VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Si më përdhunoi regjisori Roman Polanski në shtëpinë e Xhek NikëllsonitDanelle MORTON

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 04:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 

Si më përdhunoi regjisori Roman Polanski në shtëpinë e Xhek Nikëllsonit

Danelle MORTON


E Shtunë, 10.10.2009, 08:44am (GMT+1)

 

  Polanski              Geimer sot

 

Në një pasdite të ngrohtë marsi të vitit 1977, regjisori Polak Roman Polanski kreu marrëdhënie seksuale të forcuara me një vajzë 13-vjeçare si pasojë e shampanjës dhe drogës pas një shërbimi fotografik në shtëpinë e aktorit të famshëm Jack Nicholson. I akuzuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale të jashtëligjshme me një minorene, Polanski i cili në atë kohë ishte 44 vjeç, u shpall fajtor por u arratis në Francë para se të jepej dënimi i tij. Që në atë kohë, në këtë çështje janë përfshirë emra të njohur të Hollivudit si Nicholson, Jacqueline Bisset dhe Anjelica Huston, të cilët kanë qenë në një farë mënyrë prezent dhe detyrimisht të përfshirë në skandal. I vetmi emër që mungonte, pasi identiteti i saj mbrohej nga gjykata, ishte ai i viktimës: Samanta Gailey.

 

Në atë kohë, Samanta Gailey (tashmë Geimer) ishte vetëm një fëmijë që do t'i kapërcente shumë shpejt etapat e fëmijërësë për t'u bërë një grua. Megjithatë, media e kishte persekutuar dhe e kishte quajtur një Lolita dinake. Polanski, i cili e kishte afirmuar veten e tij si një regjisor me filmin Rosenmary's Baby (1968) dhe Chinatown (1974) e vazhdoi karrierën e tij jashtë vendit më filmin Tess (1979), Frantic (1988) dhe Bitter Moon (1994). Ndërkohë, Geimer e cila tani është 45 vjeç dhe punon si sekretare, kishte kaluar në depresion, kishte lënë shkollën, ishte martuar dhe më pas divorcuar para se të gjente përsëri lumturinë në Hawai. Atje, ajo jeton në një shtëpi modeste me tre dhoma bashkë me burrin e saj të dytë, Dave Geimer, karpentier dhe tre fëmijët e saj Jesse 27 vjeç, Alex 20 dhe Mattheu 16.

 

Avokati i Polanskit u takua në vitin 1997 me gjykatësin e Gjykatës së Lartë në Los Angelos duke dashur të siguronte një dënim të lehtë për regjisorin dhe për të lejuar kthimin e tij në Shtetet e Bashkuara. Pasi kishte vënë re se interesi i publikut ishte ngjallur përsëri për çështjen e saj, Samanta vendosi të fliste me një reportere të revistës së famshme "People" rreth ngjarjes dhe rreth mendimit të saj nëse duhet t'i lejohej apo jo rikthimi në Shtetet e Bashkuara.

 

Kur u njoha fillimisht me Roman Polanskin, unë jetoja me mamanë time dhe motrën në San Fernandop Valley. Nuk ishim familja e përkryer, por bënim një jetë të qetë dhe të lumtur. Mamaja ime punonte si aktore dhe unë kisha shumë dëshirë të bëhesha si ajo. Doja të bëhesha e famshme, një yll kinemaje. Por, ndodhesha pikërisht në moshën kur tenton të kapërcesh nga filmat për fëmijë në ato për të rinj. Kisha një të dashur 17-vjeçar, i cili ngiste një makinë "Camaro" dhe dhoma ime ishte e mbushur plot e përplot me rroba. Megjithatë, kisha ende një poster të Spidermanit në murin e dhomës time dhe më pëlqente të mbaja kafshë në shtëpi.

 

Motra ime dilte me një djalë që njihte Romanin dhe ia prezantoi atë nënës time, e cila e kishte njohur atë edhe më parë në një klub. Kur Polanski tha se dëshironte të më bënte mua disa fotografi dhe se do t'i vendoste ato në një revistë europiane unë u kënaqa shumë. Ai mendonte se kjo do të ishte një gjë shumë e mirë për karrierën time.


