E Premte, 03.29.2024, 10:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
New York Times - 'KAFSHATA' E ARDHSHME E RUSISË

E Mërkurë, 09.10.2014, 03:04pm (GMT+1)



Ukraina nuk është i vetmi vend ku Rusia po nxit probleme, shkruan gazeta New York Times. Sipas saj, që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik më 1991, Moska ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme secesionistët në shtetet kufitare, për t'i detyruar ato shtete që të pranojnë urdhrat e saj. Përpjekjet e tilla të fundit janë shpalosur në Kaukazin Jugor.

Në javët e fundit, Moska duket se ka qenë rënduese e konfliktit të gjatë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Në javën e parë të gushtit, 40 ushtarë armenë dhe azerbajxhanas janë raportuar të vrarë në luftimet pranë kufirit të tyre. Kjo ka ndodhur vetëm pak para një samiti të thirrur nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Kaukazi Jugor mund të duket i largët, por rajoni kufizohet me Rusinë, Iranin dhe Turqinë, shkruan New York Times. Ai po ashtu ndodhet në një rrugë, në të cilën do të kalonte një tubacion i rëndësishëm i gazit dhe naftës, i cili do t'i përcillte këto karburante nga Azia Qendrore në Evropë, pa kaluar në Rusi.

Zyrtarët perëndimorë nuk mund të lejojnë që një pjesë tjetër e rajonit të tretet nga Moska, ashtu siç kanë bërë kur Rusia ka ndarë Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë nga Gjeorgjia në vitin 2008 dhe kur ka aneksuar Krimenë nga Ukraina këtë vit.

Konflikti midis Armenisë dhe Azerbajxhanit nuk është i ri. Nga viti 1992 deri më 1994, dy ish-republikat sovjetike kanë bërë një luftë të tërbuar për kontrollin e rajonit autonom të Nagorno Karabakut një zonë malore me shumicë të krishterë armene brenda kufijve të Azerbajxhanit, me shumicë myslimane.

Konflikti shpesh është përshkruar si etnik, por Moska ka ushqyer armiqësitë, shkruan gazeta. Lufta ka përfunduar me një forcë ushtarake armene, e integruar me ushtarë rusë, në krye të rajonit. Lufta po ashtu ka vrarë 30,000 njerëz dhe ka zhvendosur një milion të tjerë, kujton New York Times.

Edhe sot, Armenia kontrollon rreth 20 për qind të territorit të Azerbajxhanit, të përbërë nga pjesa më e madhe e Nagorno Karabakut dhe disa rajone përreth. Pavarësisht marrëveshjes për armëpushim më 1994, armiqësitë herë pas here shpërthejnë dhe trupat ruse drejtojnë mbrojtjen ajrore të Armenisë. Moska po ashtu kontrollon elemente kyçe të ekonomisë dhe infrastrukturës armene.

New York Times shkruan se Rusia ka gjetur mënyra për të mbajtur gjallë konfliktin. Tri herë në vitet 1990, Armenia dhe Azerbajxhani kanë nënshkruar marrëveshje për paqe, por Rusia ka gjetur mënyra për të nxjerrë nga binarët pjesëmarrjen e Armenisë. Në vitin 1999, për shembull, Moska dyshohet se ka ndihmuar një gazetar për të vrarë kryeministrin e Armenisë, kryetarin e Parlamentit dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Një konflikt i pazgjidhur u jep forcave ruse justifikim për të hyrë në rajon dhe për të detyruar të dyja palët. Pasi forcat ruse janë në vend, asnjëra palë nuk mund të bashkëpunojë nga afër me Perëndimin pa frikën e ndëshkimit nga Moska, shkruan New York Times.

Dhuna e fundit i ka paraprirë një takimi më 10 gusht në Soçi të Rusisë, në të cilin Putini ka kërkuar marrëveshje për vendosjen e "paqeruajtësve" shtesë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Më 31 korrik, armenët kanë nisur një sulm të koordinuar dhe të papritur në tre lokacione. Gazeta thotë se është e pamundur që ushtria armene ka iniciuar provokimin pa koordinim me Rusinë.

New York Times po ashtu kujton se Qeveria e Armenisë është tërhequr nga ambiciet e saj për të nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Bashkimin Evropian dhe ka njoftuar se do t'i bashkohet Unionit Doganor, të udhëhequr nga Moska.

Rinisja e luftimeve mund t'i japë Rusisë justifikim për të dërguar më shumë trupa nën maskën e paqeruajtjes. Destabilizimi i Kaukazit Jugor mund të prishë një projekt të madh të tubacionit të gazit, për të cilin është rënë dakord dhjetorin e kaluar, dhe i cili mund të zvogëlojë varësinë e Evropës nga gazi rus.

Uashingtoni duhet t'i rezistojë çdo rezolute që çon në vendosjen e më shumë trupave ruse në rajon, shkruan gazeta New York Times.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TURQI -  QYTETI ANTIK NËNTOKËSOR PËR 50 MIJË BANORË (09.05.2014)
I DASHUR XHELAT - LETRAT E POPULLIT GJERMAN DREJTUAR HITOS ME RASTIN E DITËLINDJES (09.02.2014)
JA KUSH JANË NJERËZIT MË TË PASUR TË EVROPËS! (08.28.2014)
RRËFIMET - E VËRTETA E HIDHUR E HAREMIT TË GADAFIT (08.26.2014)
A ËSHTË KRIM LUFTE MARSHI I TË BURGOSURVE NË DONJECK?! (08.26.2014)
SI ZBULOHEN DHE ELEMINOHEN MUNGESAT E VITAMINAVE DHE MINERALEVE (08.25.2014)
VIDEOJA E EKZEKUTIMIT DHE RADIKALIZIMI (08.22.2014)
SFIDA E KOVËS ME AKULL (08.21.2014)
PAKTI HITLER-STALIN, 'MUAJI I MJALTIT' I DY DIKTATORËVE - PAKTI MOTOLOV-RIBBERNTROP MBUSHI 75 VJET (08.20.2014)
RUMANI - NIS GJYQI NDAJ KOMANDANTIT TË NJË KAMPI PUNE, KUR DO TA BËJË SHQIPËRIA DIÇKA TË TILLË? (08.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]