VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve -  Histori - Çfarë ka ndodhur më 22 korrik?1209 - MASAKRA NË BEZIERS

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 08:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
 Histori - Çfarë ka ndodhur më 22 korrik?
1209 - MASAKRA NË BEZIERS

E Premte, 07.25.2014, 07:44am (GMT+1)



1209 - Masakra në Beziers: sulmi i parë i madh ushtarak i Kryqëzatës kundër Albigensian  ishte fushatë ushtarake e filluar nga Papa Innicent III për të zhdukur katharët në Languedoc në jug të Francës - rreth një milion njerëz vdiqën gjatë kryqëzatës që zgjati 20 vjet. Katharizmi me rrënjë në lëvizjen pauliciane në Armeni dhe bogomile në Ballkan, bazohej në parimet e teologjisë dualiste të krishtërimit të pastër "catharsis" që ndiqej edhe nga disa "ËœAlbanenses'. Sipas Enciklopedisë Katolike (1913), Albanenses ishin një grup katharësh në Shqipëri, rreth shekullit VIII. Të përndjekur për besimin e tyre, ata kaluan në Itali dhe një pjesë u vendos në jug të Francës, ku duket se ruajtën emrin Albigensian, por ku edhe Arnaud si emër personi ndeshet jo rrallë.

1456 - Luftrat Osmane në Europë: Rrethimi i Beogradit - John Huniadi, regjent i Mbretërisë së Hungarisë, mposht Mehmetin II të Perandorisë Osmane

1535 - Të krishterët marrin Tunisin gjatë kryengritjen kundër admiralit osman Barbarosa ose Mjekerkuqi - lindur me 1478 si Hayreddin Hızır Reis, në familje shqiptare, në Lesbos, ku i ati ishte komandant garnizoni osman  - karrierën detare e filloi si pirat - vdiq më 1546.

1796 - Themelohet qyteti Kleveland, Ohio, nga gjenerali Moses Cleveland. Në vitin 1820, vendbanimi kishte jo më shumë se 150 njerëz. Pas ekspeditës më 1796, Moses kurrë nuk u kthye në Ohajo ose në qytetin që mban emrin e tij. Ai vdiq në Canterbury, Connecticut. Sot, një shtatore e tij qëndron në sheshin kryesor në Cleveland, me rreth 400-mijë banorë.

1849 - Lindi Emma Lazarus, poete amerikane (vdiq më 1887) e njohur mirë për "The New Colossus", poezi e shkruar në vitin 1883; vargjet e saj janë gdhendur në një pllakë bronzi në piedestalin e Statujës së Lirisë, e vendosur në vitin 1903 në Nju Jork.

"Kolos i ri", nga Emma Lazarus
(shqipërim)

Jo si kolos prej bronzi i famës greke,
Pushtues, këmbëhapur nga bregu në breg;
Këtu e larë nga deti, portë muzgu do të qëndrojë
Një grua i fuqishëm me pishtar, flaka e të cilit
Eshtë rrufe e pritur, dhe emri i saj
Nënë e të Ikurve. Me pishtarin në dorë
Me vështrim drejt brigjeve të largta
Në botë shpërndan mirëseardhjen;
Sytë e saj të butë urdhërojnë;
"Mbajini tokat e lashta dhe historitë pompoze!"
- qan ajo me buzë të heshtura;
 "Më jep të lodhurit, të pikëlluarit e tu,
Njerëzit që duan të marrin frymë të lirë,
Të pashpresët që mbushin brigjet tuaja
Dërgo, të pastrehët, të hedhurit nga stuhia për mua,
Unë ngre dritën pranë derës së artë! "

1893 - Në Kolorado, Katharine Lee Bates shkruan poemen "America". Samuel Ward kishte kompozuar melodi për një himnin kishtar më 1882 dhe e kombinoi me poezinë e Bates - kënga u interpretua për herë të parë në vitin 1910, me titullin që mban edhe sot:

America the Beautiful
(shqipërim)

"O e bukura për qiellin e gjerë,
Për valët e arta të grurit,
Për hijet madhështore të maleve
Mbi fushat pjellore praruese!
.....
O e bukura për piligrinët,
Që ikin nga përçmimet
Tek ty rrugëkalim gjejnë
Përtej shkretëtirës!..."

1894 - Gara e parë motor zhvillohet në Francë, mes qyteteve Paris dhe Rouen. Shpejtësia maksimale e garës arriti 25 km në orë.

1901 - Serbia rivendos marrëdhëniet diplomatike me Malin e Zi

1942 - Qeveria e Shteteve të Bashkuara fillon racionimin e benzinës për shkak të kërkesave të kohës së luftës. Historia ka tregua se racionimet ose ndalimet shpesh çojnë në furnizime të paligjshme të tregut, ose treg të zi.

Mendim i ditës
"Vetëm historia e popujve të lirë është me vlerë për vëmendjen; historia e njerëzve nën despotizmi është thjesht koleksion anekdotash."
Nicolas-Sebasstien Chamfort
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 korrik?356 para erës së re - TEMPULLI I DIANËS NË EFES U SHKATËRRUA NGA NJË ZJARRVËNIE (07.22.2014)
PARADA E 45 VJETORIT TË HOPIT GJIGANT - NEIL A ARMSTRONG ËSHTË NJERIU I PARË QË E SHKELI HËNËN (07.21.2014)
GJERMANIA PËRKUJTON QËNDRESËN KUNDËR HITLERIT (07.21.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 20 korrik?356 para erës së re - LINDI ALEKSANDRI I MADH (07.21.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 korrik?360 para erës së re - PLATONI SHKRUAN DIALOGJET E TIJ ME TIMAEUN DHE KRITIAN (07.20.2014)
FOTOGALERI ANTOLOGJI - NEIL ARMSTRONG U VARROS NË OQEANIN ATLANTIK (07.19.2014)
70 VJET NGA ATENTATI KUNDËR HITLERIT (07.19.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 korrik?390 para erës së re - LUFTRAT GALO-ROMAKE, HUMBJE E USHTRISË ROMAKE (07.18.2014)
 Histori - Çfarë ka ndodhur më 17 korrik?180 - DYMBËDHJETË BANORË TË SKILLIUMIT NË AFRIKËN E VERIUT EKZEKUTOHEN NGA PERANDORI AURELIUS PSE ISHIN TË KRISHTERË (07.18.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 16 korrik?622 - FILLIMI I KALENDARIT ISLAMIK - DITA KUR PROFETI MUHAMET IKËN NGA MEKA PËR NË MEDINË (07.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]