Më 20 shkurt 1977, Polanski më bëri shërbimin e parë fotografik në një zonë kodrinore pak blloqe larg shtëpisë time. Ne shkrepëm një film të tërë me fotografi dhe më pas ai më kërkoi të hiqja bluzën dhe më bëri foto toples, ndërkohë që unë ndërrohesha. E lashë të m'i bënte ato foto edhe pse ndihesha shumë konfuze. Me veten time mendoja: "Unë nuk duhet ta bëj këtë gjë", megjithatë isha vetëm një fëmijë dhe mendoja se nëse nuk do të ishte një gjë e mirë, ai nuk do të ma kërkonte ta bëja. Nëse do t'i kisha treguar nënës time, ajo s'do të më kishte lënë për herë të dytë të pozoja për Romanin. Më pas ai caktoi një takim tjetër disa javë më pas dhe ajo nuk kishte asnjë arsye për të dyshuar për ndonjë gjë. Unë nuk doja të shkoja, por megjithatë mendoja se ishte një mundësi e mirë për mua. Ai më mori përsëri me makinë më 10 mars rreth orës 4 pasdite. Në makinë ai më pyeti nëse kisha kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale. Unë kisha kryer njëherë (ishte e turpshme të ishe e virgjër në grupin tim shoqëror) dhe i thashë po. Ajo çfarë duhet t'i kisha thënë është "nuk është aspak puna jote." Më pas ndaluam në shtëpinë e Jacqueline Bisset, por nuk arrita ta njihja atë në atë kohë. Dikush më ofroi një gotë verë, por unë thashë "jo" dhe dola jashtë për tek pishina pasi nuk kisha se çfarë të bisedoja mes gjithë atyre të rriturve. Ai më nxorri disa fotografi me xhinse dhe një bluzë të bardhë të lidhur në bel, por ndenjëm aty për vetëm 15 minuta. Më pas shkuam në shtëpinë e Jack Nicholson. Unë kisha parë filmin "Chinatown" dhe në ato momente mendova "Uau, Jack Nicholson!". Shërbyesja na hapi derën dhe më pas u zhduk, kështu që, mesa di unë, ishim vetëm dhe e dija se ishim shumë larg shtëpisë time. Polanski më kërkoi të pozoja duke pirë shampanjë. Më parë nuk kisha pranuar të pija verë, por kur ai tha shampanjë, kjo m'u duk interesante. Ai vazhdonte ta mbushte gotën time pa pushim. Më pas më kërkoi përsëri të pozoja toples dhe më tha se donte të më bënte disa foto në xhakuzi. Unë nuk i kisha rrobet e banjës me vete, kështu që u futa brenda me të mbathura. Ai vazhdonte të më bënte foto dhe më pas zhvishet dhe futet në xhakuzi me mua. Në ato momente mendoja "kjo nuk është gjë e mirë". Isha shumë e frikësuar dhe më merreshin mend nga pija, kështu që i thashë atij se isha e sëmurë me azëm dhe se duhej të ikja në shtëpi. Dola jashtë, rrëmbeva një peshqir për t'u mbuluar, por ai as që donte të ikte në shtëpi.

 

Në atë moment ai nxorri një kuti të verdhë ku mbante kualude dhe më pyeti nëse kisha marrë ndonjëherë drogë më parë. Unë i gënjeva dhe i thashë "po" me mendimin se nuk do të më kërkonte që të pija, por ai më bindi të pija një të tretën e saj. Ai vetë piu të gjitha tabletat që kishte në kuti dhe më tha që të qetësohesha një moment. Unë e dija që donte të kryente marrëdhënie me mua dhe se nuk do të pranonte një "jo" si përgjigje. Isha e intoksikuar dhe e frikësuar, nuk dija çfarë të bëja kështu që e lashë të vepronte.

