VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 25 krimet më të tmerrëshme të Shekullit XX

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 04:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
25 krimet më të tmerrëshme të Shekullit XX
E Hënë, 09.28.2009, 09:14am (GMT+1)

 

 

 

Në rrjedhën e Shekullit XX ka pasur krime që jo vetëm e kanë tronditur opinionin publik botëror, por edhe kanë mbetur të ngulur në kujtesën kolektive. Revista amerikane Time, pas një sondazhi të vemenddshëm midis studiuesve të historisë dhe të kriminlogjisë, ka përcaktuar cilat ishin 25 krimet më të tmerrëshme të njëqind viteve të fundit. Pjesa më e madhe e këtyre krimeve janë kryer në Amerikë, por nuk mungojnë as ato në Europë. Midis krimeve të para më të mbajtura mend është rrëmbimi, në shkurt 1932, i birit të aviatorit Charles Lindbergh, i cili sapo i kishte mbushur 20 muaj. Amerika për gati dy muaj e gjysmë jetoi krejtësisht me lajmet për kërkimet e vogëlushit Charles. Trupi i fëmijës u gjet në maj i shpërfytyruar dhe pa jetë pranë shtëpisë së aviatorit me famë gjithëbotërore, tashmë pavdekësuar nga filmi i Martin Scorsese "The Aviator". U zbulua se fëmija ishte vrarë pak pas rrëmbimit. Një nga krimet e tjera më të mbajtur mend është vjedhja e Xhokondës, ndodhur në Louvre më 20 gusht 1911: vjedhja tronditi Francën aq sa u mbyllën kufijtë e vendit, disa poetë avanguardistë si Apollinaire u arrestuan dhe për vjedhjen qe dyshuar edhe Picasso. Vetëm më vonë në Itali u arrestua Vincenzo Perugia, i cili ishte autori i vërtetë i vjedhjes. Ai e kishte vjedhë për ta çuar në Itali, sepse, sipas atij pronar i ligjshëm i saj ishte shteti italian. Më 4 janar 1914 Italia e ktheu pikturën në Louvre, ndërsa për "vjedhjen patriotike" të tij Perugia u dënua me pak vite burg në Itali.

 

Pastaj vjen historia e "Piltdown Man", fosilet e gjetura nga një paleontolog diletant Charles Dawson që besohej se i përkisnin një njeriu që kishte jetuar në Angli treqind e shtatë mijë vjet më parë, të cilat u ripagëzuan njeriu majmun. Për këtë temë u mbrojtën kudhedi sa studime e doktorata, ato u vendosën në British Museum si "fosilet e njeriu të parë anglez". Vetëm më 1953 u zbulua se i përkisnin një orangutangu që kishte jetuar vetëm pak vjet më parë dhe termi "Piltdown" u bë sinonim i "fallso" dhe ky krim mund të jetë mbajtur mend si një "faj i ndërgjegjes". Një tjetër krim i famshëm që ka mbetur në kujtesën kolektive si "skandali Fatty Arbuckle": në vitin 1921 aktorja Virginia Rappe pati humbje ndjenjash në mes të një festa të organizuar nga regjisori Roscoe "Fatty" Arbuckle në San Francisko. Mjeku që e vizitoi e diagnostikoi me përzierje alkoolesh dhe drogash. Tri ditë më vonë ajo vdiq dhe shtypi sajoi një skandalo për jetën e shfrenuar hollivudiane. Arbuckle u inkriminua për vrasje dhe tenim dhunimi e pas tri procesesh të gjata u njoh pafajësia e Arbuckle, të cilit iu shkatërrua përfundimisht karriera. Midis krimeve të tjera pasionante janë kujtuar vrasja e vitit 1947 e Elizabeth Short, njohur edhe si "The Black Dahlia", grabitja në ndërtesën e Brink në Boston më 17 janar 1950 dhe ajo e 8 gushtit 1963 në trenin Glasgow-Londra ku u muarën brenda 15 minutash 7 milionë sterlina, historia e njohur si "The Great Train Robbery" dhe vrasja e gangsterit Johnny Stompanato, bashkëjetues i aktores Lana Turner, vrarë nga bija e këtij, Cheryl, përvetëmbrojtje. Nuk mungojnë historitë e serial killerve, si ajo e Richard Franklin Spek, dënuar për jetë për vrasjen e tetë nxënëseve për infermiere, e ajo e Charles Manson dhe bandës së tij kriminale, "The Family", që vrau edhe gruan e Roman Polanski, Sharon Tate, shtatzënë tetë muajshe në "Cielo Drive", një lagje e pasur e Los Anxhelosit.

 

Por krimet nuk përfundojnë këtu. Nuk mund të mos renditej rrëmbimi i trashëgimtares së pasur Patty Hearst, mbesë e manjatit William Randolph Hearst, që pasi u mbajt e burgosur nga "Symbionese Liberation Army" në shkurt 1974, mori pjesë në një grabitje banke bashkë dy prej rrëmbyesve të saj dy muaj më vonë. Midis serial killerve të renditur në klasifikim janë David Berkowitz, njohur si "Son of Sam" që terrorizoi Nju Jorkun midis 1976 e 1977; John Wayne Gacy, dënuar në Amerikë për 33 vrasje e njohur si "killeri që vishej si clown"; Ted Bundy, qytetar i Floridës, njeri me pamjen e një djaloshi të pafajshëm, por me autorësinë e mbi 100 vrasjeve; Jeffrey Dahmer, njohur si "Cannibal of Milwaukee", që vrau 17 veta dhe famozin Unabomber, alias Ted Kaczynski, që para kapjes, ndodhur më 1996, vrau tre veta dhe plagosi njëzet e sa. Në renditje nuk mund të mungonte vrasja e Nicole Brown, grua e lojtarit të famshëm të futbollit amerikan O.J.Simpson, dhe të dashurit të saj Ron Goldman, si dhe i vrasja e fëmijës shumë të bukur JonBenet Ramsey, njohur si "Barbie e ëndërrave amerikane", ndodhur më 1996 dhe vrasja në Maiemi e Gianni Versace më 1997 nga Andrew Cunanan.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Testamenti i Napoleoni Bonapartit/Trupi i Napoleonit dëshmon vrasjen e tij (09.25.2009)
Pse u lejua të falimentojë Lehman Brothers (09.23.2009)
Kriteret për të qenë një mason, duhet të jesh patjetër mashkullIntervistë e gazetës "Time" nga M.J. Stephey (09.22.2009)
Islami dhe sfidat e globalizmitNga Dr Halef Muhammed el-Xherrad (09.20.2009)
Një rrëfim për islamin/E ardhmja nuk është një sfidë e pamundurNga Ali A. ALLAWI (09.20.2009)
Projekti "E kaluara e hapur": Ja si e spiunonte Praga komuniste Milan Kunderën (09.18.2009)
10 qytetërimet - Të lashtët ishin më të avancuarNga David Hatcher Childress (09.18.2009)
Pitagora: Numri është ligji i botës (09.17.2009)
Bashkim Shehu: Komunistët kriminelë nuk pendohen (09.14.2009)
Fabrikimi i vdekjes së Adolf Hitlerit (09.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]