apo nëse do ta mbështesin", tha zoti Greenspan. Zgjidhja që kërkuan pa përdorimin e fondeve qeveritare ishte blerja e saj një firme tjetër. Bank of America (Banka e Amerikës) e pati këtë ide, ashtu si edhe banka britanike, Barclays. Por në fund të dyja u tërhoqën, ashtu si edhe Sekretari i Thesarit i SHBA, Henry Paulson. "Roli federal është e qartë se është shumë i rëndësishëm, sepse siç më keni dëgjuar të them, asgjë s'është më e rëndësishme tani, sesa stabiliteti i tregjeve tona të kapitalit dhe kështu unë mendoj se është e rëndësishme që rregullatorët të mbeten shumë vigjilentë, por ne dhe unë nuk e kemi të lehtë të marrim vendimin për t'i rrezikuar taksapaguesit për të mbështetur një institucion", tha Henry Paulson. Në këtë rast taksapaguesi nuk u rrezikua. Kjo nënkuptoi rënien e Lehman-it në humnerë.

 

Përse ndodhi

 

Gjashtë muaj më herët, një tjetër bankë investimesh, Bear Stearns ishte marrë si një rival me garanci financiare prej qeverisë. Shefi i Rezervës Federale, Ben Bernanke ka thënë se në rastin e Lehman ata nuk kishin mjetet, kompetencat ligjore të bënin atë që duhej të bënin. Douglas Elliott i Institutit Brookings në Uashington mendon se ata mund të kishin gjetur një zgjidhje, por zgjodhën të mos e bënin një gjë të tillë. "Ata patën më shumë besim te vetvetja se ç'duhej. Ata menduan se sistemi ishte stabilizuar mjaftueshëm dhe se njerëzit ishin të ndërgjegjshëm për problemet se mund ta lejonin Lehman të falimentonte, se kjo në një farë mënyre mund të ishte diçka e mirë, kjo do të theksonte se qeveria nuk do t'i shpëtonte të gjithë". Shumë vetë mendonin se sistemi financiar kishte patur kohë të mjaftueshme të përgatitej për falimentimin e Lehmanit dhe se si rezultat do të mund ta përballonte atë.

 

Por nuk doli ashtu. Përsëri Douglas Elliott:

"Sistemi ishte shumë më i brishtë sesa, me sa duket, e menduan autoritetet. Dhe fakti që ata e lejuan Lehman të falimentojë i trembi të gjithë. Nga Londra apo në çdo pjesë të botës, të gjithë e merrnin si të qenë se Lehmanin do ta shpëtonin. Bear Stearns ishte shpëtuar. Pse mos ta prisje një gjë të tillë? Dhe kur nuk ndodhi, papritur u desh të rishqyrtoje çdo gjë që dije për ato që do të bënte qeveria dhe duke marrë parasysh se sa keq kishin shkuar punët, kjo ishte shumë frikshme", thotë zoti Elliott.

 

Ndikimi global

 

Gjerësisht mendohet se falimentimi i Lehmanit shkaktoi humbjen globale të besimit në financa se tashmë nuk e dije më, nëse mund të bëje biznes me dikë pa rrezikuar humbjen e parave të tua. Por Mark Calabria i Institutit Cato në Uashington nuk është i bindur. Ai vë në dukje se si vetëm disa ditë më pas, u shpëtua një kompani sigurimesh, AIG. "Nëse do të shikosh masat e rrezikut dhe paqëndrueshmërisë së tregut, duket se shpëtimi i AIG kishte një impakt më të madh në paqëndrueshmërinë e tregut sesa Lehman. Prandaj unë mendoj se mund të tregohesh më zemërgjerë duke thënë se është jashtëzakonisht e vështirë të kuptosh faktet dhe të thuash atë që ka ndodhur". Mark Calabria mendon se lejimi i falimentimit të Lehman-it ishte ajo që duhej bërë. "Shqetësimi është se nëse shpëton këto firma, nëse shpëton aksionerët, atyre u jepet iniciativë të luajnë bixhoz, sepse ata marrin fitimin dhe taksapaguesi humbjen. Ky shqetësim ndahet nga shumë ekonomistë dhe është thuajse e sigurt se pse qeveria nuk e shpëtoi Lehman. Por ndoshta pati edhe një përllogaritje politike, një besim se masat për shpëtimin e bankave urreheshin nga publiku kaq shumë se shpëtimi i Lehman do të çonte në humbjen e votave. Ndoshta është kështu, thotë Douglas Elliott, por vetëm nëse qeveria kishte menduar se problemi Lehman mund të mbahej nën kontroll. "Padyshim lejimi i falimentimit të Lehmanit ishte humbës votash dhe papritur kishe përballë depresionin", thotë zoti Elliott. Dhe është mendimi i shumicës së vëzhguesve se lejimi i falimentimit të Lehman Brothers ishtë një gabim që na solli të gjithëve fare ngjitur me një katastrofë ekonomike.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kriteret për të qenë një mason, duhet të jesh patjetër mashkullIntervistë e gazetës "Time" nga M.J. Stephey (09.22.2009)
Islami dhe sfidat e globalizmitNga Dr Halef Muhammed el-Xherrad (09.20.2009)
Një rrëfim për islamin/E ardhmja nuk është një sfidë e pamundurNga Ali A. ALLAWI (09.20.2009)
Projekti "E kaluara e hapur": Ja si e spiunonte Praga komuniste Milan Kunderën (09.18.2009)
10 qytetërimet - Të lashtët ishin më të avancuarNga David Hatcher Childress (09.18.2009)
Pitagora: Numri është ligji i botës (09.17.2009)
Bashkim Shehu: Komunistët kriminelë nuk pendohen (09.14.2009)
Fabrikimi i vdekjes së Adolf Hitlerit (09.13.2009)
Spiuni në kompjuterin tuaj (09.12.2009)
Lascia o raddoppia?Nga Mike Bongiorno (09.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]