VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 korrik? E Enjte, 07.31.2014, 09:16am (GMT1) 1729 - Themelohet Baltimore, Maryland. Qyteti është emëruar pas irlandezit Cecilius Calvert, i njohur si Lord Baltimore (1605-1675), themelues i kolonisë dhe provincës Maryland. Baltimore është një anglicizëm i emrit irlandez "˜Baile - Ti Mhoir', që do të thotë "fshat i madh ose me shtëpi të madhe", emri i pronës së familjes Calvert në Qarkun Longford, Irlandë. 1818 Lindi Emily Bronte, autore angleze dhe poete. Fillimisht romani Wuthering Heights, që ajo shkroi, u la në heshtje nga kritika. Vetëm pas vdekjes më 1848, libri tërhoqi vemendje dhe fitoi emër si kryevepër letrare. 1863 Lindi Henry Ford, biznesmen amerikan, themelues i Ford Motor Company (v. 1947). Një prej industrialistëve më të njohur amerikanë, Henry Ford revolucionarizoi mënyrën e prodhimit në seri të automobilave. 1926 - Ambasadorët e fuqive të mëdha në Konferencën e Parisit ratifikojnë protokollin e Firencës (1925) mbi përcaktimin përfundimtar të kufijve të Shqipërisë. Pakti u nënshkrua nga Franca, Britania, Rusia, Italia, Japonia; krahas tyre Shqipëria, Greqia e Jugosllavia, dhe u regjistrua zyrtarisht në Lidhjen e Kombeve Kështu, çështja e kufijve u mbyll përfundimisht, por ratifikimet vazhduan të shkaktonin tensione midis Shqipërisë dhe fqinjëve të saj. 1956 - Një rezolutë e përbashkët e Kongresit të SHBA, nënshkruhet nga presidenti Dwight D. Eisenhower, që autorizon moton kombëtare "In God We Trust" 1971 - Programi Apollo: Anija Apollo 15 zbret në Hënë modulin Falcon për eksplorim (automjeti i parë Rover në Hënë). Ekuipazhi i anijes Apollo 15 përbëhej nga atronautët David Skot, Alfred Uorden dhe Xhejms Irvin. Ata u nisën nga Toka në korrik 1971 dhe zbritën në Hënë në zonën e quajtur Hadley Rille afër Maleve Apenine, në veriperëndim të vendin ku ishte ulur Apolli 11. Astronautët e Apollo 15 u kthyen pa problem në Tokë. Shkencëtarët u befasuan nga gurët që ata sollën me vete. Njërin prej tyre, shkencëtarët e quajtën Guri i Gjenezës, sepse besohet të ketë një moshë prej 4 miliardë vjetësh. Sipas shkencëtarëve, ky gur ishte krijuar kur Hëna kishte qënë në moshën e saj më të herëshme. Gjithashtu, dheu që astronautët sollën nga Hëna përmbante copa kristali në ngjyrë portokalli. Shkencëtarët thonë se ky kristal ishte rezultat i materialeve të krijuara në një thellësi prej 300 kilometrash nën sipërfaqen e Hënës. 1975 - Jimmy Hoffa, udhëheqës sindikalist amerikan, zhduket nga parkingu i një restoranti në Bloomfield Hills, Michigan, në periferi të Detroit. Ai kurrë nuk është parë apo dëgjuar përsëri, dhe do të shpallej ligjërisht i vdekur në këtë datë në vitin 1982. 1980 Knesseti ose parlamenti izraelit miratoi Ligjin për Jeruzalemin kryeqytet, i cili shkaktoi reagim të fuqishëm proteste nga komuniteti botëror. Për shembull, Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, miratuar me 14 vota për dhe vetëm 1 abstenim (Shtetet e Bashkuara), deklaroi menjëherë se ligji ishte i pavlefshme dhe duhet të anulohet". Kjo rezolutë u bëri thirrje vendeve anëtare për të tërhequr misionet e tyre diplomatike nga qyteti. 2012 - Një dështim i rrjetit të energjisë në Indi lë pa rrymë elektrike rreth 360 milion njerëz. Mendim i ditës "Çdo relike e të vdekurit është e çmuar, nëse gjatë kohës gjallë kishte vlerë." Emily Brontë www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |