VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

STUDIM I RI PËR ORIGJINËN E SIDAS

E Shtunë, 10.04.2014, 08:32am (GMT1)


Një studim i ri ka arritur në përfundimin se Sida e ka origjinën në vitet 1920 në qytetin Kinshasa, të Afrikës Qendrore, aty ku sot shtrihet Republika Demokratike e Kongos.

Studiuesit thonë se një sërë faktorësh "përgatitën terrenin për epideminë e HIV-it", përfshirë transportin hekurudhor dhe ujor në Kongon e viteve 1960, lulëzimi i tregëtisë seksuale dhe përdorimi i gjilpërave të pasterilizuara në klinikat shëndetësore.

Ekipi ndërkombëtar studimor e ndërtoi historinë gjenetike të HIV-it, duke përdorur kampione të arkivuara të kodit gjenetik të virusit.

HIV-i u njoh për herë të parë si infeksion në vitet 1980. Në gjithë botën, rreth 75 milionë vetë janë infektuar nga virusi. Rreth 36 milionë kanë vdekur.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.