VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 dhjetor?1818 - ILINOIS BËHET SHTETI I 21të I SHBA

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 09:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 dhjetor?
1818 - ILINOIS BËHET SHTETI I 21të I SHBA

E Mërkurë, 12.04.2013, 08:48am (GMT+1)


1818 - Illinois bëhet shteti i 21-të i Shteteve të Bashkuara. Illinois, shteti i 5 më i populluar, citohet shpesh si një mikrokozmos i të gjithë vendit për nga zhvillimi dhe përbërja etnike. Edhe pse sot rrethi i Çikagos (në pjesën veriore të shtetit) është zona më e populluar, fillimisht banorët e parë, kryesisht evropianë dhe francezë-kanadezë, u vendosën në perëndim, përgjatë lumit Misisipi. Tre presidentë amerikanë kanë banuar në Illinois gjatë kohës së zgjedhjes: Abraham Lincoln, Ulysses S. Grant, dhe Barak Obama. Përveç kësaj, Ronald Reagan, karriera politike e të cilit u zhvillua në Kaliforni, është i vetmi president amerikan i lindur dhe rritur në shtetin Illinois. Sot, Illinois nderon Linkolnin me moton zyrtare, "Tokë e Linkolnit" (Land of Lincoln), e shfaqur në targat e makinave në këtë shtet që nga viti 1954. Muzeu dhe Biblioteka presidenciale Abraham Linkoln janë vendosur në Springfield, kryeqyteti i Illinois.Toponimi Illinois rrjedh nga fisi autokton Algonquian ose Inoca, emër që kolonët francezë e shqiptonin Ilinouek.

1910 - Ndriçimi me llampa neoni demostrohet për herë të parë nga francezi Georges Claude në një ekspozitë induistriale në Paris. Georges Claude -  inxhinier dhe shpikës - ndonjëherë është quajtur "Edison e Francës". Neoni është element kimik në formë gazi inert, komponent i vogël i atmosferës së Tokës. Ndriçimi me Neon u bë fenomen i rëndësishëm kulturor në mbarë botën që nga vitet 1940, kur pothuajse çdo qytet kryesor filloi të mbushej me shenja e reklama të ndriçuara me drita neoni.

1910 - Vdiq Mary Baker Eddy, themeluese e lëvizjes Shkenca e Krishtere; krijoi Kishën e Krishtit Shkencëtar, dhe shoqatën e botimeve të shkencës së krishterë e cila vazhdon të nxjerë një numër botimesh ditore e periodike, përfshi gazetën Christian Science Monitor. Në shkurt të vitit 1866, pas një rrëzimi në Lynn, Massachusetts, Mary Baker Eddy u dëmtua në shtyllën kurrizore; ajo mbeti e paralizuar, dhe iu drejtua Perëndisë për shërim. Mary tregon: "në ditën e tretë pas rrëzimit, mora Biblën, dhe e hapa atë në Mateu, 09:02;  shërimi doli mbi kuptimin tim, papritmas u ngrita, u vesha vetë dhe fillova të ecë; që atëherë nuk kam gëzuar shëndet më të mirë. Kjo përvojë më bëri të kuptoj se jeta shpirtërore është realiteti i vetëm i ekzistencës."

1912 - Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, dhe Serbia (Lidhja Ballkanike) nënshkruajnë një armëpushim me Perandorinë Otomane, duke i dhënë fund Luftës së Parë Ballkanike e cila zgjati 2 muaj. .

1944 - Lufta Civile greke: Lufta shpërthen në Athinë mes të ELAS (Ushtria Çlirimtare e Popullit Grek) dhe forcave qeveritare. Në muajin mars, ELAS së bashku me EAM (krahu i armatosur i së majtës greke) kishin marrë në kontroll pjesën më të madhe të vendit, duke krijuar Komitetin Politik Nacional Çlirimtar, i njohur si "Qeveria Maleve".  Kjo luftë, është parë nga historianët si shumë e polarizuar mes të majtëve dhe të djathtëve, e cila filloi në vakuumin e pushtetit që krijoi pushtimi gjerman - italian gjatë Luftës së Dytë Botërore. Lufta civile greke përfundoi në vitin 1949 me fitoren e forcave qeveritare të mbështetur nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa forcat komuniste përkraheshin nga Bullgaria, Jugosllavia dhe Shqipëria.

Mendim i ditës
"Sëmundja është frikë e shfaqur fizikisht."
Mary Baker Eddy
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 dhjetor?1804 - NAPOLEON BONAPARTI KURORËZOHET PERANDOR I FRANCËS (12.02.2013)
Histori Çfarë ka ndodhur më 1 dhjetor?1622 - VDIQ PJETËR BUDI, SHKRIMTAR I LETËRSISË SË HERSHME SHQIPE (12.01.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 nëntor?1782 - BRITANIA NJEH PARAPRAKISHT PAVARËSINË E SHBA (11.30.2013)
BERLUSCONI DEKLAROI SE NUK DO TË LARGOHET NGA POLITIKA (11.28.2013)
BASTA BERLUSCONI? JO PLOTËSISHT (11.28.2013)
LAZERI GJERMAN PUSHTON BOTËN E SMARTFONËVE (11.28.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 28 nëntor?1443 - SKËNDERBEU DHE FORCAT E TIJ ÇLIROJNË KRUJËN DHE NGRENË FLAMURIN KUQ E ZI (11.28.2013)
AKSIDENTI I DEPUTETIT OLLDASHI - EKSPERTIZA TEKNIKE PËRGËNJESHTRON POLITIKËNAs shpejtësi, as fluturim, as rrotullime të njëpasnjëshme. Ekspertët: Frenat, pa alkool, u derdh gjatë përmbysjes (11.28.2013)
FOTOT BRENDA MAKINËS SË DEPUTETIT SOKOL OLLDASHI PAS AKSIDENTIT (11.28.2013)
SHKELJA E LIGJIT PËR FAMILJE - HUMB TË DREJTËN PRINDËRORE (11.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]