 

Më pas Anjelica Huston (e cila ishte e dashura e Jack Nicholson në atë kohë) trokiti në derë. Unë mendova se po e pyeste se çfarë po bënte në dhomën e saj, kështu që e lumtur se makthi kishte përfunduar filloj të vishem, por Polanski u kthye përsëri dhe më tha të shtrihesha ndërkohë që më hiqte përsëri të mbathurat. E kishin ndërprerë kështu që u kthye të mbaronte punë me shpejtësi dhe më pas doli përsëri për të folur me të. Unë u vesha me shpejtësi, dola jashtë për te makina dhe fillova të qaja. Ai më shoqëroi në shtëpi dhe më tha: "Mos i thuaj asgjë mamasë tënde për atë çfarë ndodhi". Por, motra ime më dëgjoi ndërkohë që i thoja të dashurit tim në telefon se çfarë kishte ndodhur. Nëna ime më pyeti nëse ishte e vërtetë dhe më pas lajmëroi policinë dhe që në atë moment filloi ferri i vërtetë për mua. Ngjarjet që vijuan ishin shumë herë më të tmerrshme se sa ajo që kishte ndodhur atë natë.

 

Reporterët dhe fotografët erdhën në shkollën time dhe e vendosën fotografinë time nëpër gazetat europiane me mbishkrimin "Lolita e vogël". Të gjithë thonin "I gjori Roman Polanski, i futur në kurth nga një vajzë joshëse 13-vjeçare". Unë kisha një shoqe të ngushtë që vinte nga një familje e mirë katolike dhe babai i saj nuk e linte më të vinte në shtëpinë time. Ishte akoma më keq për nënën time, pasi të gjithë thonin se ishte faji i saj. Ndërkohë unë thjesht heshta dhe nuk doja më të flisja për këtë çështje. Unë isha një vajzë e ëmbël 13-vjeçare dhe shumë shpejt u ktheva në një 14-vjeçare të sterrosur. Isha e xhindosur me avokatin tim, isha e xhindosur me nënën time. Nuk e kam fajësuar kurrë për atë çfarë ndodhi, por e fajësoja vetëm për faktin që kishte lajmëruar policinë dhe që na kishte detyruar të përjetonim këtë provë të rëndë. Tani e di shumë mirë se ajo kaloi nëpër ferr, duke dashur ta zgjidhte këtë çështje me aq mundësi sa kishte. Ajo çfarë bëra me jetën time pesë vitet pasuese ishte një vetëshkatërrim. Isha duke ecur në rrugën e drejtë deri para asaj ndodhie, merrja pjesë nëpër reklama, nëpër audicione. Asnjëherë nuk e mora veten plotësisht. Nuk mund të bëhesh një yll kinemaje me këtë lloj sekreti mbi shpatulla. Nëse do të kisha tentuar të aktroja përsëri, e gjithë tragjedia do të rikthehej për të më goditur sërisht. Në këtë mënyrë zgjodha të bëhesha një adoleshente rebele. Lashë shkollën në moshën 16-vjeçare dhe fillova të rrija me grupe të këqija shoqërore. Mbeta shtatzënë në moshën 18-vjeçare dhe u martova kur mbusha 19.

 

Fëmija im i parë, Jesse ndryshoi gjithçka, por unë dhe ish-bashkëshorti im u ndamë para se Jesse të mbushte 1 vjeç. Papritur u gjeta me një fëmijë. Asnjë nuk do të kujdesej për mua dhe shqetësimi për gjërat e parëndësishme u zhduk menjëherë. Ne jetuam në garazhin e mamasë time, të sistemuar që të kishte pamjen e një shtëpie dhe gjyshja ime kujdesej për Jessin, ndërkohë që unë shkoja në shkollën e sekretarisë.

 

Jetoja ende atje kur u njoha me Davin nëpërmjet miqve të mi. Ne kishim qenë të lidhur për një vit kur unë mbeta sërish shtatzënë. Ishte viti 1988 kur nëna ime me burrin e saj të ri u shpërngulën për në Hawai dhe nxorrën shtëpinë në shitje. Ajo më tha "Vetëm hajde me mua se unë do t'i marr të gjitha gjërat e tua dhe do të të ngre përsëri në këmbë". Në fillim nuk kishim dëshirë të shkonim. Dukej shumë larg. A do të na pëlqente? A do të arrinim të gjenim punë? Nuk njihnim asnjëri dhe kishim dy fëmijë. Më pas edhe motra ime u shpërngul këtu dhe çdo gjë ecte për mrekulli.

