E Premte, 03.29.2024, 10:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
HISTORIA E 'KAFEVE NË PRITJE' LE TË KTHEHET NJË REALITET EDHE PËR SHQIPTARËT
E Mërkurë, 08.20.2014, 08:35am (GMT+1)


Këtë histori e mora nga një Mikesha ime në Facebook, një mjeke e suksesshme shqiptaro-amerikane. Ia vlen që të tregohet dhe të bëhet realitet. Dëgjojeni ju lutem me veshë hapur e sy katër:

"E dini këtë histori? A e dini se kjo histori ka ekzistuar edhe në Itali, shumë kohë më parë? Ajo u quajt "kafe pezulluar" ose shqip "kafe në pritje" që pret të pihet nga dikush.....

"Shkova me një mik në një bar të vogël në Belgjikë dhe bëmë porosinë. Ndërsa po shkonim drejt tavolinës tonë, erdhën dy zotërinj dhe iu afruan banakut." 5 kafe ju lutem, 2 për ne dhe 3 për në "pritje" . "Ata paguan, pinë kafetë e tyre dhe ikën." Çfarë do të thotë "kafe në pritje" e pyeta mikun tim. Ai m'u përgjegj: " Prisni dhe shihni ".

Në bar hynin e dilnin plot njerëz. Porosia e rradhës vinte nga tre juristë. Ata porositën tre kafe për veten e tyre dhe katër kafe të tjera i lanë në pritje.

Nuk kaloi shumë dhe në bar hyri një burrë i moshuar, i veshur keq që ngjante me ata fatkeqë të pastrehë. Ai i afrohet barit dhe pyet me padurim: " A keni një kafe në pritje?". Barmani ia përgatiti kefenë dhe ia dha zotërisë plak.

Si e kuptuat, njerëzit paguanin kafe për ata që nuk kishin mundësi të ndaleshin në një bar e të pinin diçka të ngrohtë, sepse nuk kishin mundësi ta paguanin."

Le ta përhapim këtë ide të mrekullueshme edhe ndër shqiptarë. Le të paguajmë kafe në pritje apo një pjatë gjellë apo copë bukur për njerëz në nevojë.

Kështu do të ndihemi më mirë, ne do të bëhemi më të mirë, shoqëria shqiptare po ashtu./Elida Buçpapaj

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VIZATIMI DHE INTELIGJENCA (08.20.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 19 gusht? (08.19.2014)
ARDHMËRIA DIGITALE E GJERMANISË (08.18.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 18 gusht?***** (08.18.2014)
OFERTA NË BISEDIMET PALESTINEZO-IZRAELITE NË KAJRO (08.18.2014)
SPIUNAZH MES MIQSH (08.18.2014)
FUNDI I FJALORIT ENCIKLOPEDIK BROCKHAUS (08.18.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 17 gusht? (08.18.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 16 gusht? (08.16.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 15 gusht? (08.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]