VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AL QAIDA - EPOKA E RE E XHIHADITNga RÉMY OURDAN, Le Monde

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 04:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
AL QAIDA - EPOKA E RE E XHIHADIT
Nga RÉMY OURDAN, Le Monde

E Martë, 11.18.2014, 03:11pm (GMT+1)


E rëndësishme është që xhihadi global ka hyrë këtë vit në një erë të re dhe se asgjë nuk tregon se këto ndarje shprehin dobësimin e ideologjisë. Partizanët e xhihadit përfitojnë nga fakti që revolucionet arabe, bartëse të një shprese të madhe, për momentin janë transformuar më tepër në një burim fatkeqësie.

Qysh me forcimin e Shtetit islamik në Irak dhe në Siri, galaksia xhihadiste botërore ka hyrë në një erë të re.

Rivaliteti midis Al ­Qaidas dhe grupeve të Shtetit Islamik i shqetëson grupet islamike radikale nëpër botë, duke ngjallur debate dhe ndarje, që manifestohen në Siri, me një luftë të përgjakshme.

Nga një anë, Ayman Al­ Zavahiri, "emiri" xhihadist i Al ­Qaidas dhe shef i "komandës së përgjithshme" i lëvizjes, i "emëruar" nga Osama Bin Laden.
Nga ana tjetër "kalifi Ibrahim", Abou Bakr Al­ Baghdadi, i cili e ka lidhur betimin e tij të besnikërisë me Al­ Qaida-n, u përjashtua prej saj më 2 shkurt dhe shpalli më 29 qershor një "kalifat" të drejtuar nga Shteti Islamik.

Forca e organizimit e shtetit islamik është territori i tij, që ngjall një tërheqje të konsiderueshme: 15 000 islamistë të huaj janë bashkuar në Siri, të motivuar krahas çështjes fetare, edhe nga sukseset ushtarake, si dhe të ardhurat e dala nga burimet natyrore dhe plaçkitjet.

Shteti Islamik tërheq gjithashtu shefa luftimesh: rebelë sirianë nga grupe të tjerë, nëntë komandantë të zonës afgano-­pakistaneze, të cilët u bashkuan në Siri në muajin mars, apo një njeri si Omar Al ­Sishani, i cili ka ndarë botën e xhihadit kaukazian dhe është bërë një shef ushatarak me influencë i Shtetit islamik.

Gjatë tre muajve të parë të kalifatit, në botë betimet për besnikëri ndaj Bagdadit kanë qenë shumë të kufizuara, dhe Al-Qaida (AQ) është referencë absolute e xhihadit.

Në Afganistan dhe në Pakistan, djepi i Al-Qaidas, grupi i Abou Houda Al-Sudanit dhe grupi pakistanez "Lëvizja për kalifatin" dhe xhihadi (Tehrik-e-Khilafat) kanë bërë thirrje për të ngritur flamurin e Shtetit Islamik.

Një ish zëdhënës i talibanëve pakistanezë, Shaykh Maqbool, ka njoftuar gjithashtu se ata jan son ralliement grumbulluar. Kthime në favor të Shtetit islamik kanë ardhur gjithashtu nga Azia e Jug-Lindjes, nga grupi filipinas Abu Sayyaf dhe i Muxhahedinëve të Indonezisë lindore, dhe personalisht nga Abu Bakar Bashir, kryetari shpirtëror i burgosur i Jemaah Islamiyas indoneziane, pozicioni i të cilit shkaktoi një ndarje në gjirin e organizatës. Në botën arabe, dy grupe të vegjël që mbajnë të njëjtin emër ushtarët e Kalifatit (Djound Al-Khilafa), janë shfaqur njëri në Algjeri i cili është ndarë nga Al Qaida dhe që vrau turistin francez Herve Gurdel, dhe tjetri në Egjipt.

Pas Irakut, Egjipti


Bashkimi më i rëndësishëm i një grupi xhihadist në Shtetin Islamik sapo ndërhyri në Egjipt, me njoftimin më 10 nëntor, të besnikërisë për Ansar Bait Al-Maqdisin (i quajtur gjithashtu "Ansar Jérusalem"). Më parë e lidhur me Al Qaida-n dhe e vendosur në Sinai, lëvizja është konsideruar si një nga më të rrezikshmet e Egjiptit. Ky betim besnikërie është një disfatë e rëndësishme për Al-Qaida-n, e cila pas Irakut, rrezikon të humbasë bazën e saj egjiptiane, ironikisht vendi i origjinës i Ayman Al-Zavahiri.

Fitorja tjetër spektakolare e Shtetit Islamik është bashkimi i xhihadistëve të qytetit të Dernas, në Libi, i cili është bërë qysh më datë 3 tetor, territori i parë i Shtetit Islamik jashtë kufijve të Kalifatit të Irakut dhe të Sirisë. Nuk bëhet fjalë për një bashkim të thjeshtë të një grupi lokal, por për një operacion i pilotuar drejtpërdrejtë nga Shtabi i Shtetit Islamik, të dërguarit e të cilëve janë bërë shefa në Derna dhe e mbështetur nga kthimi në vendin e xhihadistëve libianë.

