E Enjte, 03.28.2024, 02:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Demonstrata legjendare e Lajpcigut, 9 tetor 1989
E Djelë, 10.11.2009, 08:57am (GMT+1)

Demonstrata e së hënës në Lajpcig, 9 tetor 1989

 

Para 20 vjetësh në RDGJ ndodhi ajo që askush nuk e konsideronte të mundshme. Komunizmi i betonuar për përjetësinë dhe i siguruar me dhunë ushtarake u përça, nisi të lëkundet dhe u shkërmoq më në fund.

 

Rënies së murit i paraprinë protesta masive kundër regjimit të partisë së bashkuar socialiste, SED. Kishat evangjeliste kishin luajtur rolin e tyre të rëndësishëm në revolucionin e 1989. Në Lajpcig duke u nisur nga kisha e Shën Nikollës, fryma e Jezusit predikues nga mali mbërriti në rrugë me një efekt të jashtëzakonshëm politik.

Ditën e vendimit Katrin Hattenhauer e përjeton në burg. "Për një vend të hapur me njerëz të lirë" shkruhej në parrullën, që pas lutjes për paqen në fillim të shtatorit u shpalos në oborrin e kishës së Shën Nikollës. Për këtë arësye ajo ndodhet prej një muaji në arrest, jo larg unazës së Lajpcigut.

 

70 000 demonstrues në revolucionin paqësor

 

"Unë në këtë kohë morra vesh vetëm, që më 9 tetor për rojet ishte një ditë e tensionuar. Pra formalisht ndihej se si dridhej burgu. Dëgjohej zhurmë, aq sa mendoja, se jashtë janë duke qarkulluar kamionë. Por që këto ishin këmbët e 70 000 njerëzve, këtë nuk e kisha të qartë."

 

70 000 demonstrues - me një masë të tillë njerëzish nuk kishte llogaritur pushteti, që heq dorë prej ndërhyrjes ushtarake. Fitojnë demonstruesit me thirrjen "jo dhunë", fiton revolucioni paqësor, që erdhi nga kisha, fituan qirinjtë kundrejt armëve. Në krye qëndronte kisha evangjeliste e Shen Nikollës në Lajpcig, kisha më e madhe kjo në qytet. Këtu si edhe në shumë vende të tjera në RDGJ qysh nga fillimi i viteve 1980 zhvilloheshin mesha për paqen. Këto organizoheshin nga grupet e bazës.

 

Përvjetori i Revolucionit Paqësor 89' në Lajpcig

 

Kisha ofron vend për ata që mendojnë ndryshe

 

Teksa në janar 1988 në Berlin në kuadër të një demonstrate bëhen arrestime, edhe në Lajpcig mbahet një meshë për të arrestuarit. Që nga kjo ditë meshat e paqes janë qartësisht politike, gjithnjë e më shumë njerëz marrin pjesë në to, ndaj kisha e Shën Nikollës ofron hapësirë për ata që mendojnë ndryshe, për opozitarët dhe për ata që duan të dalin jashtë shtetit. Kjo çon në konflikte. Sepse jo vetëm drejtuesit e kishës, por edhe disa anëtarë të komunitetit kanë frikë, që ndonjë meshë për paqen mund t' i provokojë shumë pushtetarët. Friedrich Magirius, asokohe mbikqyrës thotë:

"Njerëzit si unë, që kishim përjetuar kohën e Stalinit, kur brenda natës njerëzit zhdukeshin, duhej të ishin vigjilentë, në mënyrë që të rinjtë, të cilët nuk i kishin në kokë këto ndodhira të ishin më të kujdesshëm. Ne nuk synonim që të mos bëhej asgjë, kjo do të ishte marrëzi, por ne donim të ishim të matur dhe të mos riskonim shumë. "

Brenda kishës shtrohet pyetja: mos vallë meshat për paqen janë si shumë politike, a e mbulon bibla këtë përmbajtje. Në fund të verës 1988 grindja shkallëzohet. Christoph Wonneberger, prifti përgjegjegjës për meshat e paqes lirohet nga detyra. Grupet e bazës përjashtohen nga organizimi i meshave. Për Rainer Müller, njëri nga grupet e bazës, kjo ishte fitore e pushtetit. Taktika e autoriteteve, për ta kaluar konfliktin tek kisha, pati rezultat.

 

Kisha e Shën Nikollës në Lajpcig

 

Revolucioni nga kisha, doli në rrugë

 

"Sigurisht që kryesia lokale e SED-së u gëzua për këtë fatk, që drejtuesit e kishës hynë në konflikt dhe si rrjedhojë ndaluan aktivitetin tonë, ne nuk lejoheshim më t' i shprehnim hapur lutjet tona në kishën e Shën Nikollës, dhe ne nuk ishim në gjendje që ta bënim këtë jashtë kishës, pra të krijonim hapësira atje ku duhej duke luftuar."

Por përjashtimi i grupeve të bazës nga kisha pati efektin e kundërt: Mbrojtësit e të drejatve të njeriut dhe opozitarët protestuan përpara kishës në rrugë - revolucioni nga kisha doli në rrugë.

 

Më 9 tetor 1989 hapen njëkohësisht katër kisha të Lajpcigut për meshat e paqes, ato nuk mund ta përballojnë vërshimin e njerëzve.

 

Katrin Hattenhauer, e cila gjatë demonstratës vendimtare të së hënës ndodhet në burg, lirohet pas katër ditësh. (http://www.dwelle.de)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Si më përdhunoi regjisori Roman Polanski në shtëpinë e Xhek NikëllsonitDanelle MORTON (10.10.2009)
RENIA E MURIT: BISEDAT E FSHEHTA TË BUSHIT ME KOLIN (10.09.2009)
Parqet Kombëtare të Amerikës: Yellowstone (10.07.2009)
Zëri i Amerikës: Jorgo Papandreu kryeministri i ardhshëm i Greqisë (10.06.2009)
Evropa e Lirë: Ndahen çmimet Nobel për Mjekësi (10.05.2009)
Xhorxh Friedman: Si do të ndryshojë bota gjatë këtij shekulli (10.05.2009)
Skeleti i lashtë zbulon të fshehta të prejardhjes së njeriut (10.04.2009)
Rruga e gjatë drejt unitetit të Gjermanisë - Një vështrim retrospektiv (10.04.2009)
Stratfor Institute: E ardhmja e Rusisë, më e errët se e kaluara (10.03.2009)
Zbulohet dorëshkrimi i rrallë i At Gjergj Fishtës (10.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]