VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 korrik?390 para erës së re - LUFTRAT GALO-ROMAKE, HUMBJE E USHTRISË ROMAKE

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 09:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 korrik?
390 para erës së re - LUFTRAT GALO-ROMAKE, HUMBJE E USHTRISË ROMAKE

E Premte, 07.18.2014, 09:05pm (GMT+1)



390 pes - Luftrat galo - romake: Beteja në brigjet e lumit Allia (Itali) - një ushtri romake humbet ndaj forcave gale duke çuar më vonë në bastisjen e Romës.

64 - Roma përfshihet nga një zjarr i madh - ndërsa Neroni, perandor, i binte violinës, thuhet. Zjarri filloi natën, mes 18 dhe 19 korrikut, dhe shkaktoi shkatërrime të shumta para se të vihej nën kontroll pas gjashtë ditësh. Të dhëna të ndryshme ose e fajësojnë Neronin për fillimin e zjarrit ose e përgëzojnë atë për marrjen e masave për shuarjen e zjarrit

1536 - Papa Leo XIII i shpall të gjitha urdhëresat anglikane "absolutisht dhe krejtësisht të pavlefshme", duke çuar në këputjen e lidhjeve të Anglisë me Kishën e Romës

1768 - Gazeta Boston boton vargjet "Liberty Song" kënga e parë patriotike e Amerikës. "Në Liri jemi lindur dhe në Liri do të jetojmë. Qeset tona janë të gatshme. Qëndroni, miq, qëndroni; Jo si skllevër, por si të lirë paratë tona do t'i japim".

1811 Lindi William Makepeace Thackeray, shkrimtar britanik - prindërit e tij ishin me prejardhje anglo-indiane nga Kalkuta. Thackery nuk u shqua në mësime, por shkoi në Kembrixh, ku hyri në Trinity College më 1819. Atij i pëlqente të lexonte Horacin dhe autorë të tjerë klasikë. Para suksesit me romanin Vanity Fair (Panair i Kotësive), Thackeray kishte punuar si gazetar, kritik letrar, kritik artit, shkroi artikuj ditorë, anonim ose me pseudonim. "Panairi i Kotësive është një vend i lig, me njerëz pamend, plot pretedime, mashtrime, gënjeshtra" - Thackeray, vdiq më 1863.

1918 Lindi Nelson Mandela; i burgosur për 28 vjet; fitues i çmimit Nobel të Paqes (1993); Presidenti i Afrikës së Jugut; vdiq më 5 dhjetor 2013.

1925 - Hitleri boton librin-manifest Mein Kampf,  plan-programi i tij për një perandori të tretë gjermane dhe shprehje e makthit që do shpalosej në Evropën e viteve 1939-1945. Libri u shit rreth 1 mijë kopje në vitin e parë të botimit dhe kur Hitleri mori pushtetin, blerja e Main Kamftit hyri në udhën e shitjes në masë, siç ndodh shpesh me "veprat" e diktatorëve.

1932 Shqipëri; drejtori i shkollës teknike amerikane Harry Fultz largohet nga Tirana pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit kjo ishte një masë e mbretit për të parandaluar përpjekjet italiane për shtrijen e ndikimit  në vend, duke trajtuar njësoj të gjitha shkollat e huaja. Fultz u nis nga porti i Durrësit për në SHBA, duke lënë postin e drejtorit të shkollës teknike që prej vitit 1922 - shkolla ishte krijuar në vitin 1921 me fonde të Kryqit të Kuq amerikan. Pas luftës së dytë botërore, Fultz do të kthehej në Tiranë si zv/shef i misionit diplomatik amerikan, për t'u dëbua nga qeveria komuniste si person i padëshiruar në vitin 1946. Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990 në Tiranë u krijua Fondacioni Harry Fultz për rihapjen e shkollës së tij teknike, sot kolegj komunitar.

 1976 - Nadia Komaneci (14 vjeç) bëhet personi i parë në historinë e Lojrave Olimpike që fiton të gjitha pikët e mundshme (10) në gjimnastikë.

Mendim i ditës
"Asnjëherë mos humb shansin për të thënë një fjalë të mirë."
William Makepeace Thackeray
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
 Histori - Çfarë ka ndodhur më 17 korrik?180 - DYMBËDHJETË BANORË TË SKILLIUMIT NË AFRIKËN E VERIUT EKZEKUTOHEN NGA PERANDORI AURELIUS PSE ISHIN TË KRISHTERË (07.18.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 16 korrik?622 - FILLIMI I KALENDARIT ISLAMIK - DITA KUR PROFETI MUHAMET IKËN NGA MEKA PËR NË MEDINË (07.17.2014)
 Histori - Çfarë ka ndodhur më 15 korrik?1799 - NJË GUR I SHKRUAR I GJET NGA KAPITENI FRANCEZ BOUCHARD (07.16.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 korrik?1789 - REVOLUCIONI FRANCEZ, DITA KOMBËTARE E FRANCËS (07.14.2014)
VENDI I DINOSAURËVE NË VIRXHINIA (07.14.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 13 korrik?1793 - GAZETARI DHE REVOLUCIONARI MARAT VRITET NË VASKË (07.14.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 12 korrik?100 BC - LINDI GAIUS JULIUS CAESAR (07.12.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 11 korrik?472 - PERANDORI ANTHEMIUS KAPET NË BAZILIKËN E SHËN PJETRIT DHE VRITET (07.11.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 10 korrik?48 para erës së re - BETEJA E DYRRHACHIUM: JUL CEZARI MEZI I SHMANGET HUMBJES KATASTROFIKE (07.11.2014)
PSE JAPONIA ËSHTË VENDI MË I ZHVILLUAR? (07.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]