VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Histori Çfarë ka ndodhur më 1 dhjetor? 1622 - VDIQ PJETËR BUDI, SHKRIMTAR I LETËRSISË SË HERSHME SHQIPE E Djelë, 12.01.2013, 11:43am (GMT1) 1083 - Lindi Anna Komnena, historiane bizantine, bija e perandorit Aleks Comnenus dhe e Irena Dukas. Ana komplotoi që i vëllai të mos e merrte fronin; por u zbulua dhe së bashku me të ëmën mbyllen në manastir, ku Anna kaloi jetën e saj dhe shkroi historinë prej 8 vëllimesh e njohur si Aleksiada; përshkrim i kryqezatës së parë nga këndveshtrimi bizantin. Në libër, Ana tregon mbi pushtimin e Shqipërisë nga normanët dhe se si Robert Guiskard a Duka i Pulias, (rivali i babait të saj perandorit Aleks) rrethoi Durrësin në vitin 1081, fitoi, dhe u vu në ndjekje të perandorit. Anna Comnena e përshkruan ngjarjen me hollësi, duke përmendur disa toponime të asaj kohe si "KakePleurë (Ndroq), Charzanes (Erzen), Achrida (Ohri), Babagora (Krraba)", etj. Anna Komnena vdiq më 1153. 1622 - Vdiq Pjetër Budi, shkrimtar i letërsisë së herëshme shqipe, autor librash fetarë në shqip. Lindi në Mat më 1566; u largua nga vendi i pashkollë; arsimin fetar e mori në kolegjin Illyricum në jug të Ankonës në Itali, pastaj shërbeu si prift në rajone të ndryshme të Ballkanit; Bosnie, Kosove, Maqedoni, Shqiperi; libri i tij më i njohur fetar është Doktrina e Krishterë. Budi është poeti i parë i mirëfilltë i letërsisë shqipe; ai shkroi rreth 3 mijë e 500 vargje me karakter moral e fetar. Madhështia e njerëzve (Pjetër Budi) Ku janë ata pleq bujarë, që qenë përpara ne, e ata trima sqimatarë, të shpejtëtë si rrufe? Ku janë ata djelm të ri, të bukur e të lulzuom, që pate pamë me sy, me ta folë e ligjëruom? Ku janë ata zotëninj, që dojin me zotënuom ndë sqimë e ndë madhështi, këte jatë tue shkuom? Ku janë ata perandorë gjithë shekulli nalcuom, në krye me një kunorë gurëshi cë paçëmuom? Ku janë ata letërorë t'urtë e dijes të ndëgjuom, të bardhatë posi borë letëra tue kënduom? Ku janë ato gra e vasha ndë sqimë e ndë madhështi, me petëkat të mëndafshta nalcuom mbë zotëni? Gjithë mortja i rrëzoi, sikur i pret me shpatë, për të ri s'i shikoi, as të vobegë, as të begatë. 1913 - Kreta, që kishte fituar autonominë nga Turqia, pas Luftës së Parë Ballkanike, aneksohet nga Greqia. 1918 - Shpallet Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (e njohur më vonë si Mbretëria e Jugosllavisë ) 1934 - Në Bashkimin Sovjetik, anëtar i Byrosë Politike Sergei Kirov qëllohet për vdekje nga Leonid Nikolaev në selinë e Partisë Komuniste në Leningrad. 1955 - Lëvizja për të Drejtat Civile Amerikane: Në Montgomery, Alabama , rrobaqepësja Rosa Parks refuzon t'i lirojë vendin në autobus një të bardhi dhe arrestohet për shkelje të ligjeve të ndarjes racore të qytetit; ky incident çon në bojkotim autobusëve në Montgomery. Mendim i ditës "Koha në rrjedhën e saj të papërmbajtshme përmbyt të gjitha gjërat e krijuara dhe i tërheq ato në thellësitë e errësirës". Anna Komnena www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |