VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

REKUIEM PËR MINO REITANON KALABREZIN QË KËNDOI ME BITËLLSAT
E Shtunë, 01.31.2009, 01:07pm (GMT1)

Beniamino Reitano, njohur si Mino lindi në Fiumara më 7 dhjetor 1944 dhe viq në Agrate Brianza më 27 janar 1999. Ai ishte një këngëtar, kantautor dhe kompozitor italian. Ai është autor i pothuaj të të gjitha këngëve që i ka regjistruar, shpesh edhe me të vëllain Franko (Franco), ka shkruar këngë edhe për artistë të tjerë, nga të cilat më e njohura është Una ragione di piu (Një arsye më shumë) për këngëtaren Ornella Vanoni, konsideruar si një evergreen, përherë e re, e muzikës së lehtë italiane.

Mino Reitano, qysh prej lindjes, mbeti jetim nga nëna, e cila vdiq vetëm 27 vjeçe tek po sillte në jetë Minon. Familja e tij në Fiumara, një fshat i vogël afër Rexhio Kalbrias (Reggio Calabria), ishte një familje tejet e varfër. Në Rexhio Kalabria, prej nga kurrë nuk është shkëputur, ai studioi për 8 vjet në konservator, duke mësuar pianofort, violinë dhe trombë. Kur ishte 10 vjeç u ftua në transmetimin televiziv La giostra die motivi (Shrregulla e motiveve), drejtuar nga Silvio Gigli.

Bën hapat e parë të karrierës së tij muzikore duke iu kushtuar rokenrollit bashkë me vëllezërit

Antonio Reitano, Vincenzo (Gegè) Reitano e Franco Reitano (emri i grupit ndryshon duke pasur gjithnjë në krye fjalën Vëllezërit Fratelli Reitano, Franco Reitano & His Brothers, Beniamino e i Fratellli Reitano), dhe me Vëllezërit merr pjesë në Festival di Cassano Jonico (Festivalin e Kasanos Jonike) dhe në festivalin Rassegna della musica calabrese (Përzgjedhje e muzikës kalabreze; në vitin 1961 regjistron albumin e parë me 45 xhiro, me këngët Tu sei la luce dhe Non sei un angelo, album që ia jep pasqyrimin e parë në një veprimtari kombëtare, TV Sorrisi e Canzoni (TV, Buzëqeshje dhe Këngë).

Në fund të po atij viti vendoset në Gjermani, ku grupi do të jepte një varg koncertesh, midis të cilëve një klub ku këndonin së bashku me Bitëllsat (Beatles). Reitano do ta kujtonte shpesh këtë fakt më vonë. Dhe, në të vërtetë, ai kishte lidhje të veçanta të ngushta me Xhon Lenonin (John Lenon).

Kthehet në Itali më 1963 dhe regjistron albumin e dytë Robertina twist, pastaj albumin e tretë Twis time, të cilët nuk tërheqin vemendjen. Më 1965 merr pjesë në Festivalin e Kastrokaros (Festival di Castrocaro), duke kënduar në anglisht këngën It's over (Ka marrë fund), një këngë e Roy Orbison, por nuk arrin të kualifikohet për në finale.

Arrin një kontratë me shtëpinë e regjistrimeve muzikore Dischi Ricordi, publikon më 1966 albumin La fine di tutto (Fundi i gjithçkaje), versioni italisht i këngës angleze It's over. Vitin tjetër merr pjesë për herë të parë në Festivalin e Sanremos me një këngë të shkruar nga Mogol dhe nga Lucio Battisti, Non prego për me (Nuk lutem për veten), së bashku me grupin The Hollies, grup i të famshmit Graham Nash.

Në verë merr pjesë me këngën Quando cerco una dona (Kur kërkoj një grua) në festivalin Cantagiro 1967. Pastaj kalon në shtëpinë muzikore Ariston Ricords të Alfredo Rossit dhe në vitin 1968 është hit parade me këngën Avevo un cuore (che ti amava tanto) Kisha një zemër (që të dashuronte shumë), publikuar vitin e mëvonshëm. Pastaj rikthehet me këtë këngë përsëri në festivalin Cantagiro, si dhe me këngën Una chitarra cento illusioni (Një kitarrë njëqind iluzione). Dhe falë suksesit të këtyre këngëve arrin të blejë toka në Agrate Brianza ku ndërtoi Reitanopoli (Qytetin Reitano), në lloj rach, pra ferme, ku do të jetonte gjithë jetën derisa vdiq.

Po atë vit shkroi një nga këngët më domethënëse, Il diario di Anna Frank (Ditari i Anë Frankut), kënduar me sukses nga grupi Camaleonti, përfshirë në albumin e tyre të atij viti, Io per lei (Unë për të). Shkraun edhe Quel ragazzo che non sorride mai (Ai djalosh që nuk buzëqesh kurrë), kënduar me sukses nga Alessandra Casacia.

