VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Grupet opozitare gjermane që paraprinë rënien e Murit të Berlinit E Shtunë, 11.07.2009, 09:25am (GMT1)
20 vjet më parë, qytetarët e Republikës Demokratike Gjermane dolën në rrugët e qyteteve për të shprehur pakënaqësinë e tyre për jetën në Gjermaninë Lindore. Ata ngritën zërin kundër shtypjes së përditëshme politike, mungesës së lirisë për t'u larguar nga vendi, si dhe kundër përndjekjes së tyre të përherëshme nga policia sekrete, Stasi.
Lëvizja e opozitës filloi të merrte formë kur njerëzit formuan grupet e opozitës si IFM, Nisma për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut, që ishte një prej tyre. Wolfgang Templin ishte një prej themeluesve të këtij grupi.
Ai thotë se fillimisht kishte dashur t'i ndryshonte gjërat nga brenda dhe kishte menduar se kjo mund të bëhej duke qënë anëtar i partisë komuniste, Partia e Bashkimit Socialist të Gjermanisë. Por nuk kaloi shumë kohë pasi hyri në parti, Templin u rekrutua si agjent i sigurimit të shtetit, Stasi.
Por kur ishte student i filozofisë, Templin u lidh me një grup studentësh me prirje të majta, të cilët kritikonin shtetin gjermano-lindor. Tempin e kuptoi gabimin që kishte bërë dhe e ndërpreu bashkëpunimin me Stasin. Një vizitë studimore në Poloninë fqinje e njohu atë me lëvizjen Solidarnost. Kur u kthye në Gjermani, Templin u largua nga partia komuniste dhe themeloi grupin e opozitës, IFM.
Edhe Kristoph Halbrok ishte aktivist i një grupi tjetër të opozitës. Tani ai është historian dhe punon në BTSU, Zyra e Komisionerit Federal, që ruan arkivat e Stasit dhe ndihmon individët dhe institucionet të shikojnë dosjet e Stasit për qëllime të ndryshme.
I rritur në pjesën veriore të Gjermanisë Lindore, Halbrok ishte anëtar i disa grupeve ambjentaliste dhe u bashkua me një prej tyre kur shkoi në Berlin në vitin 1983. Ai dhe disa anëtarë të tjerë të këtyre grupeve menduan se ishte me shumë rëndësi që të thyhej monopoli shtetëror i informacionit.
Sëbashku me dy të tjerë, Halbrok themeloi grupin "Umweltbibliothek", UB, Biblioteka e Mjedisit, në vitin 1986, grup i cili u prezantua si "universiteti fluturues", bazuar në modelin evropiano-lindor që organizonte diskutime edukative në apartamentet e banorëve. Grupi "UB" u bë i njohur në vitin 1987, kur zyrtat e tij u bastisën nga Stasi. Pas operacionit të Stasit njerëzit zhvilluan një protestë të heshtur me qirinj për UB-në. Halbrok thotë se atëhere dhe më pas në raste të tjera, qytetarët e zakonshëm e mbështetën grupin me të gjitha mundësitë e tyre.
Halbrok e përshëndeti me gëzim rënien e Murit të Berlinit dhe bëri një vizitë në Berlinin Perëndimor para se të kthehej në Gjermaninë Lindore.
Një nga lëvizjet më të njohura të të drejtave civile në Gjermaninë Lindore ishte "New Forum", "Forumi i Ri", që festoi 20 vjetorin në shtator. I themeluar pak kohë para rënies së Murit të Berlinit, "Forumi i Ri" u bë shumë popullor në periudhën deri në ribashkimin e Gjermanisë, në tetor të vitit 1990. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |