VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 7 SEKRETE TË JETËGJATËSISË SË SHËNDETSHME

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 07:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
7 SEKRETE TË JETËGJATËSISË SË SHËNDETSHME

E Premte, 09.12.2014, 02:24pm (GMT+1)



Nuk ju nevojitet shatërvani i rinisë. Merrni vendime të zgjuara dhe shijoni në "vitet tuaja" të pjekura pa u shqetësuar. Çfarë duhen të dini kur është në pyetje plakja e shëndetshme?

Fakti që jeni në vitet '60, nuk do të thotë që jeta juaj është dukë perënduar. Për disa njerëz këto janë vitet e duhura për të shijuar dhe pse të mos jetë kështu edhe për ju? Kur dëshironi diçka dhe e dini që mund ta realizoni, dhe që keni mundësinë dhe kohën mos hiqni dorë vetëm pse mendoni që nuk është për ju sepse jeni "në moshë". Ju sjellim disa këshilla të cilat ekspertët gjithmonë ua thonë personave më të moshuar kur është në pyetje plakja e shëndetshme.

Kaliumi. - Qëndroni të fortë në pleqëri me konsumimin e mjaftueshëm të kaliumit, të cilin mund ta gjeni në patate dhe perime të gjelbra, por edhe banane dhe papajë. Njerëzit më të vjetër, që bëjnë kujdes në ushqim dhe konsumimin e kaliumit kanë muskuj shumë më të mirë se ata që nuk ia vënë veshin kësaj. Përpiquni që të paktën dy herë në ditë të keni ndonjë shujtë të pasur me kalium.

Plakja e shëndetshme me të menduar pozitiv. - Edhe zogjtë në degë e dinë se sa është e rëndësishme për shëndetin të jeni optimistë, të shikoni jetën me më shumë optimizëm. Mendimet e errëta largojini menjëherë, sepse gëzimi dhe buzëqeshja do t'ua zgjasin jetën. Gjeni diçka që ju bën më të përmbushur, më të kënaqur, ju liron nga stresi, që ju bën të buzëqeshni dhe përmbajuni. Rrethojeni veten me persona argëtues dhe spirituoz.


Kërceni në atlete. - Jeni pak të vjetër?

Dhe çka. Kjo nuk do thotë që ka ardhur koha që ditët t'i kaloni në karrigen luhatëse. Shëtitja, vrapimi pas nipave, si edhe ushtrimet e lehta do të pastrojnë organizmin dhe do t'ju sjellin plakje të shëndetshme.

Produktet e qumështit. - Konsumoni qumësht, jogurt, kefir, djathë krejt këto ju nevojiten. Në veçanti për shkak të kalciumit, i cili forcon eshtrat, por edhe forcon imunitetin.

Forcat "B" dhe "D" për plakje të shëndetshme. - Për shëndetin e trurit është i rëndësishëm konsumimi i vitaminës B12, të cilën mund ta gjejmë në frutat e detit dhe mish pule. Megjithatë, vitaminat e grupit B mund t'i konsumoni edhe përmes tabletave, çka edhe rekomandohet sepse disa njerëz më të moshuar se 65 vjeç më vështirë e absorbojnë B12-shin nga ushqimi. Përveç kësaj, e rëndësishme është edhe vitamina D. Ajo është mbrojta më e mirë nga shumë sëmundje "të moshës". Hulumtimet tregojnë që kjo vitaminë mund të ndihmojë tek sëmundjet kardiovaskulare, tensioni i lartë i gjakut dhe disa sëmundje auto-imune. Prandaj këto vitamina janë shumë të rëndësishme për plakjen e shëndetshme.

"Vitet e arta" me peshk. -
Peshku që është i pasur me acidet yndyrore omega 3 është edhe një gjë në të cilën duheni të bëni kujdes. Keni nevojë për sa më shumë ushqime të tilla, sepse kështu reduktoni mundësinë nga sulmi në tru dhe dementia. Synoni që të paktën dy shujta në javë të përmbajnë "peshk omega 3".

Shoqërimi. - Mos lejoni që plakja t'ju bëjë të largoheni nga shoqëria. Vetmia mund të përkeqësojë shëndetin tuaj dhe t'ju sjellë depresion, dhe me të edhe sëmundje.

Reduktoni mishin e kuq. - Përpiquni që mishin e kuq të mos e konsumoni më shumë se një herë në javë. Yndyrat nga ky ushqim ngushtojnë arteret dhe rrisin rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Zëvendësojeni me peshk, mish pule ose produkte të sojës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
INDUSTRIA E MODËS DHE KARTELET E DROGËS (09.12.2014)
World Affairs Journal - XHIHADI NË BALLKAN, BREZI I ARDHSHËM (09.11.2014)
FRIKA NGA 'ARIU RUS' (09.11.2014)
SHKENCËTARËT GJERMANË DËSHMOJNË SE KA JETË PAS VDEKJES (09.11.2014)
New York Times - 'KAFSHATA' E ARDHSHME E RUSISË (09.10.2014)
TURQI -  QYTETI ANTIK NËNTOKËSOR PËR 50 MIJË BANORË (09.05.2014)
I DASHUR XHELAT - LETRAT E POPULLIT GJERMAN DREJTUAR HITOS ME RASTIN E DITËLINDJES (09.02.2014)
JA KUSH JANË NJERËZIT MË TË PASUR TË EVROPËS! (08.28.2014)
RRËFIMET - E VËRTETA E HIDHUR E HAREMIT TË GADAFIT (08.26.2014)
A ËSHTË KRIM LUFTE MARSHI I TË BURGOSURVE NË DONJECK?! (08.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]