VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 korrik?306 - KOSTANDINI SHPALLET PERANDOR NGA LEGJIONET E TIJ

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 02:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 korrik?
306 - KOSTANDINI SHPALLET PERANDOR NGA LEGJIONET E TIJ

E Shtunë, 07.26.2014, 08:54am (GMT+1)



306 - Konstandini shpallet perandor nga legjionet e tij - praktikë e zakonëshme e shpalljes së perandorëve të Romës ku legjionet gjithashtu rrëzonin perandorë; 9 vjet më vonë, më 315, Harku i Konstandinit përfundon pranë Koloseut për të përkujtuar fitoren e tij në betejën e  Urës Milvian më 312, betejë e cila i hapi udhën shtrirjes së krishtërimit në Evropë; Në vitin 1261, qyteti i Konstandinit (Konstandinopojë) rimerret nga forcat e  perandorisë Nikean nën komandën e Aleks Strategut - kjo ditë shënon edhe ri-krijimin apo ribashkimin e Perandorisë Bizantine, e cila ishte shpërbërë nga kryqtarët e Papës së Romës në fillim të viteve 1200 duke krijuar Despotatin e Epirit dhe perandoritë Nikea, dhe Trebizond.

1456 - Beteja e Molinellas, Itali: Historianët nuk pajtohen se kush fitoi betejën, por është e sigurt se Firences iu desh të braktisë planet për të pushtuar Milanon. Beteja shihet historikisht e rëndësishme sepse për herë të parë artileri dhe armë të zjarrit u përdorën intensivisht në një luftë.

1593 - Henry IV i Francës konvertohet publikisht nga protestantizmi në katolicizëm. Henri ishte monarku i parë francez i Shtëpisë së Bourbonëve. Konsideruar si uzurpator nga katolikët dhe tradhtar nga protestantët, Henry urrehej nga popullata dhe i shpëtoi të paktën 12 tentativave për vrasje.

1609 - Anija angleze Sea Venture gjatë rrugës për në Virxhinia të Amerikës, ndeshet me stuhi të fuqishme, dhe detyrohet të ndalet në një ishull për të shpëtuar nga mbytja - udhëtarët mbetën në ishull, duke formuar një koloni të re, Bermudën.  

1788 - Wolfgang Amadeus Mozart përfundon Simfoninë e tij numër 40 në G minor  - por nuk arriti  ta dëgjojë të interpretuar. Sipas disa biografëve Mozart i shkroi simfonitë 39, 40 dhe 41 për t'u interpretuar pas vdekjes, ose si "apel për përjetësi".

1792 Kanada - Manifesti i Hakmarrjes; banorët në Brunswick paralajmërojnë banorët e Parisit se do të hakmerren nëse Familja mbretërore franceze pëson gjë.

1861 - Lufta Civile Amerikane: Kongresi i Shteteve të Bashkuara miraton Rezolutën Crittenden-Johnson, duke deklaruar se lufta po zhvillohej për të ruajtur Bashkimin dhe jo për t'i dhënë fund skllavërisë.

1940 - Lufta e Dytë Botërore: General zviceran Henri Guisan urdhëron ushtrinë për t'i rezistuar pushtimit gjerman ai shpalli se çdo dorëzim është i paligjshëm. Më 1942, Manifesti Norvegjez bën thirrje për rezistencë paqësore ndaj nazistëve. Më 1943, Benito Mussolini shkarkohet nga detyra si kreu i Këshilli të Lartë italian dhe zevendësohet nga Pietro Badoglio. Më 1944 - një nga ditët më të përgjakshme për ushtrinë kanadeze - 1000  robër e të plagosur, dhe 500 të vrarë.

1946 - Operacioni Udhëkryq: Bomba e parë provë atomike amerikane shpërthen nënujë pranë ishullit Bikini, në Paqësor.

1956 - Fëmija i parë në epruvetë (test-tube) në botë, Louise Joy Brown, lindi në Lancashire, Angli.

1961 - Në një fjalim presidenti amerikan John F. Kennedy thekson se çdo sulm ndaj Berlinit është sulm ndaj NATO-s.

1969 - Fillimi i "vietnamizimit" të luftës; Presidenti amerikan Richard Nixon shpall doktrinën e tij, duke deklaruar, se Shtetet e Bashkuara presin që aleatët aziatikë të kujdesen vetë për mbrojtjen e tyre.

1984 - Kozmonautja sovjetike Svetlana Savitskaya bëhet gruaja e parë që ecën në hapësirë.

2010 - WikiLeaks publikon dokumente sekrete mbi luftën në Afganistan - një nga nxjerrjet më të mëdha të informatave në historinë ushtarake të SHBA-së.

Mendim i ditës
"Ambicia kryesore e një skllavi nuk është liria, por që të ketë një skllav për vete."
Richard Francis Burton
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 korrik?1487 - QYTETARËT NË LEEUWARDEN, HOLANDË, GREVË KUNDËR NDALIMIT TË IMPORTIT TË BIRRËS (07.25.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 korrik?90 - NË ALEKSANDRI LINDI PTOLEMEU (07.25.2014)
 Histori - Çfarë ka ndodhur më 22 korrik?1209 - MASAKRA NË BEZIERS (07.25.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 korrik?356 para erës së re - TEMPULLI I DIANËS NË EFES U SHKATËRRUA NGA NJË ZJARRVËNIE (07.22.2014)
PARADA E 45 VJETORIT TË HOPIT GJIGANT - NEIL A ARMSTRONG ËSHTË NJERIU I PARË QË E SHKELI HËNËN (07.21.2014)
GJERMANIA PËRKUJTON QËNDRESËN KUNDËR HITLERIT (07.21.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 20 korrik?356 para erës së re - LINDI ALEKSANDRI I MADH (07.21.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 korrik?360 para erës së re - PLATONI SHKRUAN DIALOGJET E TIJ ME TIMAEUN DHE KRITIAN (07.20.2014)
FOTOGALERI ANTOLOGJI - NEIL ARMSTRONG U VARROS NË OQEANIN ATLANTIK (07.19.2014)
70 VJET NGA ATENTATI KUNDËR HITLERIT (07.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]