VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GERARD BAKER - ASNJË GAZETË NUK DO TI MBIJETOJË KALIMIT NGA PRINTI NË ONLINE

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 12:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
GERARD BAKER - ASNJË GAZETË NUK DO TI MBIJETOJË KALIMIT NGA PRINTI NË ONLINE

E Martë, 04.15.2014, 05:10pm (GMT+1)


Në një intervistë për të përjavshmen gjermane, Der Spiegel, Kryeredaktori i The Wall Street Journal, Gerard Baker flet për valën e miliarderëve që "hidhen me kokë" në biznesin e gazetarisë si dhe evolucionin e gazetës së tij qe ka kaluar pas shtatë vitesh në pronësi të Rupert Murdoch.

Z. Baker, ju keni pesë vajza. A do i këshillonit sot që "t'i hynin" gazetarisë?

Po, do ta bëja. Nuk ka shumë profesione që mund të joshin më shumë. Gazetaria ka një të ardhme të madhe dhe një vlerë të pabesueshme për shoqërinë.

Tirazhi dhe të ardhurat nga reklamat kanë rënë prej vitesh, sidomos në SHBA. Vetëm miliarderët janë të tërhequr prej gazetave këto kohë: Jeff Bezosi i Amazonit bleu "Uashington Post"-in, investitori John Henry mori "Boston Globe" dhe Warren Buffet po blen gazeta lokale pa fund.

Investimet e tyre tregojnë që gazetaria nuk është një biznes që po vdes! Ata shohin qartë që ka vlerë tek lajmet dhe e ardhmja do të jetë dixhitale. Asnjë gazetë nuk do i mbijetojë tranzicionit nga versioni i printuar në versionin online dhe disa nuk do të mbijetojnë fare. Por kjo nuk do të thotë që vetë gazetaria është e destinuar të marrë fund. Përkundrazi: Nuk ka patur asnjëherë nevojë më të fortë për informacion të besueshëm. Një pionier i internetit si Jeff Bezosi ka të drejtë të besojë që në këtë biznes ka shanse për të fituar para.

A jeni i sigurt se baronët e shtypit të shkruar nuk janë thjesht në kërkim të trofeve, për influencë apo për një imazh më të mirë?

Nuk i di arsyet e Bezosit apo Buffetit, sigurisht. Por unë i dëgjoj dhe besoj atë që thonë: Që ata nuk po i bëjnë për arsye të kota, apo që kjo gjë u jep ndonjë kënaqësi jo-financiare.

Si ndryshojnë këta pronarë të shtypit të shkruar, nga Rupert Murdoch, i cili e bleu "Wall Street Journal" shtatë vjet më parë nga familja Bancroft?


Është e thjeshtë: Rupert Murdoch ka investuar shumë në gazetari për më shumë se 60 vite, jo vetëm për një vit, dhe ai ka një seri suksesesh në këtë biznes. Është një angazhim i vazhdueshëm.

Vitin që kaloi, ai shiti 33 gazeta rajonale, duke argumentuar se nuk bënin më pjesë në strategjinë e kompanisë. Sa kohë do të ketë vend "Wall Street Journal" në strategjinë e "News Corp"? Në fund të fundit, tashmë Murdoch i ka ndarë bizneset e tij më të suksesshëm të televizionit dhe filmave.

Vetë Rupert Murdoch ka thënë shpesh se Dow Jones dhe "Wall Street Journal" janë absolutisht qendrore për kompaninë. Unë do të thoja që janë shtylla kurrizore e kompanisë 9 miliardë dollarëshe, për shkak të përmasave si dhe shtrirjes globale që kemi.

Si e ka ndryshuar Rupert Murdochu "Wall Street Journal"-in?

Ne jemi një gazetë më e mirë. Kemi zgjeruar shtrirjen e "Wall Street Journal"-it, kemi shtuar mbulimin e politikës, sportit, argëtimit, modës dhe kulturës. Kemi shtuar rubrika të reja dhe një revistë ndërkohë që e kemi ruajtur pikën e fortë, atë të mbulimit të biznesit dhe financës. Baza jonë e të abonuarve po rritet. Në të njëjtën kohë, jemi bërë më të fokusuar tek lajmi, më të shpejtë, i kemi bërë më të arritshëm lajmet. Kemi më pak nga ata lajmet shumë të gjatë që i keni gjetur tradicionalisht tek "WSJ".

Kritikët do të thoshin që kjo është një prej arsyeve përse "WSJ" ka fituar vetëm 2 çmime "Pulitzer" që kur Murdoch e bleu kompaninë shumë vite më parë.

Unë nuk e gjykoj suksesin e "WSJ" me numrin e çmimeve "Pulitzer". Nuk thonë asgjë për cilësinë e gazetarisë.

