VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VIDEOJA E EKZEKUTIMIT DHE RADIKALIZIMI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 04:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
VIDEOJA E EKZEKUTIMIT DHE RADIKALIZIMI

E Premte, 08.22.2014, 09:51am (GMT+1)



Autoritetet në SHBA dhe Britani kanë nisur një hetim mbi një video të Shtetit Islamik ISIS, që tregon ekzekutimin me prerje koke të gazetarit të rrëmbyer amerikan, James Foley nga një militant me theks britanik.

Grupi ekstremist, i cili e publikoi këtë video në internet të martën, tha se vrasja e gazetarit bëhej si hakmarrje ndaj SHBA për sulmet ajrore kundër pozicioneve të militantëve në Irak. ISIS kërcënoi se do të ekzekutonte një tjetër gazetar amerikan që mbahet prej tij.

Videoja titullohet: "Një mesazh për Amerikën." Ajo tregon gazetarin amerikan James Foley të gjunjëzuar në shkretëtirë. Militanti pranë tij flet me theks britanik:

"Ky është James Wright Foley, shtetas amerikan i vendit tuaj. Si qeveri ju keni qenë në krye të agresionit ndaj Shtetit Islamik."

Pak sekonda më vonë kryhet ekzekutimi.Videoja është tepër makabër për t'u parë. Një tjetër gazetar amerikan i kapur në Siri, Steven Sotloff, vihet më pas përballë kamerës:

"Jeta e këtij shtetasi amerikan, Obama, varet nga vendimi juaj i ardhshëm."

40-vjeçari James Foley ishte rrëmbyer në nëntor 2012 ndërsa punonte në Siri për kompaninë GlobalPost. Nëna e tij tha të mërkurën se ai "dha jetën duke u përpjekur të njohë botën me vuajtjet e popullit sirian."

Shteti Islamik mban edhe disa pengje të tjerë, thotë Shiraz Maher i Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e radikalizmit në Kolegjin Mbretëror të Londrës:

"Janë edhe tre shtetas të tjerë amerikanë dhe të paktën dy britanikë. Pra, ISIS mban disa perëndimorë, por edhe të tjerë nga vende evropiane. Nuk janë vetëm gazetarë, por edhe punonjës të ndihmave. Pra, ata kanë një numër njerëzish që ata mund t'i përdorin në të ardhmen."

Autoritetet britanike po përpiqen të identifikojnë personin që kreu ekzekutimin. Incidenti ka shkaktuar alarm të madh në Londër, thotë zoti Maher:

"Ka gjasa që të kemi një shtetas britanik i cili i pret kokën një amerikani në një konflikt sirian. Kjo e bën shumë të qartë se në këtë vend si edhe në gjithë Evropën, do të rritet mjaft trysnia për të mos i lejuar njerëzit që duan të shkojnë e të marrin pjesë në këtë konflikt."

Sekretari i Jashtëm britanik Philip Hammond ka paralajmëruar për rreziqet që xhihadistët paraqesin ndaj Perëndimit:

"Brenda këtyre organizatave ka një numër të madh xhihadistësh britanikë, shumë nga të cilët mund të rikthehen në Britani me përvojën e tyre të akteve brutale në Irak dhe Siri, dhe do të përbënin kërcënim për ne këtu."

Xhihadistët e huaj, dhe sidomos britanikë që luftojnë për Shtetin Islamik janë përgjegjës për disa nga krimet më të rënda, thotë zoti Shiraz Maher:

"Në fillim të këtij viti, luftëtarë të huaj britanikë morën pjesë në ekzekutimin e të burgosurve të luftës, pjestarë të ushtrisë siriane që kishin kapur. Në fund të vitit të kaluar në Aleppo ka pasur edhe shpërthime vetëvrasëse britanike. "

Shteti Islamik thotë se ekzekutimi i gazetarit ishte hakmarrje për sulmet ajrore amerikane, të cilat ndihmuan forcat kurde të rimarrin digën strategjike të Mosulit këtë javë. Analistët thonë se reagimi me pamje makabre i këtij grupi është dëshmi se ndërhyrja amerikane po i dëmton militantët.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SFIDA E KOVËS ME AKULL (08.21.2014)
PAKTI HITLER-STALIN, 'MUAJI I MJALTIT' I DY DIKTATORËVE - PAKTI MOTOLOV-RIBBERNTROP MBUSHI 75 VJET (08.20.2014)
RUMANI - NIS GJYQI NDAJ KOMANDANTIT TË NJË KAMPI PUNE, KUR DO TA BËJË SHQIPËRIA DIÇKA TË TILLË? (08.20.2014)
19-25 GUSHT 1944, ÇLIRIMI I PARISIT (08.20.2014)
HISTORIA E 'KAFEVE NË PRITJE' LE TË KTHEHET NJË REALITET EDHE PËR SHQIPTARËT (08.20.2014)
VIZATIMI DHE INTELIGJENCA (08.20.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 19 gusht? (08.19.2014)
ARDHMËRIA DIGITALE E GJERMANISË (08.18.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 18 gusht?***** (08.18.2014)
OFERTA NË BISEDIMET PALESTINEZO-IZRAELITE NË KAJRO (08.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]