VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LINDUR MË 1989

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 01:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
LINDUR MË 1989

E Djelë, 10.26.2014, 11:27am (GMT+1)



25 vjet më parë ra Muri i Berlinit. Tani Gjermania është rritur. Dhe tok me bashkimin e Gjermanisë është rritur edhe një brez i tërë, i cili nuk e përjetoi kurrë Gjermaninë e ndarë. Ashtu si autorja e DW, Greta Haman.

Shifrat historike e kam pasur gjithmonë vështirë t'i mbaj mend. Me përjashtim të njërës. 1989. Vitit kur ra Muri midis Lindjes dhe Perëndimit të Gjermanisë. Vitin kur erdha në këtë botë. Kur u hap kalimi i parë kufitar për qytetarët e RDGJ, unë isha gjashtë vjeç dhe kur ime më po e shihte lajmin në televizor, unë po flija në krahët e saj.

Për herë të parë, që e mbaj mend, unë u ndesha me Murin në oborrin e një shtëpie në Recklinghausen, në një qytet në zonën e Ruhrit, ku jam rritur. Atje ndodhej një copë muri nga Muri i Berlinit, por mua nuk më shkaktonte asnjë ndjesi. Me përjashtim ndoshta të habisë sime, që disa njerëz preferonin të vendosnin në oborr një copë beton, në vend që të mbillnin lule të bukura.

A ekziston akoma Muri?

Kur mbusha 16 vjeç unë vajta si nxënëse në këmbim në Brazil. Ishte dita e parë në shkollën e huaj, kur dëgjova pyetjen: "a ekziston akoma Muri?" Për çfarë muri e ka fjalën? Bashkënxënësja përpiqet edhe më tej. Dikur e kuptoj. Ajo flet për RDGJ. Jo, përgjigjem unë. Muri nuk është më.


Greta Hamann

Disa vite më vonë në universitet. Një shoqe e studimeve, me të cilën u miqësova më shumë vinte nga një fshat në Meklenburg- Forpomerani, direkt në det. "Oh, sa mirë, plazh!", mendova unë. "Po, unë jam nga Lindja", më tha. Unë ngela pa gojë. E saktë. Për këtë unë nuk kisha menduar. Kategoritë Lindje dhe Perëndim i Gjermanisë për mua thjesht nuk ekzistonin. Gjermania - për mua ishte gjithmonë e qartë- është një vend. Kur njoh dikë me origjinë nga Gjermania Lindore, për mua ky nuk është përjetim i ndryshëm nga takimi me dikë që jeton në Bavari ose në Saksoninë e Poshtme. Natyrisht ka dallime rajonale, ne flasim dialekte të ndryshme, kemi përjetuar gjëra të ndryshme në fëmijërinë tonë në shkollat tona. Megjithatë, ne kemi më shumë gjëra të përbashkëta se sa gjëra që na ndajnë.

"Mos bëni sikur të jenë të gjitha në rregull"


Për fat të keq nuk janë të gjithë gjermanët të këtij mendimi. Para së gjithash ata që vijnë nga Lindja. "Mos bëni sikur janë të gjitha në rregull", thuhet në një botim aktual të gazetës më të madhe gjermane "Die Zeit". Unë e ndiej veten të kapur gafil. Pra nuk janë të gjitha mirë?

Në serinë në gazetë, të rinj nga Gjermania Lindore tregojnë se çfarë ecën për mendimin e tyre jo si duhet në Gjermaninë e bashkuar. Përkatësisht flasin për atë që i nevrikos kur kanë të bëjnë me Perëndimorët. "E, ke shkuar prapë në Gjermaninë e errët?", e pyesin njërin shokët e studimit nga Gjermania Perëndimore, kur ai shkon tek familja e tij. Dikush tjetër ankohet për Perëndimorët arrogantë, që thuajse nuk e njohin Lindjen e Gjermanisë dhe megjithatë besojnë se e njohin. Kurse një tjetër thotë se ribashkimi kishte qenë një rrugë vetëm me një drejtim. "Çfarë pati mundësi të sjellë me vete Gjermania Lindore? Pak".


Gjithnjë e më shumë të rinj mendojnë se ribashkimi ka qenë i suksesshëm


Këln, stacioni kryesor i trenave. Unë eci në kioskun e gazetave. Aty shoh numrin aktual të revistës "Neon", revistës më të madhe të Gjermanisë për të rinjtë. "78 përqind e të rinjve të rritur besojnë tek dashuria e madhe. Një në dy vetë e konsideron drejtësinë sociale për objektivin më të rëndësishëm të politikës. Një në pesë gra i rruan krahët. Kjo jemi ne!" më bërtet faqja kryesore e revistës me tituj në ngjyra verbuese. 1000 të rinj të moshave midis 18 dhe 35 vjeç pyeti revista, për tema të ndryshme të jetës.

Edhe për bashkimin e Gjermanisë. 14 përqind besojnë se Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore kanë dallim të madh nga njëra-tjetra. Në vitin 2005 ishte dyfishi i këtij numri që mendonte kështu. Pyetja tjetër: "Çfarë mendon ti për ribashkimin e Gjermanisë?" 47 përqind mendojnë se ribashkimi ka qenë i suksesshëm, para gjashtë vjetësh kështu mendonin vetëm 14 përqind e të pyeturve. Dhe vetëm një pjesë fare e vogël është sot e mendimit që ribashkimi ka dështuar: katër përqind.

Kaq keq nuk mund të jetë puna, mendoj unë. Tendenca që tregon kjo anketë është e qartë: po ecim përpara. Dhe që Gjermania është sot një e vetme, këtë sot e kundërshtojnë më të paktët. Na duhet të presim edhe pak vite. Atëherë do të qeshim për paragjykimet qesharake që kanë ekzistuar dikur.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BRENDA MENDJES VRASTARE TË RADOVAN KARAXHIQ (10.24.2014)
NDIKIMI I PYJEVE URBANE (10.23.2014)
VJEN NGA LASHTËSIA RECETA QË KURON SËMUNDJET (10.23.2014)
A DONI TË STUDIONI NË SHTETET E BASHKUARA? (10.17.2014)
BE - ASHPËRSIM I KONTROLLEVE KUFITARE (10.11.2014)
PËRKUJTOHET DEMONSTRATA KRYESORE E SË HËNËS NË LAJPCIG (10.09.2014)
NJË MOMENT HISTORIK - 9 TETORI 1989 (10.09.2014)
KRISHTËRIMI I MARTIRIZUAR DHE MARTIRIZUESNga BLEDAR KUKA (10.06.2014)
ISHULLI ELIS - NJË RELIKE E EMIGRACIONIT AMERIKAN (10.06.2014)
ÇFARË NA BËN PËR TË QESHUR? (10.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]