E Premte, 03.29.2024, 07:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
I DASHUR XHELAT - LETRAT E POPULLIT GJERMAN DREJTUAR HITOS ME RASTIN E DITËLINDJES

E Martë, 09.02.2014, 07:46am (GMT+1)

Ne kujtojmë se jemi populli që e kemi dashur diktatorin tonë më shumë se çdo popull në botë. Të pakën me fjalë, se zemrën nuk ta hap dot njeri.
Sa na gënjen mëndja kot.
Ne edhe hipokrizinë e kemi pa nivel. Merrni si shembull FB-në dhe do të më jepni të drejtë!
Të lexosh letrat që i ka patur dërguar populli gjerman Hitos të vjen turp nga vetja.
Ne mirë që nuk dimë të duam si duhet në jetë, por edhe për dashuri të shtirë paske qenë të fundit.
Pasi të lexoni se ç'i shkruante Hitos qytetari i «ndershëm» nazist Franz Günther Tegge nga Wiesbaden-i jo vetëm do të rrënqetheni deri në fije të flokut dhe majat e thonjve, por lëkura juaj do të mbushtet me mornica emocionesh të rralla dhe të frikshme.
Ja pak a shumë përmbajtaja e kësaj letre, dëshmi e një dashurie monstruoze:

I dashur udhë(tër)heqës Dolf Hito.
Lexova në gazetën e partisë ,se Duçja, miku i madh i atdheut tonë, kishte probleme me njërin sy dhe kishte ardhur të vizitohej te një okulist zvicerrian.
Sa u trondita kur lexova se mjeku i papërgjegjshëm nuk i kishte dhënë shumë shpresë shokut Duçe.
Atë natë nuk më zinte as gjumi as whisky.
Mendova, mendova, mendova e prap mender, mendova dhe besoj se e gjeta zgjidhjen.
Ndoshta i drejti Duçe ka nevojë për një retinë të shëndetëshme, që të shpëtojë dritën e syrit fashist, të atij syri prej rrace romake, që ndriçon popullin vëlla italian.
Jam dakort t'i dhuroj Duçes syrin tim prej rrace ariane me gjithë retinë e kapilarë, që të shpëtoj mikun tënd dhe të popullit gjerman nga verbimi. që ju të dy dorë për dore të shikoni sa më larg në të ardhmen dhe t'i nxirrni sytë armiqve të nazizmit.
Mua le të më vërë okulisti një sy xhami, sa të mos dukem i frikshëm. Edhe aq tepër e kam!
Kjo dhuratë modeste më duket krejt normale, kur mendoj se syrin tim mund të ma nxjerrë ndonjë rus, po të mos jeni, larg qoftë, ju dhe shoku Duçe dhe kështu syri im do shkonte për lesh dhe jo për patriotizëm.

Përshëndetje revolucionare Franz Günther Tegge nga Wiesbaden-i

Përkthyer dhe përpunuar paksa nga Arjan A. Bejko


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JA KUSH JANË NJERËZIT MË TË PASUR TË EVROPËS! (08.28.2014)
RRËFIMET - E VËRTETA E HIDHUR E HAREMIT TË GADAFIT (08.26.2014)
A ËSHTË KRIM LUFTE MARSHI I TË BURGOSURVE NË DONJECK?! (08.26.2014)
SI ZBULOHEN DHE ELEMINOHEN MUNGESAT E VITAMINAVE DHE MINERALEVE (08.25.2014)
VIDEOJA E EKZEKUTIMIT DHE RADIKALIZIMI (08.22.2014)
SFIDA E KOVËS ME AKULL (08.21.2014)
PAKTI HITLER-STALIN, 'MUAJI I MJALTIT' I DY DIKTATORËVE - PAKTI MOTOLOV-RIBBERNTROP MBUSHI 75 VJET (08.20.2014)
RUMANI - NIS GJYQI NDAJ KOMANDANTIT TË NJË KAMPI PUNE, KUR DO TA BËJË SHQIPËRIA DIÇKA TË TILLË? (08.20.2014)
19-25 GUSHT 1944, ÇLIRIMI I PARISIT (08.20.2014)
HISTORIA E 'KAFEVE NË PRITJE' LE TË KTHEHET NJË REALITET EDHE PËR SHQIPTARËT (08.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]