E Enjte, 03.28.2024, 01:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
BLETËT NË AMERIKËN E VERIUT

E Hënë, 04.14.2014, 06:27am (GMT+1)


Ndonëse shkatërrimi i kolonive të bletëve në Amerikën e Veriut është ende një mister i pazgjidhur, një biolog i Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara po përpiqet të ruajë kujtimin e mijëra llojeve të insekteve polenizuese, disa prej të cilëve mund të jenë në zhdukje.

Një fenomen misterioz  që po shkatërron kolonitë e bletësve u kanoset  insekteve  mjaltëbërëse në të gjithë botën. Specialistët thonë se katër mijë speciet e bletëve të Amerikës së Veriut mund të zhduken.

Hulumtuesja nga Universiteti "Rutgers" Rachael Winfree thotë se bletët mjaltëbërëse nuk janë të vetmet që po rrezikohen.

"Ajo që ne kemi gjetur është se insektet e egra vendase kanë përgjysmuar aktivitetin tek lulet."

Një shkencëtar me Shërbimin Gjeologjik amerikan, Sam Droege thotë se bletët janë tepër të bukura për t'u harruar nëse zhduken përgjithmonë. Me ndihmën e një tekniku laboratori, ai është duke krijuar portrete të bletëve plot ngjyra.

"Kur sheh speciet vendase, vën re ngjyra metalike, të gjelbër, blu, të zeza me shenja të ndryshme, dhe disa janë të kuqe."

Zoti Droege po fotografon jo vetëm bletët shtëpiake, por edhe speciet e egra të cilat polenizojnë bimët.

Ai i mbledh vetë disa nga speciet, ndërsa të tjerat i dërgohen nga agjenci qeveritare, hulumtues dhe institute në të gjithë vendin.

Përpara sesionit të fotove, bletët duhet të lahen dhe thahen. Zoti Droege i vendos ato në një kuti të posaçme të bardhë e cila përcjell dritën pa lënë hije.

Nga këto fografi, të marra nga kënde të ndryshme, prodhohet një fotografi e vetme e bukur nga bashkimi i tyre nga një program kompjuterik.
Zoti Droege thotë se puna e tij ka dy elementë.

"Një element është thjesht shkencor, në mënyrë që të ilustrojë udhëzuesin tonë të identifikimit, të cilat janë shumë teknike dhe mund të shihen vetëm nga një numër i vogël njerëzish. Por, aspekti tjetër është një lloj mjeti për të treguar dhe ilustruar gjithë bukurinë e tyre."

Zoti Droege thotë se fotot e detajuara do të ndihmojnë hulumtuesit me kursimin e kohës dhe parandalimin e gabimeve të identifikimit.

Disa nga fotot janë në dispozicion në faqen e internetit të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 13 prill?989 - BETEJA E ABIDOSIT (04.13.2014)
'VIEUXTEMPS' - NJË VIOLINË E RRALLË DHE E ÇMUAR (04.12.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 12 prill?467 - ANTHEMI ILIR VJEN NË KRYE TË PERANDORISË ROMAKE TË PERËNDIMIT (04.12.2014)
GJERMANIA NJË PARAJSË PËR MAFIEN ITALIANE? (04.12.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 11 prill?491 - FLAVIUS ANASTASIUS DYRRHACHIUM BËHET PERANDOR BIZANTIN (04.11.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 10 prill?1553 - LINDI HUGO GROTIUES, JURIST HOLANDEZ, THEMELUES I SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE (04.10.2014)
PESË USHQYESIT QË JU NEVOJITEN MË SHUMË (04.09.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 9 prill?193 - SEPTIMIUS SEVERUS SHPALLET PERANDOR ROMAK (04.09.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 8 prill?217 - PERANDORI KARAKALLA VRITET DHE PASOHET NGA MAKRINUS (04.08.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 7 prill?1498 - TURMA VËRSHON NË MANASTIRIN E SAVONAROLAS (04.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]