VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

 Histori - Çfarë ka ndodhur më 22 korrik?
1209 - MASAKRA NË BEZIERS

E Premte, 07.25.2014, 07:44am (GMT1)



1209 - Masakra në Beziers: sulmi i parë i madh ushtarak i Kryqëzatës kundër Albigensian  ishte fushatë ushtarake e filluar nga Papa Innicent III për të zhdukur katharët në Languedoc në jug të Francës - rreth një milion njerëz vdiqën gjatë kryqëzatës që zgjati 20 vjet. Katharizmi me rrënjë në lëvizjen pauliciane në Armeni dhe bogomile në Ballkan, bazohej në parimet e teologjisë dualiste të krishtërimit të pastër "catharsis" që ndiqej edhe nga disa "˜Albanenses'. Sipas Enciklopedisë Katolike (1913), Albanenses ishin një grup katharësh në Shqipëri, rreth shekullit VIII. Të përndjekur për besimin e tyre, ata kaluan në Itali dhe një pjesë u vendos në jug të Francës, ku duket se ruajtën emrin Albigensian, por ku edhe Arnaud si emër personi ndeshet jo rrallë.

1456 - Luftrat Osmane në Europë: Rrethimi i Beogradit - John Huniadi, regjent i Mbretërisë së Hungarisë, mposht Mehmetin II të Perandorisë Osmane

1535 - Të krishterët marrin Tunisin gjatë kryengritjen kundër admiralit osman Barbarosa ose Mjekerkuqi - lindur me 1478 si Hayreddin Hızır Reis, në familje shqiptare, në Lesbos, ku i ati ishte komandant garnizoni osman  - karrierën detare e filloi si pirat - vdiq më 1546.

1796 - Themelohet qyteti Kleveland, Ohio, nga gjenerali Moses Cleveland. Në vitin 1820, vendbanimi kishte jo më shumë se 150 njerëz. Pas ekspeditës më 1796, Moses kurrë nuk u kthye në Ohajo ose në qytetin që mban emrin e tij. Ai vdiq në Canterbury, Connecticut. Sot, një shtatore e tij qëndron në sheshin kryesor në Cleveland, me rreth 400-mijë banorë.

1849 - Lindi Emma Lazarus, poete amerikane (vdiq më 1887) e njohur mirë për "The New Colossus", poezi e shkruar në vitin 1883; vargjet e saj janë gdhendur në një pllakë bronzi në piedestalin e Statujës së Lirisë, e vendosur në vitin 1903 në Nju Jork.

"Kolos i ri", nga Emma Lazarus
(shqipërim)

Jo si kolos prej bronzi i famës greke,
Pushtues, këmbëhapur nga bregu në breg;
Këtu e larë nga deti, portë muzgu do të qëndrojë
Një grua i fuqishëm me pishtar, flaka e të cilit
Eshtë rrufe e pritur, dhe emri i saj
Nënë e të Ikurve. Me pishtarin në dorë
Me vështrim drejt brigjeve të largta
Në botë shpërndan mirëseardhjen;
Sytë e saj të butë urdhërojnë;
"Mbajini tokat e lashta dhe historitë pompoze!"
- qan ajo me buzë të heshtura;
 "Më jep të lodhurit, të pikëlluarit e tu,
Njerëzit që duan të marrin frymë të lirë,
Të pashpresët që mbushin brigjet tuaja
Dërgo, të pastrehët, të hedhurit nga stuhia për mua,
Unë ngre dritën pranë derës së artë! "

1893 - Në Kolorado, Katharine Lee Bates shkruan poemen "America". Samuel Ward kishte kompozuar melodi për një himnin kishtar më 1882 dhe e kombinoi me poezinë e Bates - kënga u interpretua për herë të parë në vitin 1910, me titullin që mban edhe sot:

America the Beautiful
(shqipërim)

"O e bukura për qiellin e gjerë,
Për valët e arta të grurit,
Për hijet madhështore të maleve
Mbi fushat pjellore praruese!
.....
O e bukura për piligrinët,
Që ikin nga përçmimet
Tek ty rrugëkalim gjejnë
Përtej shkretëtirës!..."

1894 - Gara e parë motor zhvillohet në Francë, mes qyteteve Paris dhe Rouen. Shpejtësia maksimale e garës arriti 25 km në orë.

1901 - Serbia rivendos marrëdhëniet diplomatike me Malin e Zi

1942 - Qeveria e Shteteve të Bashkuara fillon racionimin e benzinës për shkak të kërkesave të kohës së luftës. Historia ka tregua se racionimet ose ndalimet shpesh çojnë në furnizime të paligjshme të tregut, ose treg të zi.

Mendim i ditës
"Vetëm historia e popujve të lirë është me vlerë për vëmendjen; historia e njerëzve nën despotizmi është thjesht koleksion anekdotash."
Nicolas-Sebasstien Chamfort
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.