E Premte, 03.29.2024, 10:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Kush është Herta Müller Nobel 2009 për Letërsi?
E Martë, 10.13.2009, 07:13am (GMT+1)

 

 

Herta Müller

 

Çmimin e sivjetëm Nobel në fushën e letërsisë e mori gjermano -rumunia Herta Müller. Por kush është ajo?

 

Fëmijërinë dhe rininë e saj ajo e ka kaluar në Rumani, ku ka përjetuar "shkollën e frikës" për të cilën tregon në veprat e saj. Që në fillim të viteve nëntëdhjetë dhe që prej përkthimit të veprave të saj në më shumë se njëzetë gjuhë, ajo numrohet ndër autorët më të rendësishëm të letërsisë ndërkombëtare. Në vitin 1987 Herta Müller dhe i shoqi, kërkuan të vinin në Gjermani.

Duartrokitjet vazhduan gjatë, kur Sekretari i përhershëm i Akademisë suedeze Peter Englund bëri të njohur kush është zgjedhur për vitin 2009. Fakti që ajo është Herta Müller, nuk ishte vërtet çudi. Menjëherë pas njoftimit dikush tregoi para kamerave gazetën bulevardeske të Stokholmit, "Expressen" më titullin kryesor: "Çmimi Nobel për letërsi për Herta Müller-in".

 

Fshati në Banati të Rumanisë ku lindi nobelistja Heta Müller

 

Shumë autorë dhe redaktorë suedezë shprehën përkrahjen për favoriten e tyre, mes tyre edhe kritikja e njohur letrare Ulrike Milles:

 

Çmimi Nobel për të, i mirërpitur

 

"Ajo është absolutisht shkrimtarja më e mirë që kam lexuar ndonjëherë. Një autore tepër e pastër, por jo vetëm kaq, edhe një person shumë i pastër. Shumë e mprehtë në gjykimin e saj, shumë e qartë. Ajo i peshon mirë fjalët dhe ka shumë humor."

 

Humor, i cili nuk është i vetëkuptueshëm për historitë që tregon Herta Müller. Ajo ka lindur në vitin 1953 në Nitzkydorf, një qendër të vogël në Banatin gjermanofolës të Rumanisë. Ajo ka studiuar gjermanistikë dhe letërsi rumune, por e ka patur të ndaluar të publikonte në Rumani, sepse nuk pranonte të punonte për "Securitate-n". Në vitin 1987 ajo u zhvendos me të shoqin në Gjermani. Kjo mbetje pa atdhe, u bë tema e saj më e madhe letrare:

 

Në të shkruar kam mënyrën rumune të të vëzhguarit

 

"Unë nuk kam shkruar kurrë në gjuhën rumune, por natyrisht që jam socializuar me këtë gjuhë dhe natyrisht që kur unë shkruaj në shkrimet e mia ndodhet edhe rumanishtja. Edhe nëse një fjalë e kam në gjuhën gjermane, në fjali kam mënyrën rumune të të vëzhguarit.

 

 

Shkrimtarja Müller në Berlin pas dhënies së Çmimit Nobel

 

Në romanin e saj të fundit "Shilarëse frymëmarrjeje", me të cilin është zgjedhur për të konkuruar për çmimin gjerman të librit që ndahet të hënën e ardhshme, ajo tregon rrugën e një djali të ri në një kamp deportimi në Rusi.

 

Historia, është një nga fatet e 80 mijë gjermanëve rumunë pas Luftës së Dytë Botërore. Pse është kështu pyet veten Herta Müller...

 

"që gjithnjë dhe kudo në botë njerëzve u duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, për të vazhduar që të jetojnë, kurse të tjetër, që kanë bërë krime dhe janë kriminelë, i marrin frymën vendit dhe e kthejnë atë në pronë të tyre."

 

 

 Romani,"Shilarëse frymëmarrjeje".

 

Akuza ndaj Herta Müller-it si agjente

 

Shërbimi sekret rumun u përpoq ta diskreditonte moralisht Herta Müller-in pas largimit të saj në Gjermani, duke dërguar letra në mediat gjermane që e denonconin atë si agjente. Pas rënies së "Perdes së hekurt" Herta Müller, e cila është anëtare e Akademisë gjemane për gjuhë dhe poezi që në vitin 1995, mund të udhëtonte sërish në Rumani, atdheun e saj por ai ishte bërë i huaj për të:

 

"Njeriu nuk kthehet kurrë më siç ka ikur, kur njeriu ikën nën këto kushte, atëherë ai kthehet në një person tjetër."

 

Më 10 dhjetor Herta Müller do të marrë në Stockholm Çminin Nobel në letërsi.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Përpëlitjet e fundit të Çausheskut dhe Honekerit për ruajtjen e socializmit (10.12.2009)
Demonstrata legjendare e Lajpcigut, 9 tetor 1989 (10.11.2009)
Si më përdhunoi regjisori Roman Polanski në shtëpinë e Xhek NikëllsonitDanelle MORTON (10.10.2009)
RENIA E MURIT: BISEDAT E FSHEHTA TË BUSHIT ME KOLIN (10.09.2009)
Parqet Kombëtare të Amerikës: Yellowstone (10.07.2009)
Zëri i Amerikës: Jorgo Papandreu kryeministri i ardhshëm i Greqisë (10.06.2009)
Evropa e Lirë: Ndahen çmimet Nobel për Mjekësi (10.05.2009)
Xhorxh Friedman: Si do të ndryshojë bota gjatë këtij shekulli (10.05.2009)
Skeleti i lashtë zbulon të fshehta të prejardhjes së njeriut (10.04.2009)
Rruga e gjatë drejt unitetit të Gjermanisë - Një vështrim retrospektiv (10.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]