E Enjte, 03.28.2024, 03:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Rruga e gjatë drejt unitetit të Gjermanisë - Një vështrim retrospektiv
E Djelë, 10.04.2009, 08:03am (GMT+1)

 

 

 

3 Tetor 1990, Dita e Ribashkimit të Gjermanisë

 

Më 3 tetor 1990 u vulos zyrtarisht ribashkimi i Gjermanisë. Ai u parapri nga protestat paqësore në RDGj në nëntorin e 1989. Bashkimi u mundësua prej Perestrojkës së ish-presidentit sovjetik Mihael Gorbaçov.

 

"Mister Gorbatschov, tear down this wall".

 

"Mr. Gorbaçov rrëzojeni këtë mur"! Ishte kjo një dëshirë fisnike që shprehu presidenti amerikan Ronald Regan gjatë vizitës në Berlin qershorin e vitit 1987. Ai i bëri thirrje presidentit sovjetik Gorbaçov që ta rrëzonte murin, që ndante Gjermaninë në dy pjesë. Asokohe vetëm 3 përqind e shtetasve gjermano-perëndimorë e konsideronin të mundshme se do ta përjetonin personalisht ribashkimin e Gjermanisë. Por historia nuk u dha të drejtë atyre, ashtu si edhe këtij udhëheqësi: "Muri do të ekzistojë edhe pas 50 vjetësh edhe pas njëqind vjetësh, nëse nuk evitohen shkaqet për ekzistencën e tij." Kjo profeci e Erih Honekerit (Erich Honecker), kryetarit të partisë së bashkuar socialiste SED në janar të vitit 1989, vetëm pak muaj më vonë rezultoi e gabuar.

 

Helmut Kohl, Michail Gorbatschow dhe George Bush

 

Në nëntor anëtari i byrosë politike Erih Shabovski (Erich Schabowski) shpalli hapjen e kufijve të RDGj-së e kësisoj edhe rrëzimin e murit. Ky ishte një interpretim i gabuar i një situate të turbullt të vendimmarrjes në parti, siç u konstatua më vonë, por që pati pasoja të rënda për socialistët në pushtet në RDGj.

 

Popullsia e RDGj kishte marrë ndërkaq rrugën drejt Perëndimit.

 

Dhjetra mijëra njerëz pas hapjes së kufirit nisën udhëtimin për të zbuluar Gjermaninë "tjetër", siç quhej në zhargonin e partisë socialiste Republika Federale e Gjermanisë. Ndërkohë që shpresa e disa mbrojtësve të të drejtave qytetare, që të ruhej shteti më vehte i RDGj-së në një sistem demokratik por me orinetim socialist u dëshmua si iluzion.

 

Ditë historike: Hannelore dhe Helmut Kohl, Hans-Dietrich Genscher dhe Richard von Weizsäcker

 

Në zgjedhjet e para të lira për kuvendin popullor në RDGj fitoi aleanca për Gjermaninë nën udhëheqjen e kristiandemokratëve, kryetari i së cilës në Gjermaninë Perëndimore kish fokusuar ribashkimin duke u angazhuar për të fituar besimin për një Gjermani të bashkuar tek fuqitë fituese të Luftës së Dytë Botërore (ShBA, Franca, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik): Helmut Kohl "Ne gjermanët kemi mësuar prej historisë. Ne jemi një popull që e duam paqen dhe lirinë. Ne kurrë nuk do t´ia dorëzojmë demokracinë tonë armiqve të paqes dhe të lirisë. Për ne janë të pandashme dashuria për atdheun, dashuria për lirinë dhe fryma e fqinjësisë së mirë." #b#

 

Marrëveshjet 2 + 4

 

Në marrëveshjet e ashtuquajtura dy plus katër u përcaktuan bazat për bashkimin gjerman mes qeverive të Republikës Federale të  Gjermanisë dhe asaj të RDGj-së. Në fund u rivendos sovraniteti i Gjermanisë i kufizuar qysh pas Luftës së Dytë Botërore. Ndër ata që përgëzuan më 3 tetor 1990 ishte edhe presidenti i ShBA Bush:


"Unë përgëzoj kancelarin Kohl si dhe të gjithë gjermanët në Lindje e në Perëndim dhe në Berlinin të ndarë prej kaq kohësh, që ia dolën të mbajnë gjithmonë të gjallë ëndrrën e tyre për vetëvendosje kombëtare."

 

Qysh prej asaj dite kanë kaluar 19 vjet. Për ndërtimin në Lindje qysh prej ribashkimit janë investuar rreth 250 miliardë euro. Për paktin e solidaritetit deri në vitin 2019 duhet të derdhen edhe 150 miliardë të tjera. (http://dw.world.de)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Stratfor Institute: E ardhmja e Rusisë, më e errët se e kaluara (10.03.2009)
Zbulohet dorëshkrimi i rrallë i At Gjergj Fishtës (10.02.2009)
25 krimet më të tmerrëshme të Shekullit XX (09.28.2009)
Testamenti i Napoleoni Bonapartit/Trupi i Napoleonit dëshmon vrasjen e tij (09.25.2009)
Pse u lejua të falimentojë Lehman Brothers (09.23.2009)
Kriteret për të qenë një mason, duhet të jesh patjetër mashkullIntervistë e gazetës "Time" nga M.J. Stephey (09.22.2009)
Islami dhe sfidat e globalizmitNga Dr Halef Muhammed el-Xherrad (09.20.2009)
Një rrëfim për islamin/E ardhmja nuk është një sfidë e pamundurNga Ali A. ALLAWI (09.20.2009)
Projekti "E kaluara e hapur": Ja si e spiunonte Praga komuniste Milan Kunderën (09.18.2009)
10 qytetërimet - Të lashtët ishin më të avancuarNga David Hatcher Childress (09.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]