VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JA KUSH JANË NJERËZIT MË TË PASUR TË EVROPËS!

E Enjte, 08.28.2014, 02:29pm (GMT1)


TIRANE - Ka dallim mes pasanikëve në SHBA dhe Europë. Kështu shkruan Vox.com e cila nëpërmjet një harte tregon se kush janë njerëzit më të pasur të Evropës. Dallimi qëndron në faktin se Evropa nuk i ka pasanikët baronë të teknologjisë dhe manjatë të naftës, siç ndodh në SHBA. Të pasurit e Evropës drejtojnë më së shumti biznese të pakicës por shumë fitimprurëse.

Njerëzit më të pasur të Europës drejtojnë biznese fitimprurëse të bazuara kryesisht tek industria e lehtë, siç janë veshjet, ushqimet.

Kështu p.sh në Turqi më i pasuri është Murat Ulker, i fimës së famshme të biskotave e çokollatave "˜Ulker', e njëjta situatë edhe në Itali, ku kryeson Michele Ferrero me të famshmen "˜Nutella'.

Për të gjithë ju shqiptarë që nuk e besoni, më i pasuri në Shqipëri renditet Samir Mane pasuria e të cilit siç mund të shihni në hartën treguese shkon deri në 1,3 bilionë.

Në artikull thuhet se informacionet janë mbledhur dorë pas dore dhe prandaj është e vështirë të gjendet e saktë vlera e pasurisë së tyre, por rëndësi ka që ju të mësoni kush janë ata.

Turqia- Murat Ulker, "˜Ulker'
Maqedonia- Maksil Minko, "˜Jordanov'
Italia- Michele Ferrero, "˜Nutella'
Shqipëria- Samir Mane, "˜Balfin'
Spanjë- Amaniko Ortega, "˜Zara'
Franca- Liliane Bettencourt "˜Loreal'
Greqia- Spiro Latsis, "˜EFG BANK'
Suedia- Stefan Persson "˜H&M'
Rusia- Alisher Usmanov, "˜Metalloinvest'
Austria- Red Bull, Dietric, "˜Mateschitz'
Britania- Gerald Grosvenor, "˜Grosvenor'


Shikoni me vëmendje hartën treguese për të dalluar manjatët e secilit shtet.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.