VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 korrik?360 para erës së re - PLATONI SHKRUAN DIALOGJET E TIJ ME TIMAEUN DHE KRITIAN

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 korrik?
360 para erës së re - PLATONI SHKRUAN DIALOGJET E TIJ ME TIMAEUN DHE KRITIAN

E Djelë, 07.20.2014, 08:36am (GMT+1)



360 pes -  Platoni shkruan dialogjet e tij me Timaeun dhe Kritian duke treguar mbi qytetërimin e lulëzuar Atlantean 9,000 vjet para kohës së tij. Platoni është burimi i parë i kësaj legjende. Sipas tij, Atlantis ishte një ishull i lashtë që u përmbyt nga ujrat e detit. Shumë kanë kërkuar për ishullin e humbur por pa dobi. Ndërsa Atlantis ka gjasa se kurrë nuk ka ekzistuar, siç e përshkroi Platoni, elemente të historisë së tij mund të jenë marrë nga ngjarje të vërteta Toka ka përjetuar disa qytetërime që janë shuar. Disa thonë se në kohët e lashta Atlantis merrej si tregim alegorik për të treguar se çfarë ndodh kur njeriu  bëhet vegël e teknologjisë. Vetëm në mesjetë e më pas njerëzit filluan të besonin  se  Atlantis mund të ketë ekzistuar, por deri tani askush nuk ka qenë në gjendje ta vërtetojë një gjë të tillë.   

1374 - Vdiq Francesco Petrarca, studiues, poet i Rilindjes italiane, dhe një nga humanistët e parë. Thuhet se Petrarka rizbuloi letrave Ciceronit duke shënuar fillimin e rilindjes  në shekulline 14-të. Petrarka u bë klerik, dhe kjo i dha atij mundësi për të ndjekur interesin në letërsinë e lashtë. Duke rrëuar në arkiat kishtare Petrarka ishte gjithashtu në gjendje për të kërkuar për tekstet e harruara klasike. Kjo e bëri atë të sfidonte kufizimet ideore të kohës, dhe e bëri të besonte njerëzimi nuk ishte i destinuar të dështonte, por përsëri edhe një herë mund të ngrihej në lartësitë e arritjeve të së kaluarës - kjo doktrinë e Petrarkës u bë e njohur si humanizëm.

1903 Përfundon turi i parë çiklistik i Francës Maurice Garin del i pari - çiklisti i dytë do të arrinte në vijën e finishit 2 orë e 49 minuta më vonë.
 
1919 - Luton, Angli; gjatë festimeve Ditës së Paqes ose fundit Luftës së Parë Botërore, ish-ushtarë britanikë të pakënaqur me papunësinë dhe ankesa të tjera u hodhën në protesta shoqëruar me trazira duke djegur edhe bashkinë e qytetit. Rendi u rivendos përfundimisht deri në mesnatë , por zjarrfikësit nuk ishin në gjendje për të shuar zjarrin dhe nga mëngjesin e ditës së nesërme qyteti ishte ndërruar në rrënojë. Në vitin 1922, në vendin e bashkisë së shkatërruar u ngrit përmendorja e Paqes ku janë gdhendur emrat e më shumë se 280.000 ushtarëve të vrarë gjatë luftës së parë botërore.

1941 Për here të pare; Në takim publik, kryeministri britanik Winston Churchill ngre  dorën e djathë dhe krijon me dy gishta shenjën V për Victory (Fitore). Në përfundim të luftës së ftohtë shenja V u bë symbol për Liri Democraci.

1943 - Lufta e Dytë Botërore: Roma bombardohet rëndë nga më shumë se 500 avionë të Aleatëve, duke pësuar mijëra viktima.

1946 Aktorja amerikane Marylin Manroe (20 vjeç) jep provimin saj të parë për aktore për studion 20th Century Fox. Për 26 vjet, Manroe luajti në 29 filma në Hollywood. Vdiq më 1962 nga vetë-drogimi ose e droguar.