 

Gjithçka që kam dashur në jetë ka qenë një martesë e mirë, dy ose tre fëmijë dhe një shtëpi për të jetuar të lumtur dhe të qetë. Më pëlqen puna ime dhe vendi ku jetoj tani. Është një lagje e vogël dhe e qetë ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin dhe fëmijët e tu janë të sigurtë. Jam shumë e lumtur që jam larguar nga Las Angelos dhe që kam një jetë normale, por të qetë. Jam ndier shumë e sigurt këtu. Këtu askujt nuk i intereson se kush është Roman dhe çfarë më ka bërë.

 

Kur reporterët filluan të bënin shkrime rreth faktit që Polanski po përpiqej të rikthehej në Shtetet e Bashkuara, telefoni im nuk pushoi së rëni për tre ditë rresht. Nuk mund t'i lejoja fëmijët e mi t'i përgjigjeshin telefonit dhe jeta ime u trondit përsëri. Më dukej sikur kisha marrë 20 vjet pushime nga kjo tragjedi dhe në atë moment kishin mbaruar. Më duhej të përballesha përsëri me atë histori. Në atë moment vendosa: nuk do të fshihesha dhe nuk do të prisja më. Kur isha shumë e re nuk munda ta kontrolloja dot situatën, por tani dua të përballem me atë sipas kushteve të mia. Nuk kam asnjë urrejtje për Polanskin. Në një farë mënyrë kam edhe një lloj dhembshurie për të, pasi nëna e tij ka vdekur në një kamp përqendrimi, gruaja e tij Sharon Tate u vra nga njerëzit e Charles Manson dhe ka kaluar 20 vitet e fundit si i arratisur.

 

Pra, jeta është treguar e ashpër me të ashtu siç është treguar me mua. Ai më bëri një gjë shumë të tmerrshme, por ka qenë media ajo që ma ka shkatërruar jetën. Edhe në ditët e sotme, të ashtuquajturit ekspertë, e përdorin situatën time në show televizivë për të theksuar pikat e tyre të cilat nuk kanë fare lidhje me mënyrën se si unë ndihem. Çdo gjë që është thënë për mua 20 vjet më parë ka qenë e tmerrshme, por në ditët e sotme nuk është më në modë të shash viktimat. Tani jam shumë e gatshme të ngihem dhe të mbroj veten dhe të gjithë thonë "oh, sa gjynah për ty". Unë nuk jam më një viktime. Po të doja mund ta rinisja përsëri çështjen duke u shfaqur si e tmerruar dhe e mërzitur për ta bërë historinë sa më interesante, por nuk dua. Nëse Polanski do të kthehet në Shtetet e Bashkuara, për mua nuk ka asnjë problem. Dua vetëm që kjo histori të marrë fund dhe ta harroj njëherë e përgjithmonë, nuk dua të marr hak.

 

 

Intervista është marrë nga transkripti origjinal i seancës gjyqësore më 24 mars 1977. Pyetjet janë bërë nga Roger J. Gunson dhe i drejtohen Samantha Geimer, kur është thërritur të dëshmojë

 

Dëshmia në gjyq e Samantha Galey

 

Intervista e mëposhtme është marrë nga transkripti origjinal i seancës gjyqësore ditën e martë më 24 mars 1977. Pyetjet janë bërë nga Roger J. Gunson, avokati përfaqësues i distriktit të policisë dhe i drejtohen Samantha Geimer, në momentin që është thërritur të dëshmojë përpara Jurisë së Lartë të Shtetit të Los Angelesit:

 

Z. GUNSON: Samantha Galey, sa vjeç jeni?

GALEY: 13

 

Z. GUNSON: A e keni takuar Z. Polanski më 13 shkurt 1977?

GALEY: Po

 

Z. GUNSON: A iu ka kërkuar ai vetë që t'ju bënte disa fotografi?

GALEY: Po. Më tregoi një revistë të "Vogue" dhe më tha nëse do të dëshiroja të më bënte disa fotografi dhe ndoshta t'i publikonte. Unë iu përgjigja "Po".

