VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 dhjetor?1619 - 38 KOLONISTË NGA KRAHINA BERKELEY E ANGLISË ZBARKOJNË NË VIRXHINIA DHE FALËNDEROJNË ZOTIN

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 09:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 dhjetor?
1619 - 38 KOLONISTË NGA KRAHINA BERKELEY E ANGLISË ZBARKOJNË NË VIRXHINIA DHE FALËNDEROJNË ZOTIN

E Mërkurë, 12.04.2013, 06:26pm (GMT+1)


1619 - 38 kolonistë nga krahina Berkeley e Anglisë zbarkojnë në Virxhinia dhe falenderojnë Zotin (falenderimet e para nga të ardhurit në Amerikë).

1674 - Ati Jacques Marquette themelon një mision në brigjet e liqenit Michigan për të shërbyer në territorin Illiniwek (misioni më vonë do të rritej, zona rreth tij u popullua për t'u bërë qyteti Çikago, Illinois).

1881 - Botohet numri i parë i gazetës Los Angeles Times. Në vitin 2008, Los Angeles Times ishte gazeta e parë më e madhe metropolitane në qarkullim në Shtetet e Bashkuara dhe gazeta e katërt më i përhapur në vend.

 1912 - Qeveria e parë shqiptare fillon nga puna nën kryesinë e Ismail Qemalit. Qeveria do të qëndronte në Vlorë deri në janar të vitit 1914, megjithëse me autoritet praktikisht vetëm brenda qytetit  Po më 4 dhjetor, Vlora u godit me artileri nga flota greke që kishte bllokuar portin. Trupat greke gjithashtu pushtuan ishullin e Sazanit, duke kontrolluar hyrjen në portin e Vlorës dhe këputën kabllon e komunikimit Shqipëri - Itali, e vetmja lidhje e vendit me botën e jashtme. Grekët gjithashu tentuan të merrni Sarandën.

1918 - Presidenti amerikan Woodrow Wilson niset për në bisedimet e paqes në Versajës, pas luftës së parë botërore, duke u bërë presidenti i parë amerikan që udhëtonte në Evropë, gjatë kohës në detyrë. Shumë shpejt, Wilson u vu në krye negociatave dhe shpalli  14 idetë  ose pikat e tij për të shmangur një konflikt tjetër të tmerrshem siç ishte Lufta e Parë Botërore. Në vitin 1919, Wilson shkoi në Paris për themelimin e Lidhjes së Kombeve dhe paraqitjen e  Traktatit të Versajës, me vëmendje të veçantë në krijimin e vendeve të reja nga perandoria e shpërbërë osmane.

1943 - Lufta e Dytë Botërore: Në Jugosllavi , udhëheqësi i rezistencës Marshalli Josip Broz Tito shpall një qeveri të përkohshme demokratike jugosllave në mërgim.

1945 - Me një votim 65 - 7, Senati i SHBA miraton pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara ( OKB-ja ishte themeluar mëse një muaj më parë, 24 tetor 1945) .

1954 - Në Miami të shtetit Florida hapet restoranti i parë Burger King (BK). Në fund të vitit financiar 2013, Burger King njoftoi se kishte mbi 13-mijë restorante BK në 79 vende të botës, prej tyre: 66 për qind, në Shtetet e Bashkuara dhe 99 për qind, në pronësi private.

1971 -Kazinoja Montreux në Zvicër merr flakë si pasojë e një të shtëne me armë fishekzjarri gjatë një koncerti të Frank Zappas; incidenti do të bëhej tema e këngës "Smoke on the water", e grupit britanik Deep Purple, e 12-ta mes 100 melodive më të mira të interpretuara ndonjëherë me kitarë.

Mendim i ditës
"Në mungesë të drejtësisë, çfarë është sovraniteti përveç se grabitje e organizuar?"
Shën Agustini

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LARGIMI I KLASËS SË MESME NGA HONG KONGU (12.04.2013)
E ARDHMJA E HAGIA SOFIAS (12.04.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 dhjetor?1818 - ILINOIS BËHET SHTETI I 21të I SHBA (12.04.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 dhjetor?1804 - NAPOLEON BONAPARTI KURORËZOHET PERANDOR I FRANCËS (12.02.2013)
Histori Çfarë ka ndodhur më 1 dhjetor?1622 - VDIQ PJETËR BUDI, SHKRIMTAR I LETËRSISË SË HERSHME SHQIPE (12.01.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 nëntor?1782 - BRITANIA NJEH PARAPRAKISHT PAVARËSINË E SHBA (11.30.2013)
BERLUSCONI DEKLAROI SE NUK DO TË LARGOHET NGA POLITIKA (11.28.2013)
BASTA BERLUSCONI? JO PLOTËSISHT (11.28.2013)
LAZERI GJERMAN PUSHTON BOTËN E SMARTFONËVE (11.28.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 28 nëntor?1443 - SKËNDERBEU DHE FORCAT E TIJ ÇLIROJNË KRUJËN DHE NGRENË FLAMURIN KUQ E ZI (11.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]