1981 - Në një takim privat me presidentin amerikan Ronald Reagan, kryeministri francez François Mitterrand zbulon ekzistencën e Dosjes Farewell, një koleksion dokumentesh që tregonin se sovjetikët ishin duke vjedhur teknologji amerikane. Reagan thirri drejtorin e CIA-s dhe i tha: "Le t'i ndihmojmë sovjetikët me pazaret e tyre"; rezultati ishte shpërthimi më i madh jo-bërthamor në tubacionin e Siberisë më 1982. Pak vetë e dinin se ç'kishte ndodhur. Vetëm në fillim të viteve 2002, gazeta Nju Jork Tajms do të njoftonte se pas zbulimit të  Dosjes Farewell, shkencëtarët amerikanë filluan punën për një mikroprocesor për kontrollin automatik të funksionimit të tubacioneve të naftës dhe gazit. Por pajisja ishte programuar për të patur difekt, duke shtuar presionin brenda tubacioneve. Agjentët sovjetikë e vodhën mikroprocesorin dhe e përdorën në sistemin e tubacionit siberian; shpërthimi në qershor 1982, vlerësuar me një fuqi prej 3 kilotonësh, Ndodhi në shkretëtirën siberiane; dëmet ishin të pallogaritëshme , njoftime për viktima nuk pati; dhe Bashkimi Sovjetik nuk kishte si të ankohej publikisht pasi ishte mashtruar nga  teknologjia e rreme. Të gjitha softwaret që kishte vjedhur për vite tani papritmas u bënë të dyshimta: kjo situatë ndali ose vonoi punën e mijëra shkencëtarëve dhe inxhinjerëve sovjetikë,

1983 - Publikohet rindërtimi i parë tre-dimensional i një kokë të njeriut në CT. Për krijimin e këtij imazhi u përshtatën  teknikat kompjuterike që përdoren për projektimin e avionëve. Që atëherë, skanimi ose imazhi CT shihet si gur-themel i profesionit mjekësor.

1985 - Itali; Diga Val di Stava shembet duke përmbytur një sipërfaqe prej rreth 5 km dhe  vrarë mbi 250 njerëz. Nga hetimi i kësaj fatkeqësie doli se diga ishte mbajtur keq dhe rregullat teknike të operimit nuk ishin zbatuar.

Mendim i ditës
"Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës."
Platoni
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FOTOGALERI ANTOLOGJI - NEIL ARMSTRONG U VARROS NË OQEANIN ATLANTIK (07.19.2014)
70 VJET NGA ATENTATI KUNDËR HITLERIT (07.19.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 korrik?390 para erës së re - LUFTRAT GALO-ROMAKE, HUMBJE E USHTRISË ROMAKE (07.18.2014)
 Histori - Çfarë ka ndodhur më 17 korrik?180 - DYMBËDHJETË BANORË TË SKILLIUMIT NË AFRIKËN E VERIUT EKZEKUTOHEN NGA PERANDORI AURELIUS PSE ISHIN TË KRISHTERË (07.18.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 16 korrik?622 - FILLIMI I KALENDARIT ISLAMIK - DITA KUR PROFETI MUHAMET IKËN NGA MEKA PËR NË MEDINË (07.17.2014)
 Histori - Çfarë ka ndodhur më 15 korrik?1799 - NJË GUR I SHKRUAR I GJET NGA KAPITENI FRANCEZ BOUCHARD (07.16.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 korrik?1789 - REVOLUCIONI FRANCEZ, DITA KOMBËTARE E FRANCËS (07.14.2014)
VENDI I DINOSAURËVE NË VIRXHINIA (07.14.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 13 korrik?1793 - GAZETARI DHE REVOLUCIONARI MARAT VRITET NË VASKË (07.14.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 12 korrik?100 BC - LINDI GAIUS JULIUS CAESAR (07.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]