E Enjte, 03.28.2024, 03:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 16 korrik?
622 - FILLIMI I KALENDARIT ISLAMIK - DITA KUR PROFETI MUHAMET IKËN NGA MEKA PËR NË MEDINË

E Enjte, 07.17.2014, 05:51am (GMT+1)



622 - Fillimi i kalendarit islamik dita kur profetit Muhamed ikën nga Meka për në Medinë.

1054 - Tre të dërguar të Papës prishin marrëdhëniet midis Kishave Perëndimore dhe Lindore të krishtere përmes aktit të vendosjes së një dekreti shkishërimi në altarin e kishën së Shën Sofisë në Kostandinopojë gjatë liturgjisë së të shtunës. Historianët shpesh e përshkruajnë këtë ngjarje si fillimin e përçarjes Lindje-Perëndim.

1212 - Beteja e Las Navas de Tolosa, Spanjë: Papa Innocent III u bën thirrje kalorësve evropianë për një kryqëzatë për të mposhtur forcat myslimane të udhëhequra nga Almohad beteja shënoi kthesën në historinë mesjetare të Spanjës.

1439 Ndalohet puthja në Angli, si masë për mos përhpjen e murtajës.

1661 - Kartëmonedhat e para në Evropë lëshohen nga banka suedeze Stockholms Banco. Në Evropë, koncepti i kartëmonedhave u paraqit gjatë shekullit të 13-të nga udhëtarët si Marco Polo pas kthimit nga Kina.

1769 - Ati Junipero Serra themelon misionin e parë fetar të Kalifornisë, San Diego de Alcala. Gjatë dekadave në vijim, misioni transformohet në qytet San Diego.

1790 - Distrikti i Kolumbias njihet si vendqendrimi i përherëshëm i qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

1809 - Qyteti La Paz, sot Bolivi, deklaron pavarësinë nga mbretëria spanjolle dhe formon qeverinë e parë të pavarur në Amerikën spanjolle apo Latine, të udhëhequr nga Pedro Domingo Murillo.

1945 - Projekti Manhattan: Epoka Atomike fillon kur Shtetet e Bashkuara shpërthejnë me sukses një armë provë bërthamore me bazë plutonium pranë Alamogordos, New Mexico.

1964 Në fjalimin e pranimit të kandidaturës për president, senatori republikan Barry Goldwater tha: "ekstremizmi në mbrojtje të lirisë nuk është ves, dhe moderimi në përkrahje të drejtësisë nuk është virtyt".  

1969 - Programi Apollo: Apollo 11, misioni i parë me njerëz astronautë nga Toka për në Hënë, niset nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Kepin Kanaveral, Florida. Misioni Apollo ishte një sipërmarrje amerikane e kushtueshme, me pjesmarrjen e rreth 400 mijë shkencëtarëve, teknikëve dhe inxhinjerëve, dhe një kosto prej 100 milirdë dollarësh.

1981 Industri Automobilësh; pas 23 vjetësh me emrin e familjarizuar "˜Datsun', drejtuesit e firmës japoneze vendosën ta ndryshojnë emrin e saj në "˜Nissan'.

1990 Bashkimi Sovjetik tërheq kundërshtimin e tij për anëtarësim të një Gjermanie të bashkuar në NATO.

1999 - John F. Kennedy, i Riu, pilot i një avioni Piper Saratoga, vdes kur avioni i tij rrëzohet në Oqeanin Atlantik pranë brigjeve të Martha Vineyard. Gruaja e tij Carolyn Bessette-Kennedy dhe kunata Lauren Bessette në bord gjithashtu u vranë. Trupat e tyre pa jetë u gjetën dhe u nxorrën nga thellësia e oqeanit pas 5 ditësh.

Mendim i ditës
"Nuk ka pjesë të vogla, por vetëm aktorë të vegjël".
Ginger Rogers (za)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
 Histori - Çfarë ka ndodhur më 15 korrik?1799 - NJË GUR I SHKRUAR I GJET NGA KAPITENI FRANCEZ BOUCHARD (07.16.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 korrik?1789 - REVOLUCIONI FRANCEZ, DITA KOMBËTARE E FRANCËS (07.14.2014)
VENDI I DINOSAURËVE NË VIRXHINIA (07.14.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 13 korrik?1793 - GAZETARI DHE REVOLUCIONARI MARAT VRITET NË VASKË (07.14.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 12 korrik?100 BC - LINDI GAIUS JULIUS CAESAR (07.12.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 11 korrik?472 - PERANDORI ANTHEMIUS KAPET NË BAZILIKËN E SHËN PJETRIT DHE VRITET (07.11.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 10 korrik?48 para erës së re - BETEJA E DYRRHACHIUM: JUL CEZARI MEZI I SHMANGET HUMBJES KATASTROFIKE (07.11.2014)
PSE JAPONIA ËSHTË VENDI MË I ZHVILLUAR? (07.09.2014)
 Histori - Çfarë ka ndodhur më 8 korrik?52 - JUL CESARI PUSHTON NJË FSHAT PESHKATARËSH, PARISIN E ARDHSHËM (07.08.2014)
IZRAEL - URREJTJE DHE ASHPËRSIM I DHUNËS (07.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]