 

Z. GUNSON: A iu tregonte Z. Polanski se si duhet të pozonit?

GALEY: Ai më thonte "rri në këtë mënyrë, vish këtë bluzë dhe mos qesh kur të pozosh.

 

Z. GUNSON: Ku e ndërruat bluzën?

GALEY: Aty, në kodër dhe më bëri disa fotografi ndërkohë që ndërrohesha.

 

Z. GUNSON: A keni pozuar në ndonjë moment pa bluzë?

GALEY: Po.

 

Z. GUNSON: A mbanit recipeta në atë kohë?

GALEY: Jo.

 

Z. GUNSON: D.m.th. ishit lakuriq nga mesi e lart?

GALEY: Po.

 

Z. GUNSON: A iu tha Z. Polanski që të pozonit pa bluzë?

GALEY: Po, më tha "hiqe bluzën".

 

Z. GUNSON: Kur shkuat në shtëpinë e Jack Nicholson, a kishte njerëz të tjerë aty?

GALEY: Po, kishte tre meshkuj dhe një femër.

 

Z. GUNSON: A iu tha ai se ajo ishte shtëpia e Jack Nicholson?

GALEY: Po, ai bëri një telefonatë dhe pastaj më tha që do të shkonim tek shtëpia e Jack Nicholson. Kur arritëm përpara derës shtypi një buton nga ku u dëgjua "Roman ti je?" dhe më pas dera u hap.

 

Z. GUNSON: Ku pozuat për fotografitë dhe çfarë kishit veshur?

GALEY: Përpara pishinës, kisha veshur një palë xhinse dhe një bluzë të bardhë të lidhur në mes, por ai kishte marrë edhe një fustan blu për mua.

 

Z. GUNSON: A iu kërkoi të pozonit pa bluzë?

GALEY: Po.

 

Z. GUNSON: Ju ofruan që të pinit shampanjë?

GALEY: Po, piva shumë dhe gota ime mbushej në çdo çast, pasi Polanski dëshironte që të bëja foto duke pirë shampanjë.

 

Z. GUNSON: Çfarë ndodhi pasi bëtë fotografitë?

GALEY: Më tha se do të më tregonte xhakuzin që kishte Jack Nicholson dhe se donte që të bëja disa foto në të duke pirë përsëri shampanjë.

 

Z. GUNSON: Çfarë ndodhi më pas?

GALEY: Para se të shkonim tek xhakuzi ai mori një kuti të vogël të verdhë dhe nxorri nga aty disa tableta me kualade. Më tha të pija, por unë refuzova. Kisha pirë shumë shampanjë dhe në fund u binda dhe piva një të tretën e një tablete. Të tjerat që ishin në kuti i piu ai.

 

Z. GUNSON: Çfarë ndodhi më pas?

GALEY: Ai më tha të zhvishesha dhe të futesha në xhakuzi. Hoqa rrobat dhe desha të futesha brenda me të mbathura, por ai më tha t'i hiqja dhe më dha përsëri një gotë shampanjë për të bërë foto.

 

Z. GUNSON: Pra u futët në xhakuzi lakuriq?

GALEY: Po. Më pas u zhvesh edhe ai dhe u fut në xhakuzi me mua.

 

Z. GUNSON: Po ju çfarë bëtë?

GALEY: I thashë se duhej të dilja pasi vuaja nga azma dhe ndodhesha keq. I thashë se duhej të shkoja në shtëpi të merrja ilaçet dhe dola duke u mbështjellë me një peshqir.

 

Z. GUNSON: Ishte e vërtetë që vuan nga azma?

GALEY: Jo, nuk kam vuajtur kurrë nga azma, por e thashë pasi isha e frikësuar dhe doja të shkoja në shtëpi?

 

Z. GUNSON: Po Z. Polanski çfarë tha?

GALEY: Më tha të mos mërzitesha se do të më çonte më pas në shtëpi.

 

Z. GUNSON: Dhe çfarë ndodhi më pas?

GALEY: Doli edhe ai nga xhakuzi dhe më tha "futu këtu" duke u drejtuar nga një dhomë gjumi.

