VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Rënia e Murit të Berlinit, e çara më e madhe e sistemit komunist E Martë, 11.03.2009, 03:06pm (GMT1)
Në mbrëmjen 9 nëntorit 1989, Muri i Berlinit prej 155 kilomerash rreth enklavës demokratike Perëndimore u hap. Kufiri mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, humbi kuptimin ashtu si dhe shteti socialist i Gjermanisë. 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania u ribashkua. Në vazhdim një historik të shkurtër nga ngritja deri në rënin e Murit të Berlinit. 9 nëntori 2009 shënon 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që është bërë simboli i rënies së komunizmit të Evropë.
Muri u ndërtua për të ndalur largimin e gjermano-lindorëve, duke u bërë kështu simboli i mungesës së lirisë së tyre. Pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria u dha urdhër më shumë se 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetën 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor. 10 mijë kilometra tela u shtrinë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit Perëndimor. Muri u përfocua herë pas here dhe deri në vitin 1989 ai numëronte 45 mijë blloqe betoni, 259 qen kufiri dhe 302 kulla vëzhgimi.
Në qershor të vitit 1963, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy vizitoi Berlinin Perëndimor, ku mbajti një fjalim të fuqishëm kundër ngritjes së Murit. "Në botën e lirisë, prononcimi më me krenari ishte "Jam berlinez". Ky fjalim konsiderohet një nga momentet më të shënuara të Luftës së Ftohtë.
Shifrat për numrin e atyre që u vranë deri në shembjen e Murit janë të ndryshme. Prokurorët e Berlinit thonë se 270 vetë u vranë gjatë tentativës për t'u arratisur, duke kapërcyer murin, duke kaluar nën të, ose nëpërmjet pikave të kalimit, 3200 u arrestuan kur po përpiqeshin të kalonin Murin. 5 mijë gjermano-lindorë arritën të shkonin në Berlinin Perëndimor. Më shumë se 75 mijë qytetarë u burgosën për tentativë arratisjeje nga Gjermania Lindore.
Në tetor të vitit 1989, Mikhail Gorbachevi vizitoi Berlinin Lindor me rastin e 40 vjetorit të themelimit të Gjermanisë Lindore. Në atë kohë ai po promovonte reforma në Bashkimin Sovjetik dhe u bëri thirrje udhëheqjes gjermano-lindore të bënte të njejtën gjë. Shefi i medias së Partisë Komuniste, Guenter Schabowski, u tha gazetarëve se byroja politike do të bënte një njoftim se gjermano-lindorët do të lejoheshin të udhëtonin në perëndim. Kur u pyet se kur do të ndodhte kjo, Schabowski tha se mesa dinte ai, kjo do të bëhej menjëherë. Më pas u mësua se deklarata e Schabowskit nuk kishte qënë e saktë, megjethëse ai nuk pranoi kurrë se kishte bërë gabim, duke thënë se njoftimi ishte caktuar të bëhej në mëngjesin e 10 nëntorit. Por brenda disa minutash, pas deklaratës së Schabowskit, gjermano-lindorët u vërsulën drejt postave të kufirit dhe në mesnatën e 9 nëntorit qindra mijëra prej tyre vërshuan drejt perëndimit. Rojet u kapën në befasi, askush nuk kishte marrë urdhër për ndonjë veprim. Pas disa orë ankthi, kur u pa se as trupat sovjetike nuk hapën zjarr, rojet lanë pozicionet ndërsa njerëzit kalonin kufirin. Në mbrëmjen 9 nëntorit 1989, Muri prej 155 kilomerash rreth enklavës demokratike të Berlinit Perëndimor u hap. Kufiri mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, ku tanket e Traktatit të Varshavës dhe NATO-s qëndruan përballë njeri tjetrit për dekada me radhë humbi kuptimin ashtu si dhe shteti socialist i Gjermanisë. 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania u ribashkua. Në anën e Lindjes, atje ka mbetur tani vetëm ajo që quhet Galeria Lindore, një pjesë muri me gjatësi 1300 metrash, i dekoruar në vitin 1990 nga 118 artistë nga 21 vende e që tani po restaurohet. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |