VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AKSIDENTI I DEPUTETIT OLLDASHI - EKSPERTIZA TEKNIKE PËRGËNJESHTRON POLITIKËN
As shpejtësi, as fluturim, as rrotullime të njëpasnjëshme. Ekspertët: Frenat, pa alkool, u derdh gjatë përmbysjes

E Enjte, 11.28.2013, 02:57pm (GMT1)


U tha që e vrau shpejtësia e lartë, që ra në humnerë 154 metra, që makina pati rrotullime të njëpasnjëshme dhe u shkatërua aq shumë sa dyert mezi u hapën etj. Por raporti auto-teknik zyrtar për vdekjen e Olldashit, thotë të tjera gjëra.

"DITA" ofron për herë të parë sot për lexuesit, origjinalin e plote te Raportit Autoteknik të hartuar për hetimin e aksidentimit të deputetit Olldashi dhe fotot e automjetit që administrohen në këtë raport të organit të akuzës si edhe nje video tredimensionale te momentit te aksidentit e riprodhuar sipas të dhënave të hetimit.

Nga videoja, fotot dhe raporti (videon dhe fotot lexuesit e DITA mund ta ndjekin orët e pasdites) dalin disa të dhëna të rëndësishme që në mos kërkojnë hetime më serioze, rrëzojnë perceptimin e përhapur deri më tani për ngjarjen që i moti jetën deputetit të PD-së.

1 Olldashin nuk e vrau shpejtësia siç është thënë deri më tani. Raportin thotë që automjeti ka qenë me shpejtësi vetëm 45 km në orë kur ka dalë nga rruga dhe shpejtësia është ulur gjatë ecjes në rrëpirë për shkak të pengesave natyrore.
Në fund të rrëpirës ka qenë me vetëm 11 km në orës

Faximile-1-Shpejtesia-45-km-h-ok1

2 Automjeti nuk ka "fluturuar" në "humnerë". Nuk ka fluturim. Videoja tredimensionale dhe të dhënat e raportit thonë se automjeti ka vazhduar ecjen e lirë jashtë rrugës për rreth 9 meter e gjysem nëpër rrëpirë mbi të 4 rrotat dhe me shpejtësi të ulët. Ne kete pike theksohet madje qe nje barriere fare normale e kishte ndalur automjetin (ne video jepet edhe versioni hipotetik me barriere rruge)

Faksimile-2-makina-nuk-ka-fluturuar-por-ka-rreshqitur-ok1

3 Automjeti nuk ka patur "rrotullime te shumta" sic u tha. Ai ka pesuar një rrotullim të vetëm, vetëm në fund të rrëpirës nga vetëm 1 metër lartësi. Nuk ka as humnerë 154 metra, rrëpira ka lartësi dhe pjerrësi normale të një skarpati rruge dytësore.

Faksimile-3-si-ndodhi-permbysja-ok2

Një nga konstatimet e tij është që  depozita e alkoolit të frenave të automjetit eshte gjetur bosh. Raporti shkruan tekstualisht: "... Gjatë këqyrjes së pjesës së brendshme të mjetit pasi u hap kofano e tij u konstatua se depozita e alkoolit të frenave ishte e zbrazët. U verifikua se kjo depozitë pas përplasjes nuk është e çarë dhe alkooli ka rrjedhur pasi mjeti është përmbysur. Pas kontrollit të sistemi të frenimit të mjetit u kontrolluan dhe elementet e tjerë dhe nuk rezultoi se ka probleme. Gjatë manovrës së bërë nga ana e manovratorit të kareoatrecit në prezencë dhe të Prokurorit nga vendosia e ganxhës në paralelin e anës së djathtë kjo e fundit u këput. Theksojmë se në momentin e këqyrjes kur mjeti qe i pa lëvizur sistemi i drejtimit funksiononte normal..."

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.