VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ALSASË, PËRKUJTOHET 100 VJETORI I LUFTËS SË MADHE - HOLLANDE DHE GACUK VENDOSËN GURIN E PARË NË PËRMENDOREN E TË RËNËVE

E Hënë, 08.04.2014, 10:59am (GMT1)



Presidentët e Francës dhe Gjermanisë u takuan në Alsace të Francës për të përkujtuar 100-vjetorin e ditës kur Gjermania i shpalli luftë Francës, në atë që më vonë u bë e njohur si Lufta e Parë Botërore, apo Lufta e Madhe.

François Hollande dhe Joachim Gauck vendosën dje gurin e parë të përmendores për ushtarët francezë dhe gjermanë në një vend ku u vranë rreth 30,000 ushtarë.

Në fjalën e tij, zoti Hollande vlerësoi paqen mes Francës dhe Gjermanisë, por vuri në dukje vështirësitë me të cilat përballen vendet e Bashkimit Evropian, si efektet e mbetura të krizës ekonomike globale dhe sfidat për të ngritur standardin e jetesës, në pjesët më pak të zhvilluara të Evropës. Ai bëri gjithashtu thirrje për paqe në pjesë të tjera të botës, duke përfshirë Ukrainën, Gazën, dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Presidenti gjerman Gauck vuri në dukje në komentet e tij se Evropa ka vështirësitë e veta, por tha se ushtarët e Luftës së Parë Botërore do t'i kishin shkëmbyer me kënaqësi problemet e tyre me sfidat me të cilat përballen sot Franca dhe Gjermania.

Ceremonitë për Luftën e Parë Botërore vazhdojnë sot, kur zyrtarët janë mbledhur në Belgjikë për të përkujtuar 100 vjetorin e shpalljes së luftës nga Britania kundër Gjermanisë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.