VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VETITË SHËRUESE TË SHALQIRIT

E Enjte, 07.31.2014, 09:09am (GMT1)


Vetitë shëruese të tij janë të shumta. I referohemi shalqiut, i cili dallohet për shkak të efekteve pozitive që na jep në shëndetin tonë. Po të ndalemi tek studimet e ndryshme, një fetë shalqi në ditë, është në gjendje të reduktojë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak.

Ndërkaq, tuli i shalqiut përmban vitamina A, C, potas, hekur dhe magnez. Prania e vitaminës C dhe potasit, luan rol kyç në pastrimin e organizmit, hidratimin, për të mbajtur nën kontrolltensionin dhe për të shmangur fryrjen e këmbëve. Në sajë të pranisë së madhe të kripërave minerale, shalqiushmang ndjesinë e lodhjes.
Ky frut ka veti çudibërëse. Ai gëzon elementë që luftojnë radikalet e lira, mes tyre lipoceni, është një element i rëndësishëm pasi redukton mundësinë për tu prekur nga disa lloje kanceri. Po të konsumohet në mënyrë të rregullt, mbron arteriet, mban nën kontroll hipertensionin dhe shmang sëmundjet kardiake.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.