 

Z. GUNSON: Po ju çfarë i thatë?

GALEY: Unë i thashë "jo, kam ftohtë, dua të iki në shtëpi". Ai më tha "futu aty brenda se është ngohtë", unë i thashë përsëri jo, dua të iki në shtëpi dhe ai më tha, "do të të çoj në shtëpi mos ki merak, por tani futu këtu". Unë u futa sepse isha e frikësuar.

 

Z. GUNSON: Nga se ishit e frikësuar?

GALEY: Nga ai.

 

Z. GUNSON: Çfarë kishe veshur kur u fute në dhomë?

GALEY: Kisha arritur të vishja vetëm të mbathurat dhe isha mbuluar me një peshqir.

 

Z. GUNSON: Dhe çfarë ndodhi në atë dhomë?

GALEY: Unë u ula tek një divan dhe ai erdhi dhe u ul afër meje dhe më pyeti nëse isha mirë apo jo. Unë iu përgjigja "jo", por ai më tha "mos u shqetëso se do të bëhesh më mirë". Unë i thashë se nuk do të bëhesha më mirë nëse nuk shkoja menjëherë në shtëpi, pasi kisha nevojë për ilaçet e mia. Por, ai nuk më dëgjonte, m'u afrua dhe filloi të më puthte gjithandej, ndërkohë që unë i thoja "jo, largohu", megjithëse isha shumë e frikësuar nga ai pasi nuk dëgjoja asnjë zhurmë dhe mendoja se nuk kishte asnjëri në shtëpi.

 

Z. GUNSON: Po ai të thoshte ndonjë gjë?

GALEY: Jo, ai vazhdonte të më puthte të gjitha pjesët e trupit, ndërkohë që unë qaja pa zë pasi kisha frikë. I thoja vetëm "jo, ndalo, më ço në shtëpi". Ai nuk fliste fare.

 

Z. GUNSON: Çfarë ndodhi më pas?

GALEY: Filloi të kryente marrëdhënie me mua.

 

Z. GUNSON: Ti çfarë i thoje?

GALEY: Unë i thoja pa pushim të ndalonte, por ai nuk më përgjigjej. Dëgjoja që ai pëshpëriste diçka, por nuk e kuptoja se çfarë po thonte. Nuk po luftoja shumë kundër tij pasi ndihesha e trullosur nga pija dhe e frikësuar, nuk kishte njeri tjetër në shtëpi dhe e dija që isha shumë larg shtëpisë time, nuk kisha ku të shkoja. Në atë moment mendoja se ishte e vetmja mënyrë që ai makth të mbaronte, kisha frikë mos ngelja jashtë asaj shtëpie pa ditur si të kthehesha në shtëpi.

 

Z. GUNSON: Për sa kohë zgjati marrëdhënia?

GALEY: Nuk mund ta di tamam, por zgjati shumë.

 

Z. GUNSON: A kishit kryer marrëdhënie seksuale më parë?

GALEY: Dy herë.

 

Z. GUNSON: Çfarë thoshte Z. Polanski ndërkohë?

GALEY: Më pyeti nëse merrja pilula dhe i thashë jo.

 

Z. GUNSON: Dhe çfarë bëri më pas?

GALEY: Më tha se atëherë nuk mund ta bënim në atë mënyrë dhe ndryshoi vendin, d.m.th. mënyrën se si po kryente marrëdhënie me mua, e dini.

 

Z. GUNSON: A i thatë gjë për të kundërshtuar?

GALEY: Luftova pak dhe i thashë "jo", por kisha edhe shumë frikë.

 

Z. GUNSON: Kur e kuptuat që kishte edhe njerëz të tjerë në shtëpi?

GALEY: Në momentin kur një grua trokiti në derë dhe tha "Roman aty je?" dhe ai u përgjigj "po, sapo dola nga xhakuzi dhe po vishem".

 

Z. GUNSON: Çfarë ndodhi në atë moment?

GALEY: Ai u ngrit dhe hap pak derën për t'i folur asaj. Unë u çova dhe fillova të vishesha, sepse mendova se më në fund gjithçka kishte mbaruar. Por, ai mbylli derën, u afrua, më zhveshi përsëri dhe filloi përsëri të kryente marrëdhënie me mua deri sa në një moment ndaloi.

