E Enjte, 03.28.2024, 06:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
ÇFARË NA BËN PËR TË QESHUR?

E Hënë, 10.06.2014, 07:46am (GMT+1)



Autori amerikan E.B. White ka thënë: "Të analizosh humorin është si të hapësh trupin e një bretkose. Pak njerëz janë të interesuar dhe bretkosa vdes." Por kjo gjë nuk e ka penguar një profesor biznesi në Kolorado që ka udhëtuar botën, të kërkojë mënyra për të deshifruar kodin e humorit. Jo vetëm kaq, por ai ka ndërmarrë dhe një veprim veçanërisht sfidues për një shkencëtar, duke u ngjitur në skenë në rolin e komedianit.

Festivali "Sa për të qeshur" ka paraqitur monologë nga shumë komedianë profesionistë... dhe nga një profesor, interpretimi i të cilit u filmua nga një mik i tij:

"Një nga gjërat që kam mësuar nga studimi i humorit, është se duhet të fitosh një të qeshur menjëherë... Vetëm një. Çka është dhe arsyeja pse kam veshur këtë jelek të trikotuar."

Por Peter McGraw vesh një jelek të trikotuar edhe në Shkollën e Biznesit të Universitetit të Kolorados, ku ai u mëson studentëve se si të zhvillojnë kërkime mbi temën e humorit. Ai provoi e rolin e humoristit me kënaqësi.

"Edhe pse shkenca duhet, ke gjithashtu nevojë për një laborator dhe eksperimente, për të kuptuar se çfarë i bën gjërat komike. Nëse do të kuptosh plotësisht këtë gjë misterioze dhe komplekse, duhet të dalësh në botën e vërtetë. Duhet të provosh teoritë e tua."

Zoti McGraw ka kërkuar të provojë veçanërisht një teori që ai e quan "shkelje dashamirëse," ku gjërat duken gabim, por janë pak a shumë në rregull: si në një rrëzim.

Për të kërkuar "shkelje dashamirëse" ai udhëtoi në Japoni, ku në fillim, ai thotë se nuk mund të gjente asgjë komike.

"Në rrugë, në metro, në vendet e tyre të punës, ka shumë pak të qeshura, por zbuluam se kjo ndodh për shkak të normave kulturore. Atje nuk është gjë e mirë të shprehësh emocione në ato vende publike."

Ai zbuloi se të prekësh sensin e humorit të japonezëve varet nga vendi ku je.

"Në baret me karaoke dhe në takimet shoqërore, japonezët janë vërtet shumë argëtues."

Gjithashtu argëtues janë 100 klounët të cilëve profesor McGraw iu bashkua në një lagje të varfër të Iquitos, në Peru.
Ajo përvojë e argëtoi shumë, por zoti McGraw thotë se çdo vend ofron një version humori që atij nuk i pëlqen.

"Shakaja kundër idiotësisë zgjedh një grup, kryesisht me status të ulët, dhe tallet me këta njerëz pse nuk janë të zgjuar. Sinqerisht, nuk mendoj se kjo është një formë e mirë komedie."

Por satira mund të jetë një formë politikisht e fuqishme komedie. Ajo është përdorur efektivisht në të gjithë botën. Kjo është një armë, thotë aktivisti serb Srgja Popovic, kundër të gjithë udhëheqësve që e marrin veten shumë seriozisht.

"Nëse dikush i tall, ata bëjnë diçka të marrë. Nëse ata bëjnë marrëzi, të japin edhe më shumë mundësi për t'u tallur me ta."

Zoti Popoviç udhëhoqi një lëvizje studentore që ndihmoi në largimin e Sllobodan Millosheviçit nga pushteti në vitin 2000.

"Nuk do të thoja se humori mund të rrëzojë një diktator, por mendoj se mund të ndihmojë."

Rruga drejt humorit, thotë prefesor McGraw, kalon në linjë delikate mes të bërit të njerëzve të qeshin, t'u vijë gjumë dhe të qajnë. Ai shpreson që puna e tij të ndihmojë të gjithë të përdorin humorin me zgjuarsi dhe të bashkojnë sa më shumë njerëz.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARABIA SAUDITE - PELEGRINËT MYSLIMANË ARRITËN NË MINA (10.04.2014)
SUEDI - LINDJE PAS TRANSPLANTIMIT TË MITRËS (10.04.2014)
VEPËR ARTI NË QENDËR TË UASHINGTONIT (10.04.2014)
STUDIM I RI PËR ORIGJINËN E SIDAS (10.04.2014)
GJERMANIA FESTON 24 VJETORIN E RIBASHKIMIT (10.03.2014)
MËNYRA PËR TË BLLOKUAR METASTAZAT E KANCERIT (10.01.2014)
PEZULL NË LARTËSI - NË NDËRTESAT E NJU JORKUT (09.29.2014)
TEATRI BASHKON TË RINJ IZRAELITË E PALESTINEZË (09.29.2014)
INTERNETI DHE TEKNOLOGJIA NË GAZETARI (09.28.2014)
ORTEK SEPARATIZMI PAS REFERENDUMIT BRITANIK (09.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]