VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

19-25 GUSHT 1944, ÇLIRIMI I PARISIT
E Mërkurë, 08.20.2014, 08:54am (GMT1)


Çlirimi i Parisit, i njohur edhe si Beteja për Parisin, i përket Luftës së Dytë Botërore dhe zgjati nga 19 gushti deri më 25 gusht 1944, kur u dorëzua garnizoni gjerman. Njihet gjithashtu edhe si beteja e fundit e Fushatës së Normandisë dhe përfundimi transnacional i ndërhyrjes së Aleatëve dhe i Operacionit Overlord, një ofensivë e përgjithshme me front të gjerë. Rajoni ku shtrihej kryeqyteti francez administrohej nga nazistët që nga armëpushimi i Compeigne në vitin 1940, kur Gjermania pushtoi veriun dhe perëndimin e Francës dhe kur regjimi Vichy u krijua në qytetin Vichy në Francën Qendrore. Çlirimi filloi me sulmin e Rezistencës Franceze kundër garnizonit gjerman të Parisit. Më 24 gusht Forcat e Brendshme Franceze morën mbështetje nga Ushtria Çlirimtare për Francën e Lirë dhe nga Divizioni i Katërt Amerikan i Këmbësorisë. Kjo betejë shënoi çlirimin e Francës nga ana e Aleatëve, rikthimin e Republikës Franceze dhe largimin e qeverisë së Vichy-së për në Gjermani.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.