VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 korrik?

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 03:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 korrik?
E Hënë, 07.28.2014, 08:42am (GMT+1)



1586 - Sir Walter Raleigh sjell duhanin e parë në Angli nga Virxhinia. Pas revolucionit industrial, duhani u popullarizua gjithnjë e më shumë - prodhimi në formë cigaresh solli rritje të pashembullt të përdorimit - deri në shpalljen e rezultateve shkencore në mesin e viteve 1900 mbi dëmin që sjell duhani për shëndetin.

1789 - Themelohet agjencia e parë e qeverisë federale të SHBA-së, Departamenti i Punëve të Jashtme. Agjencia më vonë u quajt Departament i Shtetit. Sekretari i parë në këtë detyrë, ishte John Jay, jurist e diplomat nga Nju Jorku.

1794 - Arrestohet Maximilien Robespierre; zyrtar gjatë Revolucionit francez dhe një nga arkitektët kryesorë të Mbretërimit të Terrorit - historianët thonë se ai nxiti ekzekutimin e më shumë se 17-mijë "armiqve të Revolucionit". Kur mori lajmin se  Konventa Kombëtare e kishte deklaruar të jashtligjshëm, Robespierr u përpoq të kryente vetëvrasje, por mbeti i plagosur. Ditën tjetër, (28 korrik) Robespierr dhe 21 aleatë të tij u ekzekutuan në gijotinë.

1890 - Vincent van Gogh qëllon veten dhe vdes dy ditë më vonë.Van Gogh është konsideruar piktori më i madh holandez pas Rembrandtit, edhe pse mbeti i varfër dhe i panjohur gjatë gjithë jetës së tij. Van Gogh vdiq në Francë më 29 korrik 1890, në moshën 37 vjeçare, nga plaga që i shkaktoi vetes me armë zjarri.

1921 - Shkencëtarët në Universitetin e Torontos të kryesuar nga biokimisti Frederick Banting vërtetojnë se hormoni insulinë rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

1953 - Marrëveshje armëpushimi që i dha fund Luftës Koreane u nënshkrua në Panmunjon. Lufta zgjati 3 vjet e 32 ditë. Negociatat për armëpushim midis Koresë së Veriut dhe delegatëve të SHBA (që përfaqësonin Korenë e Jugut) zgjatën 1 vit e 17 ditë.

1984 Vdiq në Lousanne të Zvicrës anglezi James Mason (75 vjeç) aktor i respektuar i theatrit dhe filmit, i njohur edhe për rolin e spiunit shqiptar në shërbim të nazistëve Iliaz Bazna, në filmin 5 Fingers  (1951), me skenar bazuar ne librin "Operation Cicero".

Mendim i ditës
"Nëse me të vërtetë e do natyrën, do të gjesh bukuri kudo."
Vincent van Gogh
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË KOLEKSION I VEÇANTË PËR PËRVJETORIN E BETEJËS SË VATERLOSË (07.27.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 26 korrik? (07.27.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 korrik?306 - KOSTANDINI SHPALLET PERANDOR NGA LEGJIONET E TIJ (07.26.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 korrik?1487 - QYTETARËT NË LEEUWARDEN, HOLANDË, GREVË KUNDËR NDALIMIT TË IMPORTIT TË BIRRËS (07.25.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 korrik?90 - NË ALEKSANDRI LINDI PTOLEMEU (07.25.2014)
 Histori - Çfarë ka ndodhur më 22 korrik?1209 - MASAKRA NË BEZIERS (07.25.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 korrik?356 para erës së re - TEMPULLI I DIANËS NË EFES U SHKATËRRUA NGA NJË ZJARRVËNIE (07.22.2014)
PARADA E 45 VJETORIT TË HOPIT GJIGANT - NEIL A ARMSTRONG ËSHTË NJERIU I PARË QË E SHKELI HËNËN (07.21.2014)
GJERMANIA PËRKUJTON QËNDRESËN KUNDËR HITLERIT (07.21.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 20 korrik?356 para erës së re - LINDI ALEKSANDRI I MADH (07.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]