VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RUMANI - NIS GJYQI NDAJ KOMANDANTIT TË NJË KAMPI PUNE, KUR DO TA BËJË SHQIPËRIA DIÇKA TË TILLË?

E Mërkurë, 08.20.2014, 08:59am (GMT1)


Një gjykatë në Rumani ka nisur të hënën gjyqin ndaj Ion Ficioru, ish- komandant i një kampi pune gjatë periudhës së komunizmit, që akuzohet për krime kundër njerëzimit.
Sipas BIRN, ai akuzohet për vdekjen e 103 të burgosurve politikë përgjatë gjysmë shekulli.

Ficioru, 86 vjeç, ishte drejtues i kampit të punës Periprava.

Ai rrezikon 15 vite burg, nëse gjendet fajtor.

Ficioru dyshohet se është përfshirë në rrahjen, mohimin e mjekimit dhe ekspozimit në të ftohtë të të burgosurve.

Kanë kaluar më shumë se 50 vite që nga vdekja e të burgosurve, por sipas ligjit rumun, nuk ka afat kohor për të hetuar krimet e rënda.

Ficioru është i dyti ish- komandant burgjesh në Rumani që akuzohet për krime kundër nejrëzimit.

Shtatorin e shkuar u ngritën akuza ndaj 87- vjeçarit Alexandru Visinescu për menaxhimin që i ka bërë burgut Sarat, ku ishte burgosur elita e Rumanisë.

Gjashtë të burgosur politikë, përfshi një ish- diplomat dhe një kryetar partie, vdiqën si shkak i torturave dhe kushteve të këqija.

Të dy e kanë deklaruar vetën të pafajshëm.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.