VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËRKUJTOHET DEMONSTRATA KRYESORE E SË HËNËS NË LAJPCIG

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 02:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
PËRKUJTOHET DEMONSTRATA KRYESORE E SË HËNËS NË LAJPCIG

E Enjte, 10.09.2014, 03:15pm (GMT+1)


Joachim Gauck

Sot para 25 vjetësh në Lajpcig rreth 70.000 vetë demonstruan kundër regjimit të SED-së. Një muaj më vonë ra muri. Qyteti përkujton revolucionin paqësor me një ceremoni festive.

Në ceremoninë festive në Leipcig presidenti gjerman Joachim Gauck vlerësoi revolucionin paqësor 25 vjet më parë dhe kujtoi padrejtësitë e RDGJ-së. Aty sundonte klima e frikës dhe pafuqisë. "RDGJ ishte një shtet i padrejtë, nuk kishte gjyqësor të pavarur", tha Gauck. "Arbitrariteti sundonte vendin."

Të mbrojmë lirinë

Presidenti bëri thirrje për të mbrojtur në të gjithë vendin lirinë dhe demokracinë e fituar nga qytetarët në RDGJ. Ne do ta kuptonim në mënyrë gjysmake thirrjen "Ne jemi populli" e ndoshta do ta nënvlerësonim atë, po të mendonim se ajo ka vlejtur vetëm për kohën e revolucionit paqësor", tha Gauck në "fjalimin për demokracinë".

Para 25 vjetësh, me 9 tetor 1989, në Lajpcig protestuan gati 70.000 vetë kundër regjimit të partisë SED. Demonstrata konsiderohet si pika e kthesës në rrugën e Gjermanisë Lindore drejt demokracisë. Megjithë mobilizimin e mëparshëm të policisë së shtetit dhe të ushtrisë, demonstrata më e madhe deri atëhere pas lutjes tradicionale për paqe mbeti e qetë. Ajo sot konsiderohet si pika e kthesës brenda revolucionit paqësor. Një muaj më vonë, me 9 nëntor 1989, ra muri.

Presidenti gjerman bën thirrje për angazhim


Joachim Gauck në ceremoni

Edhe demokracia njeh pafuqishmëri, kur individi nuk merr pjesë në procese, nuk shkon të votojë, tha Gauck. Presidenti gejrman bëri thirrje për t'u angazhuar, në parti, kisha, sindikata, shoqata, apo në ndihmën për fqinjët. "Ne nuk duhet kurrë të harrojmë se demokracia jonë është jo vetëm e kërcënuar nga ideologët dhe ekstremistët, por ajo mund të gërryhet nga brenda dhe të thahet, në qoftë se qytetarët nuk e mbushin atë me jetë", tha ai, duke shtuar: "Ai që vetëm qëndron larg dhe nuk përzihet, bëhet një objekt i kontrolluar."

Gauck tha se ështe i kënaqur që shumica dërmuese ka një vlerësim pozitiv për ribashkimin gjerman. Tensionet gjermano-gjermane kanë rënë dukshëm. "Kombi zhvillohet bashkarisht. Bashkimi ka sukses", tha kreu i shtetit.

Nderim për aktivistët e të drejtave civile

Gauck, i cili para 25 vjetësh duke qenë vetë prift në Rostock ishte i angazhuar në opozitën e RDGJ, nderoi në fjalën e tij, aktivistët e atëhershëm për të drejtat civile, si Christian Führer, Rainer Eppelmann, Ulrike Poppe dhe Roland Jahn. Në të njëjtën kohë ai kujtoi ata, që u larguan nga RDGJ në vjeshtë të vitit 1989, apo dëshironin të largoheshin. Shumë nuk kanë qenë në gjendje në atë kohë ta vlerësojnë dëshirën e tyre për liri, "as unë," pranoi Gauck. "Vetëm më vonë e kemi kuptuar, se çfarë rëndësie politike kishin ata për delegjitimimin e RDGJ-së", u shpreh ai.

Në ceremoni marrin pjesë edhe presidenti i Çekisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë, si dhe ish ministrat e Jashtëm të SHBA James Baker dhe Henry Kissinger. Ata do të shkruhen në librin e artë të qytetit dhe më vonë do të marrin pjesë në lutjen e paqes në kishën e Shën Nikollës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË MOMENT HISTORIK - 9 TETORI 1989 (10.09.2014)
KRISHTËRIMI I MARTIRIZUAR DHE MARTIRIZUESNga BLEDAR KUKA (10.06.2014)
ISHULLI ELIS - NJË RELIKE E EMIGRACIONIT AMERIKAN (10.06.2014)
ÇFARË NA BËN PËR TË QESHUR? (10.06.2014)
ARABIA SAUDITE - PELEGRINËT MYSLIMANË ARRITËN NË MINA (10.04.2014)
SUEDI - LINDJE PAS TRANSPLANTIMIT TË MITRËS (10.04.2014)
VEPËR ARTI NË QENDËR TË UASHINGTONIT (10.04.2014)
STUDIM I RI PËR ORIGJINËN E SIDAS (10.04.2014)
GJERMANIA FESTON 24 VJETORIN E RIBASHKIMIT (10.03.2014)
MËNYRA PËR TË BLLOKUAR METASTAZAT E KANCERIT (10.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]