Falë Jeff Bezosit, "Washington Post"-i ka më shumë para për të investuar. A ju bën nervoz?

Jo, është gjë e mirë për ne, që pionierë të suksesshëm të epokës dixhitale, si Bezosi demonstrojnë që besojnë në gazetari. Ndoshta do të bindë disa njerëz në komunitetin e investimeve, të cilët e kanë menduar si të mbaruar tashmë biznesin e gazetave, se ka shumë arsye të mira për të investuar. Për këtë, të gjithë duhet t'i jemi mirënjohës Bezosit. Tingëllon si klishe, por konkurrenca është e mirë, na mban zgjuar, i bën gazetarët tanë edhe më ambiciozë.

Publikimet në internet, si "Business Insider", "Politico" apo "The Intercept" që u nis kohët e fundit nga themeluesi i "eBay"-t dhe miliarderi Pierre Omidyar të gjithë kanë lajme ekskluzivë me impakt, dhe e bëjnë të vështirë për ju që të ruani statusin e "WSJ", si një gazetë që duhej të lexohej patjetër në të shkuarën.

Disa prej tyre kanë lajme shumë të mirë, por deri tani nuk kam parë tek asnjëri prej këtyre atë cilësi gazetarie që e shohim përditë, për minutë tek "WSJ". Disa prej tyre kanë shumë trafik, por ne kemi më shumë se 2 milionë vetë që paguajnë me qëllim që të lexojnë "WSJ" të printuar, apo në internet, çdo ditë. Pikërisht në këtë lloj audience janë më të interesuar ata që merren me reklama.

Gazetat amerikane kanë humbur më shumë se 50 përqind të të ardhurave nga reklamat në 6 vitet e fundit. Tendenca më e fundit e reklamuesve është "native advertising" reklama që u ngjajnë artikujve të gazetave. Gjashtë muaj më parë ju thatë se ky është një "pakt Faustian", por tani "WSJ" po u ofron pikërisht këtë gjë reklamuesve. Përse po hyni në këtë pakt?

Kam thënë që ekziston një risk: që në kërkimin për të ardhura të reja, ne e bëjmë të paqartë vijën ndarëse mes reklamës dhe gazetarisë. Po ta bëjmë, do humbasim besueshmëri dhe lexues.

Por "native advertising" si i tillë bazohet pikërisht në paqartësinë e vijës ndarëse. A nuk mendoni që është një "terren i rrëshqitshëm"?

Jo, sa kohë që për lexuesin nuk ka dyshim nëse diçka është reklamë apo artikull gazete. Pikërisht kështu veprojmë ne dhe nuk mendoj që dikush mundet të thotë që ne e bëjmë të paqartë vijën ndarëse.

"Los Angeles Times" ka bërë bujë kohët e fundit me robotin e parë që ka shkruajtur një artikull të shkurtër për tërmetin. Sa shanse mendoni që do të ketë robo-gazetaria në biznesin e lajmit?


Disa shkencëtarë po parashikojnë një kohë kur inteligjenca artificiale do të bëhet më inteligjente se sa inteligjenca njerëzore. Është një ide magjepsëse. Inteligjenca artificiale po përparon me një ritëm që bën gjithçka të mundur, dhe sigurisht që informacioni bazë dhe rutinë mund të përcillet me robotë. Por nuk mendoj që në të ardhmen e afërt ne do të jemi në gjendje të zëvendësojmë gjykimin dhe dijen e një qenieje njerëzore në gazetari.

DER SPIEGEL/Marre nga bota.al

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 15 prill?1071 - BARI PUSHTOHET NGA NORMANI ROBERT GUISKARD (04.15.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 prill?43 para erës së re - BETEJA E FORUM GALLORUM (04.14.2014)
BLETËT NË AMERIKËN E VERIUT (04.14.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 13 prill?989 - BETEJA E ABIDOSIT (04.13.2014)
'VIEUXTEMPS' - NJË VIOLINË E RRALLË DHE E ÇMUAR (04.12.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 12 prill?467 - ANTHEMI ILIR VJEN NË KRYE TË PERANDORISË ROMAKE TË PERËNDIMIT (04.12.2014)
GJERMANIA NJË PARAJSË PËR MAFIEN ITALIANE? (04.12.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 11 prill?491 - FLAVIUS ANASTASIUS DYRRHACHIUM BËHET PERANDOR BIZANTIN (04.11.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 10 prill?1553 - LINDI HUGO GROTIUES, JURIST HOLANDEZ, THEMELUES I SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE (04.10.2014)
PESË USHQYESIT QË JU NEVOJITEN MË SHUMË (04.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]