Më 1969 kthehet në Festivalin e Sanremos me këngën Meglio una sera piangere da solo (Më mirë një mbrëmje të qash i vetmuar, bashkë me Kaludio Vilën (Claudio Villa). Po atë vit shkruan muzikën e këngës Una ragione di più, kënduar me sukses nga Ornella Vanoni, me tekst të Franko Kalifanit (Franco Califani) dhe të vetë Vanonit, publikuar në albumin Mino canta Reitano (Mino këndon Reitanon), që përmban midis këngëve një interpretim të Prendi fra le mani la testa, sukses i Riki Maiocchi shkruar gjithnjë nga Mogol-Battisti. Po më 1969 blen një çiflig të madh në Agrate Brianza dhe atje dërgon të jetojë gjithë familjen dhe të afërmit më të ngushtë nga Kalabria, duke ndarë me ta mirëqenien ekonomike të arritur nëpërmjet suksesit.

Në verën e atij viti mori pjesë në Cantagiro 1969, me këngën Daradan. Pastaj vitin tjetër shkruan Canne al vento (Kallam në erë), kënduar me sukses nga Giovanna. Tjetër sukses është Gente di Fiumara, këngë kushtuar njerëzve të tij në fshatin e lindjes. Më 1971 fiton Un disco për l'estate (Një disk për verën) me këngën Era il tempo delle more (Ishte koha e zeshkaneve), një prej disqeve më të shitura. Kthehet në të njëjtin manifestim më 1973 me këngën Tre parole al vento (Tri fjalë erës).

Vijnë vite të begatshme ne një varg arritjesh e vlerësimesh (Cantagiro, Festibalbar, disqe të arta, tune nëpër gjithë botën). Merr pjesë, ndër të tjera, për tetë vjet rresht në festivalin Canzonissima, duke fituar gjithnjë e më shumë vende të para. Në vitin 1974 regjistron këngën Dolce angelo (Engjëll i ëmbël), në albumin Sugar baby love, sukses i grupit The Rubettes. Nuk mungojnë edhe shfaqje të shumta televizive dhe kompozime siglash muzikore, midis të cilave edhe programeve më të shikuara si Scommettiamo 2, drejtuar nga Mike Bongiorno në kanalin e parë Rai më 1976.

Po atë vit shkruan romanin Oh Salvatore!, historia e një emigranti, me të dhëna autobiografike, publikuar në Edizione Virgilio të Milanos, vepër që pati një sukses të kënaqshëm te publiku dhe kritika.

Më 1978 shkruan këngë për fëmijë dhe regjistron Keko il tricheco për etiketën Eleven, në pronësi të mjeshtrave Augusto Martelli e Aldo Pagani, që bëhet shtëpia e tij e re e regjistrimeve muzikore.

Më 1988 paraqitet në Sanremo duke kënduar Italia, shkruar për të nga Umberto Balsamo. Më këtë këngë, që shpreh gjithë dashurinë e Reitano për vendin e tij, arrin vetëm në vendin e gjashtë, por ajo u vlerësua në mënyrë të veçantë nga publiku dhe duke u bërë evergreen e muzikës italiane. Mjerisht ky patriotizëm i shëndoshë po anakronik e ndoshta paksa naiv nuk kuptohet nga elita e artit dhe e bën në vitet e mëvonshme objekt të një ironie të pamerituar e ndonjëherë të tepëruar. Në këtë Festival do të merrte pjesë më 1990 (Vorrei), më 1992 (Ma ti sei chiesto mai) e më 2002 (La mia canzone). Më 2001 merr pjesë në Koncertin e Pranvcerës mbajtur në Taxh Mahall, kazinonë historike të Atlantic City, bashkë me Mario Merola, Anna Calemme e Little Tony.

Si aktor pjesëmarrja e tij më e rëndësishme është në filmin Sono pazzo di Iris Blond (Jam i çmendur për Iris Blond të regjisorit Carlo Verdone (1996).

Më 2007 diagnostikohet me kancer në zorrë. E përballon me qetësi sëmundjen edhe falë besimit në fenë dhe në Zotin. Pëson dy ndërhyrje kirugjike, të fundit në nëntor 2008. Koncertin e fundit e jepte në nëntor 2006 në Peskara (Pescara), qytet të cilin e ka dashuruar gjithmonë, atje është regjistruar nga kamerat e Raitre. Në vitin 2007 ka dhënë koncertin e fundit, me transmetim të drejtpërdrejtë televiziv në Piazza Grande në Raidue. Paraqitja e fundit e tij në TV ishte në shkurt 2008, tashmë i dobësuar, ku jepte intervistë për emisionin La vitta in diretta. Nuk e ka pushuar kurrë simpatinë për Interin, skuarën zi blu për të cilën ka kompozuar në vitet 1970 himnin Alè Inter, atë vit që Interi ishte kampion i Italisë./Elida BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.