VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 janar?
1913 - LUFTA E PARË BALLKANIKE, BETEJA E LEMNOS

E Djelë, 01.05.2014, 10:42am (GMT1)


1913 - Lufta e Parë Ballkanike: Gjatë betejës së Lemnos, admirali grek Pavlos Konduriotis detyron flotën turke të tërhiqet në bazën e saj të Dardaneleve, prej nga mbeti e pa aktivizuar gjatë gjithë luftës.
 
1914 - Lajme nga fronti i punës: Kompania Ford Motor e Henry Fordit shpall me krenari një pagë të re ditore minimale prej 5 dollarësh dhe një ditë pune prej 8 orësh.
 
1919 - Themelohet Partia e Punëtorëve gjermanë - Më 1920 ajo do të quhej Partia Naziste, dhe pas një viti, Adolf Hitler do të bëhej kryetar i saj. Në vitin 1933, Hitleri u emërua Kancelar i Gjermanisë dhe shumë shpejt krijoi një regjim totalitar i njohur si Rajhu i Tretë. Pas disfatës së Rajhut në përfundim të Luftës së Dytë Botërore në Evropë partia Naziste shpallet e jashtligjshme nga fuqitë aleate.
 
1933 - Fillon ndërtimi i urës Golden Gate (Porta e Artë) për të lidhur dy brigjet e gjirit të San Franciskos. Ngjyra e urës është portokalli, sepse plotëson mjedisin natyror dhe rrit dukshmërinë e urës në mot me  mjegull. Para ndërtimit të urës, e vetmja rrugë e shkurtër mes San Francisko dhe kontesë Marin ishte me anije. Shërbimi traget filloi në vitin 1820. Ura Goldon Gate u përurua më 27 maj 1937. Festimet zgjatën një javë dhe vetëm brenda 1 dite rreth 200 mijë njerëz e kaluan atë në këmbë. Trafiku për automjete do të lejohej më vonë.
 
1943 Gazeta shqiptare - amerikane Dielli boton tekstin e një telegrami që krypeshkop Fan Noli  i kishte dërguar në dhjetor 1942, Anton Logorecit në Londër, i cili mbante lidhje me  Komitetin Shqipëria e Lirë themeluar në Boston nga Çekrezi. Në telegramin e tij Fan Noli i drejtohej Logorecit me këto fjalë: "Në këtë situatë emergjente, ata që kundërshtojnë mbretin Zog si kryetar legjitim të një qeverie shqiptare në megrim, me një vend në Konferencën e Paqes, bëjnë pavetëdije lojën e armiqve të Shqipërisë. Ju bëj thirrje juve dhe miqve tuaj për të sheshuar mosmarrëveshjet me mbretin Zog si e keqja më e vogël deri në konferencën e ardhshme të paqes dhe përkrahni Frontin e Bashkuar shqiptar, që ështe e vetmja mënyrë për të ndihmuar sa më mire si Shqipërinë edhe Kombet e bashkuara, për të garantuar tërrësine tokësore të Shqipërisë". Thuajse një vit më pare (1942), në Uashington, Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se Pakti kundër Fuqive të Boshtit ishte nënshkruar nga 26 vende. Por as Etiopia dhe as Shqipëria (vendet e para të pushtuara nga Italia anëtare e Boshtit) nuk ishin ftuar për të nënshkruar dokumentin. Presidenti Ruzvelt, thuhet se, iu drejtua Çurçillit: "Winston, kemi harruar Zogun". Megjithatë, mbreti Zog nuk vonoi, dhe i telegrafoi Ruzveltit se Shqipëria bashkohej me Deklaratën e Washingtonit pa asnjë mëdyshje
 
1953 - Në Queens të Nju Jorkut lindi George Tenet, ish-drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit. I ati i tij nga fshati Qeparo i Shqipërisë u vendos fillimisht në Francë ku punoi në një minierë qymyri para se të emigronte përfundimisht në Shtetet e Bashkuara. Tenet u rrit në lagjen Queens, ku krey edhe shkollën e mesme, ndërkohë që punonte si pjata-larës në restorantin e vogël të familjes. Tenet u diplomua nga Universiteti Georgetown në vitin 1976 dhe mori një diplomë Master për Çështje Ndërkombëtare nga Universiteti Columbia në vitin 1978. Pas shume vite pune në Kongres e Senat si këshilltar pranë komisionit për çështje të zbulimit, Tenet u caktua në postin e drejtorit të CIAs ne korrik 1997 deri në korrik 2004, duke u bërë drejtori dytë me qëndrim më të gjatë në këtë detyrë, pas Allen Welsh Dulles, si dhe një nga pak drejtorët e CIAs që u kanë shërbyer dy presidentëve të dy partive kundërshtare, demokrat e republikane. Nga shkurti i vitit 2008, Gerge Tenet është drejtor i Bankës Tregtare Allen & Company.
 
1957 - Në një fjalim për Kongresin, Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower shpall krijimin e asaj që më vonë do të quhej Doktrina Eisenhower, sipas së cilës, një vend mund të kërkojë ndihmën amerikane nëse ndjehej i kërcënuar ushtarakisht nga një shtet tjetër. Eisenhower veçoi kërcënimin sovjetik në Doktrinën e tij, duke autorizuar angazhimin e forcave amerikane "për të siguruar dhe mbrojtur integritetin territorial dhe pavarësinë politike të vendeve nëse ato kërkonin ndihmë kundër agresionit të armatosur nga komunizmi ndërkombëtar".
 
1968 - Alexander Dubçek vjen në pushtet: "Pranvera e Pragës" fillon në Çekosllovaki .
.
1972 - Presidenti amerikan Richard Nixon urdhëron zhvillimin e një programi për vajtje ardhje në Hapësirë. Presidenti tha se  NASA do të vazhdojë zhvillimin e një sistemi ripërdorues të anijeve hapsinore me kosto të ulët - dhe nënshkroi ligjin që autorizonte, jo pak, por 5 presje 5 miliardë dollarësh për këtë qëllim.
 
Mendim i ditës
"Kemi dy veshë dhe një gjuhë në mënyrë që të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak".
Diogjeni

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.