VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Xhorxh Friedman: Si do të ndryshojë bota gjatë këtij shekulli

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 06:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Xhorxh Friedman: Si do të ndryshojë bota gjatë këtij shekulli
E Hënë, 10.05.2009, 12:28pm (GMT+1)

 

Në 100 vjetët e ardhshëm, luftrat do të zhvillohen nga hapësira, midis vendeve që sot janë miq me njëri tjetrin; popullsia do të pakësohet dhe vendet e industrializuara do të konkurojnë për emigrantë si fuqi punëtore; Polonia, Turqia, Meksika dhe Japonia do të dalin si superfuqi. Këto janë vetëm disa për parashikimeve të analistit Xhorxh Friedman, drejtor i kompanisë globale të zbulimit, Straford me qëndër në Austin të Teksasit. Në librin The Century Ahead, Friedman sjell një vështrim se si bota do të ndryshojë gjatë këtij shekulli.

Një prej çështjeve kryesore që diskutohet sot në botë është sfida për të ushqyer popullatën në rritje. Por Xhorxh Friedman beson se në dekadat e ardhëshme ky shqetësim do të zbehet nga sfida e pakësimit të lindjeve të shoqëruara me plakjen e segmentit më të madh të popullsisë së tanishme.

"Nga njëra anë, të gjithë vazhdojnë të flasin rreth shtimit të popullsisë; nga ana tjetër çdo njeri është i vetëdishëm rreth shoqërisë së thinjur. Pas plakjes vjen vdekja dhe si rrjedhim shumë vende si Gjermania e Rusia do të kenë popullsi 25 30 përqind më të pakët në numër".

Friedman thotë se numri i popullsisë në vendet e industrializuara do të pakësohet, prandja këto vende do të kenë nevojë për më shumë emigrantë nga vendet më pak të zhvilluara.

"Kur ndjehet nevoja për fuqi punëtore, dikush do të vijë për në vendet me industri të përparuar, për të bërë punën që nuk ka kush ta bëjë. Kështu që mes vendeve industriale do të lindë konkurenca për emigrantë si fuqi punëtore".

Por përkrahësit e programeve për pakësimin e popullsisë nuk janë dakord me këto pikëpamje. Elizabeth Leahy Madsen, eksperte pranë organizatës Veprimi Ndërkombëtar i Popullsisë shpreh dyshime rreth parashikimeve të Friedmanit.

"Studimet rreth popullatës në të ardhmen, të kryera nga Kombet e Bashkuara lënë të kuptohet se numri i lindjeve në mbarë botën do të pakësohet. Por prirjet e tanishme tregojnë se pakësimi i numrit të lindjeve ende nuk ka filluar".

 Me fjalë të tjera, Madsen këmbëngul se pakësimi i popullsisë nuk do të ndodhë pa përpjekje të mëdha për nxitjen e kontrollit të lindjeve.

Por Xhorxh Friedman nuk sjell argumente rreth politikave të tilla. Ai thjesht thotë se mendon që ky problem do të zgjidhet gjatë këtij shekulli. Ndërsa kur bëhet fjalë për ndryshime klimatike, që Friedman e sheh si një problem mëse real, ai parashikon një të ardhme me energji pa ndotje që do të sigurohet nëpërmjet paneleve diellorë të vendosura në Hapësirë afër orbitës së tokës.

Në hapësirë ka mjaft vend për të vendosur mbledhësit e energjisë së gatëshme diellore dhe problemi kryesor është që kjo energji të drejtohet në tokë. Për këtë ekzitojnë dy mënyra, nëpërmejt kabllit dhe nëpërmjet mikrovalëve".

Friedman thotë se ide të tilla sot mund të tingëllojnë të çuditëshme e të parealizueshme, por shumë prej ideve që lindën nga fantazia shkencore 100 vjet më parë, si udhëtimet ajsore, satelitët, telekomunikimet, sot janë realitet.

Në librin e tij The Centry Ahead: One Man's Forecast, Shekulli në vazhdim: Parashikimi i një njeriu, Friedman përfshinë edhe parashikime politike të paimagjinueshme. Ai thotë se Polonia dhe Turqia do të dalin si fuqi botërore dhe nga fundi i këtij shekulli, Meksika do të sfidojë Shtetet e Bashkuara për mbizotërim në Amerikën veriore.

"Meksika është fuqi e madhe në kufi me Shtetet e Bashkuara. Meksika ka rreth 100 milionë banorë dhe ka problem me SHBA-të, por edhe SHBA-të kanë problem me të. Është mjaft e vështirë të imagjinosh një evolucion në të cilin Meksika të dobësohet ose një evolucion në të cilin Meksika të mos sfidojë Shtetet e Bashkuara".

Në librin "Shekulli në vazhdim...", Friedman thotë se shqetësimi i Shteteve të Bashkuara lidhur me emigrimin e paligjshëm apo trafikun e drogës nga Meksika dhe pakënaqësia meksikane ndaj rolit mbizotërues të Shteteve të Bashkuara, me kalimin e viteve do të shtohen, edhe pse dy vendet kanë lidhje të forta tregtare.

Friedman parashikon se Shtetet e Bashkuara do të ndeshen me sfida serioze gjatë dy dekadave të ardhëshme, por asnjë fuqi e re, qoftë edhe Kina me gjithë fuqinë e saj ekonomike, nuk do të jenë në gjendje të zenë vendin e Shteteve të Bashkuara.

"Kur i hedh një vështrim themeleve të këtij vendi, është e paimagjinueshme që ndonjë vend tjetër t'ia kalojë Shteteve të Bashkuara gjatë këtij shekulli".

Por aty nga viti 2050, Friedman thotë se ka të ngjarë të shpërthejë një luftë botërore me armë të dislokuara në baza në hapësirë dhe se Japonia mund të kryejë një sulm të papritur ndaj platformave ushtarake orbitale amerikane me baza në Hënë; një lloj versioni i Luftës së Yjeve i sulmit japonez ndaj flotës amerikane në Pearl Harbor në vitin 1941.

Xhorxh Friedman është i pari që e pranon se parashikimet e tij mund të jenë të gabuara, sepse askush nuk e di se si do të zhvillohen ngjarjet. Koha do ta tregojë, thotë ai, dhe shton se gjykimi përfundimtar i parashikimeve të tij mund të vijë vetëm prej atyre që do të jenë gjallë pas 100 vjetësh.

(http://www.voanews.com/albanian)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Skeleti i lashtë zbulon të fshehta të prejardhjes së njeriut (10.04.2009)
Rruga e gjatë drejt unitetit të Gjermanisë - Një vështrim retrospektiv (10.04.2009)
Stratfor Institute: E ardhmja e Rusisë, më e errët se e kaluara (10.03.2009)
Zbulohet dorëshkrimi i rrallë i At Gjergj Fishtës (10.02.2009)
25 krimet më të tmerrëshme të Shekullit XX (09.28.2009)
Testamenti i Napoleoni Bonapartit/Trupi i Napoleonit dëshmon vrasjen e tij (09.25.2009)
Pse u lejua të falimentojë Lehman Brothers (09.23.2009)
Kriteret për të qenë një mason, duhet të jesh patjetër mashkullIntervistë e gazetës "Time" nga M.J. Stephey (09.22.2009)
Islami dhe sfidat e globalizmitNga Dr Halef Muhammed el-Xherrad (09.20.2009)
Një rrëfim për islamin/E ardhmja nuk është një sfidë e pamundurNga Ali A. ALLAWI (09.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]