E Premte, 03.29.2024, 12:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
LUFTËTARËT ÇEÇENË DHE XHIHADI

E Hënë, 10.27.2014, 08:53am (GMT+1)



Luftëtarët çeçenë, shumë prej të cilëve, veteranë të dy luftërave të Çeçenisë me Rusinë,  i janë bashkuar tani konflikteve të militantëve islamikë në botë. Analistë të sigurisë i thanë korrespondentes sonë në Uashington Sharon Behn se me përvojën shumë vjeçare dhe me emrin si luftëtarë trima, ata janë bërë një forcë për kauzën e xhihadit në mbarë botën.

Videoja hapet me një këngë ndërsa në largësi shpërthejnë bombat. Mes të shtënave dëgjohet zëri i një djali të ri; mbi ndërtesat ngrihet tym dhe pluhur. Kjo është luftë pa britmat e dhimbjes. Por ndërsa fishkëllimat e plumbave i zenë vendin muzikës, ekrani mbushet nga imazhet e komandanit çeçen Sayfullah al-Shishani që drejton luftëtarët  e tij të grupit al Nusrah pas mureve me vrima. Videoja përpiqet të tregojë se ky është një realitet dhe jo lojë elektronike.

Bill Roggio me revistën Long War Journal thotë se videoja tregon sesa të stërvitur taktikisht janë këta luftëtarë.

"Ata duken si një ushtri profesionistësh. Lëvizin ndërsa sulmohen. Mbrojnë njëri-tjetrin. Komunikojnë me grupe të tjera dhe drejtojnë sulmin. Kur dikush plagoset, të tjerë e tërheqin. Praktikojnë ndihmën e shpejtë. I sheh sesi manovrojnë me armët. Sheh të gjithë pamjen dhe duket si një nga videot më të mira të luftëtarëve të xhihadit."

Luftëtarët thërrasin në arabisht dhe rusisht "Allah Akhbar". Filmuar në fund të  2013-ës, kjo është një nga videot që dokumenton rolin e luftëtarëve çeçenë në luftën në Siri.

Ndërsa luftimet intensifikohen, Sayfullah shfaqet duke u kujdesur për një militant të plagosur dhe më pas drejton njësinë e tij . Ky stil dhe ritmi i videos janë mbresëlënëse. Me Sayfullahun e vdekur në video dhe muzikën që hyn përsëri, kjo ndoshta është videoja më e fuqishme e xhihadit.

Komandatë çeçenë si Sayfullah janë bërë disa nga militantët islamikë më të egër në botë. Ata janë në Siri, Irak, Jemen, Pakistan, Afganistan dhe Mali. Analisti i sigurisë Patrick Skinner i grupit Soufan Intelligence thotë se çeçenët thjesht shkojnë atje ku ka luftime.

"Ata i dhjetëfishojnë forcat; janë luftëtarë shumë agresivë. Janë të stërvitur mirë. Nëse je çeçen që u ke mbijetuar sulmeve të ushtrisë ruse, je vërtet i aftë. Kudo që ka luftime gjen luftëtarë çeçenë. Ata janë si pararojë e lëvizjes ndërkombëtare xhihadiste."

Komandantët islamikë çeçen kanë qënë në vijën e frontit jo vetëm me organizatën al Nusra në Siri por edhe me rivalët e tyre, grupin Shteti Islamik në Irak dhe Siri.

Dodge Billingsley, i cili ka shkruar një libër për taktikat e luftëtarëve çeçenë, thotë se çeçenët laikë gjenden në lindje të Ukrainës, duke luftuar armikun e tyre të përbashkët, Rusinë. Ata thonë se emri i tyre si luftëtarë trima ka të bëjë me legjendat e krijuara prej tyre por edhe me rezistencën prej disa dekadash kundër Rusisë.

Çeçenët  besojnë se arsyeja është tradita e fuqishme e një kulture luftarake. Një burrë çeçen është luftëtar dhe kjo është e rrënjosur në kulturën e tyre.

Zoti Billingsley thekson se shpesh ata që njihen si janë luftëtarë çeçenë janë aktualisht nga republika të tjera kaukaze si Dagestani apo Ingushetia dhe Uzbekistani në Azinë Qendrore. Por shumë nga këta luftëtarë janë stërvitur në fushë-beteja në Çeçeni dhe kanë vazhduar të luftojnë rusët për pavarësi ndaj tyre.

Zoti Roggio thotë se shumë komandantë të lartë çeçenë po luftojnë si xhihadistë globalë. Por ata nuk janë të vetmit: ka edhe sauditë, jemenas, irakianë dhe egjiptianë. Rezultati, thotë Roggio, është një ushtri xhihadiste globale në rritje.

"Kur publikojnë biografitë e disa prej luftëtarëve më me përvojë, rezymetë e tyre janë shpesh për luftime në Irak, Jemen, Afganistan, Egjipt apo në disa prej këtyre vendeve së bashku."

Disa luftëtarë çeçenë kanë shërbyer në ushtritë profesioniste. Si rezultat, thonë analistët, të zgjedhur nga reputacioni që gëzojnë apo aftësitë aktuale të luftimit, kurdo që ka një betejë madhore në Irak apo Siri, do të ketë patjetër një njësi çeçene në vijën e parë të frontit.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FISI I INDIANËVE TË AMERIKËS KOMANÇI (10.27.2014)
LINDUR MË 1989 (10.26.2014)
BRENDA MENDJES VRASTARE TË RADOVAN KARAXHIQ (10.24.2014)
NDIKIMI I PYJEVE URBANE (10.23.2014)
VJEN NGA LASHTËSIA RECETA QË KURON SËMUNDJET (10.23.2014)
A DONI TË STUDIONI NË SHTETET E BASHKUARA? (10.17.2014)
BE - ASHPËRSIM I KONTROLLEVE KUFITARE (10.11.2014)
PËRKUJTOHET DEMONSTRATA KRYESORE E SË HËNËS NË LAJPCIG (10.09.2014)
NJË MOMENT HISTORIK - 9 TETORI 1989 (10.09.2014)
KRISHTËRIMI I MARTIRIZUAR DHE MARTIRIZUESNga BLEDAR KUKA (10.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]