VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LARGIMI I KLASËS SË MESME NGA HONG KONGU

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 10:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
LARGIMI I KLASËS SË MESME NGA HONG KONGU

E Mërkurë, 12.04.2013, 11:12am (GMT+1)


Para se të kthehej nën sovranitetin e Kinës në vitin 1997, një valë qytetarësh të Hong Kongut emigruan në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi, nga frika e të jetuarit nën sundimin  komunist. Ky largim u ngadalsua kur Kina tregoi se do të respektonte statusin gjysëm autonom të Hong Kongut në bazë të parimit "Një vend, dy sisteme". Por siç theksohet në materialin në vazhdim, faktorë shoqërorë dhe politikë po i detyrojnë banorët e Hong Kongut të largohen nga ish kolonia britanike.
 
Gazeta The China Post njoftoi këtë javë se numri i qytetarëve të Hong Kongut që kërkojnë banim në Taivan është gjashtëfishuar gjatë 6 muajve të fundit, duke arritur në gati 700 aplikime në muajin shtator.
Konsulentja e imigracionit, Mary Chan e firmës Rothe International Canada, konfirmon se në zyrën e saj në Hong Kong kanë vërshuar një numër i madh kërkesash nga familje që kërkojnë të largohen nga vendi.
Prirje të ngjashme ndodhën në të vitin 1997 kur Kong Kongu u kthye nën sovranitetin e Kinës, gjatë krizës financiare në Azi më 1998 dhe shpërthimit të sëmundjes SARS në vitin 2003. Por ajo thotë se faktorë të ndryshëm po ndikojnë këtë herë.

"Ata nuk janë të kënaqur me situatën aktuale në Hong Kong. Shumica e tyre janë të shqetësuar rreth arsimit të fëmijëve të tyre sepse nuk është e lehtë t'i çosh fëmijët në shkolla të mira. Një shqetësim tjetër janë çmimet e shtëpive të papërballueshme për familjet e klasës së mesme".

Gati 4 mijë njerëz emigruan nga Hong Kongu në 6-mujorin e parë të këtij viti, shifër kjo 8 për qind më e lartë se sa vitin e kaluar. Të gjithë flasin se si të emigrojnë, thotë ligjvënësi Fernando Cheung. Kostoja e jetesës është pa dyshim faktor. Zoti Cheung citon statistika që tregojnë se elektorati i tij duhet të paguajë mesatarisht 1 milion dollarë për të blerë një apartamenti të vogël në distriktin qendror të Hong Kongut.
Por ai thotë se eksodi më i fundit është nxitur edhe nga faktorë të tjerë si pakënaqësia me qeverinë e Hong Kongut si dhe ndërhyrja e Pekinit në autonominë politike të qytetit.

"Qeveria nuk gëzon mbështetje legjitime. Nuk ka demokraci të vërtetë dhe gjithnjë e më shumë manipulim të drejtpërdrejt nga Kina e çështjeve të Hong Kongut. Dëshmia më e fundit ishin liçencat e televizionit publik dhe për këtë ka prova të qarta se Kina u përpoq të ndikonte në votën e ligjvënësve. Ne po humbasim autonominë tonë dhe njerzit po mendojnë të largohen përgjithmonë".

Me të drejtë apo jo, shumë banorë të Hong Kongut fajësojnë për vështirësitë e tyre influksin e vizitorëve nga Kina: 35 milion vetëm vitin e kaluar.
Shumë prej këtyre vizitorëve hyjnë në Hong Kong me viza të miratuara nga Pekini dhe jo autoritetet lokale. Gjatë dekadës së fundit, 500 mijë vetë janë vendosur në qytetin me popullsi prej 7 milion banorësh.

Opinioni u referohet atyre shpesh si "karkaleca" apo "njerëz të pangopur" për shkak të konsumimit të burimeve të Hong Kongut dhe presionit që shkaktojnë mbi infrastrukturë, përfshirë shkollat dhe spitalet.

Pekini është në dijeni të faktit se banorët e Hong Kongut janë të pakënaqur me Kinën, qeverinë dhe popullin e saj. Veçanërisht shqetësuese është lëvizja civile e nxitur nga klasat profesioniste të Hong Kongut, që synojnë të pushtojnë verën e ardhshme distriktin financiar të qytetit.

Ndërsa popullata është në pritje të ndryshimeve, statistikat qeveritare konfirmojnë se vetëm për të tetën herë gjatë 50 vjetëve të fundit, më shumë njerëz po largohen nga Hong Kongu për të ndërtuar një jetë të re diku gjetkë në botë se sa po vijnë për të jetuar në këtë qytet jugor kinez.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E ARDHMJA E HAGIA SOFIAS (12.04.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 dhjetor?1818 - ILINOIS BËHET SHTETI I 21të I SHBA (12.04.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 dhjetor?1804 - NAPOLEON BONAPARTI KURORËZOHET PERANDOR I FRANCËS (12.02.2013)
Histori Çfarë ka ndodhur më 1 dhjetor?1622 - VDIQ PJETËR BUDI, SHKRIMTAR I LETËRSISË SË HERSHME SHQIPE (12.01.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 nëntor?1782 - BRITANIA NJEH PARAPRAKISHT PAVARËSINË E SHBA (11.30.2013)
BERLUSCONI DEKLAROI SE NUK DO TË LARGOHET NGA POLITIKA (11.28.2013)
BASTA BERLUSCONI? JO PLOTËSISHT (11.28.2013)
LAZERI GJERMAN PUSHTON BOTËN E SMARTFONËVE (11.28.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 28 nëntor?1443 - SKËNDERBEU DHE FORCAT E TIJ ÇLIROJNË KRUJËN DHE NGRENË FLAMURIN KUQ E ZI (11.28.2013)
AKSIDENTI I DEPUTETIT OLLDASHI - EKSPERTIZA TEKNIKE PËRGËNJESHTRON POLITIKËNAs shpejtësi, as fluturim, as rrotullime të njëpasnjëshme. Ekspertët: Frenat, pa alkool, u derdh gjatë përmbysjes (11.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]