VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 28 korrik?

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 02:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 28 korrik?
E Martë, 07.29.2014, 09:25pm (GMT+1)



1347 - Lindi Margherita e Durrësit, mbretëresha e Napolit (v. 1412). Në shkurt, 1369, Margaret u martua me  Karlin, djali i madh i Gjon Gravinës, Duka i Durrësit dhe mbret i Shqipërisë nga viti 1332-1336.

1540 - Thomas Cromwell ekzekutohet nga mbreti Henry VIII i Anglisë nën akuza për tradhti. Në të njëjtën ditë Henry u martua me gruan e tij të pestë, Catherine Howard.

1586 - Sir Thomas Harriot sjell patatet e para nga Amerika në Evropë pas kthimit në Angli. Thomas Harriot ishte astronom, matematikan, etnograf, dhe përkthyes. Harriot është personi i parë që bëri një vizatim të Hënës duke e parë me teleskop, më 26 korrik 1609, më shumë se katër muaj para Galileos. Pas diplomimit nga Universiteti i Oksfordit, Harriot udhëtoi në Amerikë, duke shoqëruar  ekspeditën në Roanoke më 1585. Patatja që ai solli fillimisht nuk u prit mirë nga fermerët, por shumë shpejt u bë element kryesor ushqimI që ndikoi shumë në mirëqenie dhe, si rrjedhin, në shtimin e popullsisë evropiane në shekullin XIX. Patatja e ka prejardhjen nga rajonet (sot Peru e Bolivi) ku mendohet se filloi të kultivohej rreth 10 mijë vjet më parë.

1717 - Mbreti prusian Frederik Willem  shpall arsimin e detyrueshëm për fëmijët 5-12 vjeç. Jerome Blum në librin European World: a History (1970) arrin në përfundimin se Frederik kishte shumë të meta; nevrik, vulgar, i pakontrollueshëm në sjellje, por gjithashtu reformatori më i shquar, dhe themeluesi i vërtetë i militarizmit dhe efikasitetit burokratik prusian.

1866 - Në moshën 18 vjeçare, Vinnie Ream bëhet artistja e parë dhe më e re që merr një kontratë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për të krijuar një shtatore (atë të Abraham Lincolnit).

1914 - Lufta e Parë Botërore: Austro-Hungaria i shpall luftë Serbisë pasi Serbia kundërshtoi kushtet e një ultimatumi të dërguar nga Austria më 23 korrik pas vrasjes së Arkidukës Franz Ferdinand.

1942 - Lufta e Dytë Botërore: udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin shpall urdhërin nr. 227 në përgjigje të përparime të trupave gjermane në Bashkimin Sovjetik. Sipas këtij urdhëri, të gjithë ata që tërhiqeshin ose linin pozicionet e tyre pa urdhër për tërheqje duhej të ekzekutoheshin menjëherë.

1971 - Holanda heq censurën e filmit "Blue Movie" - një film amerikan i vitit 1969 drejtuar, prodhuar, dhe me skenar nga piktori Andy Warhol. Filmi, që përmban skena seksuale, u shfaq për herë të parë në Nju Jork në Teatrin Warhol më 31 korrik 1969; punonjësit e teatrit u arrestuan, dhe filmi u konfiskua, ndërsa menaxheri u gjobit me 250 dollarë.

1996 - Eshtrat e një njeriu parahistorik gjenden në afërsi të qytetit Kennewick, shteti Washington sot të njohura si Eshtrat e Njeriut Kennewick - analizat kanë treguar se ato i përkasin një njeriu që ka jetuar 9 mijë vjet më parë. Karakteristikat e tij anatomike dolën se ishin krejt të ndryshme nga ato të amerikanëve vendas (të quajtur indianë të Amerikës). Gjetja e skeletit shkaktoi një përplasje ligjore nëntë-vjeçare mes shkencëtarëve, qeverisë amerikane, dhe fiseve autoktone këta të fundit thonë se Njeriu Kennewick është një nga paraardhësit e tyre. Në shkurt 2004, Gjykata e Apelit e shtetit Washington vendosi se një lidhje mes ndonjë fisi vendas të Amerikës dhe Njeriut Kennewick nuk ishte e justifikuar gjenetikisht. Eshtrat e Njeriu Kennwick, shtatlartë, i bardhë (evropian) janë më të vjetrat të gjetura ndonjëherë në Amerikën e Veriut; disa thonë se ai ishte pasardhës i njerëzve nga Azia Qendrore të cilët lundruan përgjatë breg-oqeanit në veri në Amerikë, ashtu si të tjerë prej tyre u dyndën në atë që sot është Evropë.; ka edhe nga ata që thonë se Njeriu Kennwick ishte një nga mbijetuesit e Atlantis, qytetërim i zhdukur misteriozisht.

Mendim i ditës
"Ata që tradhtojnë mbretin e tyre nuk vdesin në shtrat."
V.E. Lynne
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 korrik? (07.28.2014)
NJË KOLEKSION I VEÇANTË PËR PËRVJETORIN E BETEJËS SË VATERLOSË (07.27.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 26 korrik? (07.27.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 korrik?306 - KOSTANDINI SHPALLET PERANDOR NGA LEGJIONET E TIJ (07.26.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 korrik?1487 - QYTETARËT NË LEEUWARDEN, HOLANDË, GREVË KUNDËR NDALIMIT TË IMPORTIT TË BIRRËS (07.25.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 korrik?90 - NË ALEKSANDRI LINDI PTOLEMEU (07.25.2014)
 Histori - Çfarë ka ndodhur më 22 korrik?1209 - MASAKRA NË BEZIERS (07.25.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 korrik?356 para erës së re - TEMPULLI I DIANËS NË EFES U SHKATËRRUA NGA NJË ZJARRVËNIE (07.22.2014)
PARADA E 45 VJETORIT TË HOPIT GJIGANT - NEIL A ARMSTRONG ËSHTË NJERIU I PARË QË E SHKELI HËNËN (07.21.2014)
GJERMANIA PËRKUJTON QËNDRESËN KUNDËR HITLERIT (07.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]