E Enjte, 03.28.2024, 07:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
A DONI TË STUDIONI NË SHTETET E BASHKUARA?

E Premte, 10.17.2014, 03:20pm (GMT+1)



Mbi 800 mijë shtetas të huaj ishin të regjistruar vjet në programe universitare dhe pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara. Kjo shifër përfaqëson një rritje të vazhdueshme që nga vitet 1980 të numrit të aplikantëve që pranohen në universitetet amerikane. Konkurrenca është shumë e fortë dhe procesi është mjaft rigoroz. Për të mësuar se çfarë e dallon kandidatin e suksesshëm, kolegia Ardita Dunellari bisedoi me Dr. Joie Yager-Hyman, presidente e firmës konsulente College Prep 360.

"‹"‹

Nëse ëndërroni të studioni në Shtetet e Bashkuara, me siguri i jeni kushtuar me seriozitet përgatitjes akademike. Është fakt se notat dhe rezultati në provimet e pranimit SAT dhe TOEFL skarcon numrin më të madh të aplikantëve. Por procesi nuk përfundon me kaq, gjë që i gjen të papërgatitur shumë të huaj:

"Kur ulesh të plotësosh aplikimin, duhet ta kuptosh se do të jesh një copë letër në një stivë të madhe me letra dhe duhet të gjesh mënyrën për t'u dalluar".

Dr. Joie Yager-Hyman ka kaluar mijëra aplikime nëpër duart gjatë kohës kur punonte në zyrën e pranimeve të kolegjit prestigjoz Dartmouth. Tani ajo këshillon të rinj si të përgatisin një aplikim të suksesshëm. Sekreti, shpjegon ajo, qëndron tek aftësia për t'i treguar komisionit se je një individ me potencial shumë më të madh se thjesht notat e mira në klasë:

 "Ajo që s'duhet të bësh është të etiketohesh si një nxënës punëtor. Pa dyshim që duhet të jesh punëtor dhe i përkushtuar. Por kjo është kërkesa më minimale. Përveç kësaj duhet të jesh një individ që ofron diçka më shumë, që del jashtë përkufizimeve konvencionale, një i ri me mendime dhe botëkuptime origjinale".  

Universitetet amerikane ofrojnë mundësi të shumta përtej mureve të shkollës: klube sportive, platforma politike, apo skena arti. Administratorët e universitetit duan të dinë se kandidatët e ardhshëm do të jenë në gjendje t'i shfrytëzojnë këto mundësi. Kjo dëshmohet përmes aktiviteteve ku angazhohet i riu. Ta zëmë të pëlqen matematika, por ky interes nuk duhet treguar vetëm me notat e mira në klasë.

"A ndjek kurse speciale gjatë verës, apo pas shkollës; a ke marrë në patronazh fëmijë që kishin nevojë për ndihmë në matematikë? Universitetet nuk duan thjesht njerëz që ndjekin mësimin shabllon, por që tregojnë iniciativë dhe krijojnë mundësi të reja".

Zonja Yager-Hyman pranon se jo të gjithë të rinjtë vijnë nga zona ku ka mundësi për t'i zhvilluar interesat në pasione. Gjithsesi aplikanti duhet të gjejë një mënyrë për ta dalluar veten. Në esenë e aplikimit, shkruaj për vështirësitë në komunitet, problemet ekonomike në familje që mund të të kenë penguar të shpenzosh kohë me sporte, pasi je detyruar të punosh. Në aplikim thekso ato që ke mësuar nga kjo përvojë, si është pasuruar botëkuptimi yt.

Dr. Yager-Hymen i kushton një vëmendje të madhe esesë në punën që bën me klientët e saj. Ajo këshillon të rinjtë të shmangin temat melo-dramatike. Komisionet e pranimit, thotë ajo, janë velur nga rrëfime tronditëse që i quajnë "histori ngashërimesh".

"Disa nga esetë më të mira që kam lexuar kanë qenë për tema normale, perceptime që mund të bëjë kushdo, por në mënyrën e vet individuale. Kam lexuar ese shumë të mira për një të ri që pastronte borën para shtëpisë së një komshiu të moshuar, apo për mendimet e një të riu kur kthehej nga shkolla. Këto nuk janë gjëra dramatike, por nëse shkruhen mirë, dhe reflektojnë mendimet e një individi unik, të vërtetë, ato janë shumë të efektshme".

Konkurrenca është e fortë, procesi është i ndërlikuar dhe rigoroz, prandaj zonja Yager-Hyman i këshillon aplikantët të tregohen pragmatikë: të aplikojnë në 3-4 universitete, ndër të cilët institucione shumë prestigjoze me konkurrencë të fortë, ku shanset e pranimit mund të jenë të vogla, por edhe shkolla ku notat dhe eksperienca e të riut e bëjnë kandidat shumë të fortë, pra e ka thuajse të garantuar pranimin.

Mund të duket si proces i komplikuar dhe i lodhshëm, por jo i pashpresë. Ata që u buzëqesh suksesi do të përfitojnë nga një përvoje të pasur akademike dhe jetësore në një universitet amerikan dhe mundësia për të kaluar katër vjet të rinisë në Shtetet e Bashkuara.

Pranimi në një universitet amerikan nuk garanton bursë për të paguar studimet për kandidatin. Shumë shtetas të huaj, megjithëse kalojnë me sukses procesin e pranimit, hasin më pas probleme për të përballuar koston. Nesër në Ditari, në pjesën e dytë të reportazhit mbi studimet në Shtetet e Bashkuara, ju njohim me mënyra dhe programe që ndihmojnë studentët e huaj për të paguar koston e universitetit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BE - ASHPËRSIM I KONTROLLEVE KUFITARE (10.11.2014)
PËRKUJTOHET DEMONSTRATA KRYESORE E SË HËNËS NË LAJPCIG (10.09.2014)
NJË MOMENT HISTORIK - 9 TETORI 1989 (10.09.2014)
KRISHTËRIMI I MARTIRIZUAR DHE MARTIRIZUESNga BLEDAR KUKA (10.06.2014)
ISHULLI ELIS - NJË RELIKE E EMIGRACIONIT AMERIKAN (10.06.2014)
ÇFARË NA BËN PËR TË QESHUR? (10.06.2014)
ARABIA SAUDITE - PELEGRINËT MYSLIMANË ARRITËN NË MINA (10.04.2014)
SUEDI - LINDJE PAS TRANSPLANTIMIT TË MITRËS (10.04.2014)
VEPËR ARTI NË QENDËR TË UASHINGTONIT (10.04.2014)
STUDIM I RI PËR ORIGJINËN E SIDAS (10.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]