 

Z. GUNSON: Ndaloi sepse kishte mbaruar punë?

GALEY: Po.

 

Z. GUNSON: Nga e di këtë?

GALEY: Sepse e ndieja spermën e atij në kurriz.

 

Z. GUNSON: Pse nuk bërtite apo nuk the asgjë kur e kuptove që kishte njerëz të tjerë në shtëpi?

GALEY: Sepse e kisha shumë frikë atë, sepse nuk e dija se si mund të reagonte po të bërtisja. Mendoja vetëm që të mbaronte punë me mua dhe të më çonte në shtëpi sepse e dija që isha shumë larg. Doja vetëm të shkoja në shtëpi, të qaja dhe të harroja.

 

Z. GUNSON: Çfarë të tha pasi kishit mbaruar?

GALEY: Unë u çova, shkova në banjo të vishja fustanin, u lava dhe kreha flokët. Dola jashtë dhe fillova të ecja kur e dëgjova që më tha "më prit aty", por unë nuk e prita. Dola jashtë dhe fillova të mblidhja rrobat e tjera që kisha përtokë në kuzhinë dhe pashë atë gruan që fliste në telefon, e përshëndeta dhe dola jashtë duke pritur në makinë.

 

Z. GUNSON: A e njeh nëse është e njëjta grua që paraqitet në këtë fotografi?

GALEY: Po është ajo. Kur dola jashtë arritja vetëm t'i thoja "çkemi" dhe ajo më pyeti "ti je ajo vajza që pozon për Romanin?". Iu përgjigja "po" dhe ika jashtë për tek makina.

 

Z. GUNSON: Kur thua se nga brenda dhomës bënit disa zhurma, për çfarë lloj zhurmash flet?

GALEY: Unë nuk bërtita shumë sepse kisha frikë, por ndoshta dëgjohej kur thoja "jo, ndalo, dua të shkoj në shtëpi". Më pas bënim vetëm zhurmat e këmbëve kur u ngritëm dhe kur vishnim këpucët apo rrobat.

 

Z. GUNSON: Dole për tek makina kur Polanski nuk ishte aty?

GALEY: Po.

 

Z. GUNSON: Çfarë ndodhi më pas?

GALEY: Isha futur në makinë dhe po qaja me dënesë kur Polanski erdhi dhe më tha ta prisja për disa minuta pasi duhej të bisedonte me atë gruan.

 

Z. GUNSON: A ta tregoi emrin e saj?

GALEY: Jo.

 

Z. GUNSON: Dhe çfarë bëre ndërkohë?

GALEY: Thjesht e prita në makinë duke qarë.

 

Z. GUNSON: A vonoi shumë?

GALEY: Jo, rreth 10 minuta dhe direkt u nisëm për në shtëpinë time?

 

Z. GUNSON: Biseduat ndonjë gjë rrugës?

GALEY: Më tha vetëm "Mos i thuaj që nënës tënde për atë çfarë ndodhi sot" dhe unë nuk arrita dot t'i përgjigjesha.

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Klarita Bajraktari


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RENIA E MURIT: BISEDAT E FSHEHTA TË BUSHIT ME KOLIN (10.09.2009)
Parqet Kombëtare të Amerikës: Yellowstone (10.07.2009)
Zëri i Amerikës: Jorgo Papandreu kryeministri i ardhshëm i Greqisë (10.06.2009)
Evropa e Lirë: Ndahen çmimet Nobel për Mjekësi (10.05.2009)
Xhorxh Friedman: Si do të ndryshojë bota gjatë këtij shekulli (10.05.2009)
Skeleti i lashtë zbulon të fshehta të prejardhjes së njeriut (10.04.2009)
Rruga e gjatë drejt unitetit të Gjermanisë - Një vështrim retrospektiv (10.04.2009)
Stratfor Institute: E ardhmja e Rusisë, më e errët se e kaluara (10.03.2009)
Zbulohet dorëshkrimi i rrallë i At Gjergj Fishtës (10.02.2009)
25 krimet më të tmerrëshme të Shekullit XX (09.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]