VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PEZULL NË LARTËSI - NË NDËRTESAT E NJU JORKUT

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 01:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
PEZULL NË LARTËSI - NË NDËRTESAT E NJU JORKUT

E Hënë, 09.29.2014, 09:30am (GMT+1)



Ndërtesa historike, monumente, muzeume, ndërtesa e Kongresit amerikan të gjitha mund të shihen nga lart poshtë vetëm disa centimetra prej fytyrës. Por për të bërë këtë duhet të jesh inxhinier, arkeolog dhe pjesërisht aventurier. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim punës së kontrollit teknik të ndërtesave në Nju Jork, qyteti i rrokaqiejve.

Mund të duket si argëtim, por kjo është një punë serioze. Ky ekip i kompanisë "Vertical Access" është duke u përgatitur për të inspektuar gjendjen e jashtme të kësaj ndërtese 37 katëshe në Wall Street.

Praktikisht, ngjitja fizike mbi mure është mënyra më e lirë për inxhinierët dhe arkitektët për të monitoruar rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e një ndërtese.
Evan Kopelson, një partner i kompanisë, teknik i ngjitjeve me litar dhe mirëmbajtës arkitektonik, thotë se kjo punë kërkon një person me aftësi të veçanta.

"...Që të ketë njohuri dhe interes në fushën e ndërtimit si dhe kujdes për sigurinë e përgjithshme, në sjellje dhe vetëdije për të kryer punë në lartësi apo për të qëndruar varur në një litar."

Qyteti i Nju Jorkut kërkon një ekzaminim të tillë të ndërtesave të paktën çdo pesë vjet. Kjo është arsyeja pse kompania ka punësuar Berta de Miguel. Ajo është një arkitekte dhe alpiniste nga Spanja. Ashtu si 9 teknikët e tjerë, Berta është e pajisur me një kompjuter, me mjetet e punës dhe një aparat fotografik për të regjistruar vendet me probleme.

Ajo kontrollon për të çara, tulla apo gurë të lirshëm, probleme rreth dritareve apo dukuri të tjera.

"Dhe nëse shoh ndonjë pjesë që duhet rregulluar, si një çarje, një tullë e dalë apo që mungon, apo nëse shoh se ka nevojë për riparime ose gjëra të tilla, unë dokumentoj këto situata."

Prej aty sheh një pamje për t'u patur zili, por kur janë në lartësi, teknikët janë të përqëndruar vetëm tek puna.

"Nuk shpenzoj shumë kohë duke parë rrotull. Edhe pse të ofrohen disa pamje të mahnitshme nëse i hedh sytë përreth."

Partneri themelues i kompanisë Ken Diebolt thotë se siguria është prioriteti kryesor.

"Duket diçka e frikshme, por sistemi është i përforcuar në çdo nivel. Ne trajnohemi nga vlerësues të certifikuar të një pale të tretë çdo tre vjet, se si të shpëtojmë veten dhe personelin me ne. I kushtojmë shumë vëmendje sigurisë publike, që me të vërtetë është një çështje e rëndësishme, së bashku sigurinë e punonjësve tanë."

Kompania e inxhinierisë strukturore Robert Silman Associates përdor shërbimet e Vertical Access. Rebecca Buntrock është një nga inxhinieret e tyre.

"Një pjesë e madhe e punës sonë përfshin ndërtesa ekzistuese dhe vlerësimin e gjendjes së tyre. Duhet shumë mund për të arritur në disa lartësi dhe Vertical Access është kompania më e mirë për të bërë këtë gjë. "


Kompania Vertical Access ka gjithashtu kontrata me kompani të tjera si FS Project Management.


"I punësuam për të kryer ekzaminimin e krejt ndërtesës nga jashtë që të dinim saktësisht se ku dhe çfarë pune është e nevojshme; ku duhet të ndërhyjmë, ku duhet të përqëndrohemi dhe ata na ndihmojnë që të përgatitemi me herët me materialet kryesore etj," thotë Jennifer Murphy e FS Project Management.

Kompania Vertical Access një ditë mund të nisë të përdorë avionë të vegjël pa pilot për këtë punë, por tani për tani vlerësimi i gjendjes së ndërtesave nga jashtë kërkon punën e njeriut dhe një dashuri për lartësitë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TEATRI BASHKON TË RINJ IZRAELITË E PALESTINEZË (09.29.2014)
INTERNETI DHE TEKNOLOGJIA NË GAZETARI (09.28.2014)
ORTEK SEPARATIZMI PAS REFERENDUMIT BRITANIK (09.27.2014)
'PUTINIZIMI' I LINDJES SË EVROPËS - RREZIK PËR BE? (09.27.2014)
ÇFARË ËSHTË GRUPI KHORASAN? (09.25.2014)
FËMIJËT NË XHIHAD - FEJA ËSHTË THJESHT PRETEKST (09.24.2014)
PRESIDENTI OBAMA - LUFTA KUNDËR IS, JETIKE PËR SIGURINË E SHBA (09.23.2014)
LUFTËTARËT E HUAJ VËRSHOJNË NË SIRI NË SHIFRA REKORD (09.23.2014)
KIROBO - HAP GJIGANT PËR ROBOTËT (09.22.2014)
KOMENT - RUSIA INJORON FAJIN HISTORIK NDAJ POLONISË (09.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]