VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARABIA SAUDITE - PELEGRINËT MYSLIMANË ARRITËN NË MINA

E Shtunë, 10.04.2014, 04:44pm (GMT1)



Qindra mijëra pelegrinë myslimanë kanë arritur në Luginën Mina në Arabinë Saudite, për gjuajtjen simbolike të djallit me gurë, në ditën finale të ritualit vjetor të Haxhillëkut.

Pelegrinët, me të veshura të bardha, sot kanë hedhur gurë në shtyllat e betonit, që e përfaqësojnë djallin.

Ky manifeestim bëhet në ditën e parë të Festës së Kurban Bajramit, që festohet nga myslimanët në gjithë botën.

Gjatë natës, pelegrinët lëvizën në Mina nga mali Arafat, ku ata e kaluan ditën duke u falur.

Haxhillëku është njëra nga katër shtyllat e Islamit dhe secili besimtar myslimanë, që ndjehet i aftë, duhet të shkoj në Haxh, bile njëherë gjatë jetës së tij.

Sipas statistikave zyrtare, në Haxhillëkun e këtij viti po marrin pjesë afro 2 milionë njerëz.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.