Këto suksese të shtrira larg bazave të tij, kanë nxitur Shtetin Islamik të fillojë një operacion komunikimi, më 10 nëntor, me përhapjen e pesë mesazheve audio që njoftojnë betime besnikërie ndaj kalifit Ibrahim. Njoftimet vinin nga Algjeria, Libia, Egjipti, Arabia Saudite dhe Jemeni. Vetëm komunikata e Ansar Bait Al-Maqdisit egjiptian megjithatë ka qenë verifikuar. Të tjera janë përhapur nga Shteti Islamik dhe janë hartuar në mënyrë të çuditshme identike.

Nëqoftëse betimet e besnikërisë në Algjeri dhe në Libi janë konfirmuar, ato të Arabisë Saudite dhe të Jemenit ngjallin dyshime. Komunikatat mund të përhapen nga xhihadistët dhe të huaj të pranishëm në territorin e Shtetit Islamik, më tepër se lëvizjet e vendosura në vendet e përmendura.

Rrjeti i Al-Qaida

Megjithë këto disfata, Al-Qaida është referenca ideologjike dhe fetare e xhihadizmit. Asnjë filial madhor i Al-Qaida-s deri tani nuk i ka paraqitur besnikëri kalifit Ibrahim. Shefat kryesorë të xhihadit botëror kanë rinovuar, qysh me krijimin e Kalifatit, betimin e tyre të besnikërisë ndaj Zavahirit. Ayman Al-Zavahiri vazhdon të jetë zot në "komandën e përgjithshme" të Al-Qaidas. Ai jep urdhëra, boton komunikata. Ai delegon gjithashtu disa nga kompetencat e tij. Shefi i Al Qaida-s në Jemen, Nasir Al-Vuhaysi, një mik i vjetër i Bin Ladenit është "manaxheri i përgjithshëm" i organizatës. Ai ka një rol inspektimi të operacioneve nëpër botë dhe nuk i fsheh kontaket e tij me filiale të tjera të Al Qaida-s, në Afrikën e Veriut dhe në Siri. Al-Qaida mbështetet gjithashtu në aleatët e saj talibanë afganë dhe pakistanezë, në rrjetin Haqqani, miq historikë të Al-Qaida-s. Zavahiri ka ripërtërirë betimin e besnikërisë për Bin Ladenin. Mullah Omari, kryetar i "Emiratit Islamik i Afganistanit" është "komandant i besimtarëve", i njohur nga AQ. Mullah Omari nuk ka shpallur kalifat. Lëvizja xhihadiste përbëhet pastaj nga pesë degë rajonale zyrtare: Al-Qaida për gadishullin arabik (AQPA), më e fuqishmja, me frymëzim saudo-jemenit dhe pra e afërt ideologjikisht me Bin Ladenin, e vendosur në Jemen dhe e drejtuar nga Nasir Al-Vuhaysi; Al-Qaida në Magrebin islamik (AQMI), e vendosur në Algjeri dhe në Sahel dhe e drejtuar nga Abdelmalek Droukdel; Shabab në Somali, i drejtuar nga Ahmed Umar Abou Oubaïda; Fronti i Mbështetjes së popullit të Levantit (Jabhat Al-Nosra) në Siri, drejtuar nga Abou Mohammad Al-Joulani; dhe e fundit e lindur, Al-Qaida në nën-kontinetin indian (AQSI), e vendosur në Pakistan, e drejtuar nga Assim Oumar dhe që shtrihet në Indi, në Bangladesh dhe deri në Birmani.

Grupet që komunikojnë me Al- Qaida-n i janë betuar Zavahirit pa qenë një degë zyrtare e saj. Ndër grupet më të rëndësishme, janë Firmëtarët për gjakun e Mokhtar Bel-Mokhtarit, një grup algjerian disident i AQMI-së; Emirati i Kaukazit i Ali Abou Mohammad Al-Daghestaniit; Ansar Al-Charia e Tunizisë, e Libisë dhe Egjiptit; ose Këshilli i muxhahedinëve të rrethinave të Jeruzalemit, me bindje egjiptiane.

Siria, origjina e konfliktit

Në Siri u lidh konflikti midis Al-Qaida dhe Shtetit islamik. Al-Qaida kishte dy degë zyrtare: Frontin Al-Nusra sirian dhe Shtetin islamik iraken. Abou Bakr Al-Baghdadi tentoi në prill të vitit 2013, ta thithte Nosra, gjë që u refuzua nga Joulani dhe solli ndarjen me Zavahiri, e më pas në luftën midis grupeve rivale.

Në Siri, një grup i tretë u lidh në mënyrë të fshehtë me Al-Qaida-n: Ahrar Al-Cham, anëtar themelues i koalicionit i pagëzuar Fronti islamik. Përfaqësuesi i parë në Siri i "komandës së përgjithshme" dhe Al-Qaida-s, Abou Khalid Al-Souri, ishte gjithashtu një nga shefat e Ahrar Al-Cham, para se të vritej në muajin shkurt në një sulm të Shtetit Islamik.

Dy agjentë kryesorë të futur në Siri nga Al-Qaida, Muhsin Al-Fadhli (vdekja e të cilit u njoftua në Twitter, por nuk u konfirmua nga Al-Qaida) dhe Sanafi Al-Nasr, kanë pozicione të larta njëkohësisht në gjirin e Frontit Al-Nosra dhe i Ahrar Al-Cham. Nasr ka treguar se Al-Qaida i kushonte të njëjtin besim të dy grupeve.

Një veteran tjetër i Al-Qaida, Abou Firas Al-Souri, luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në gjirin e Nosra-s. Këta njerëz i përkasin atyre që Shtetet e Bashkuara e kanë pagëzuar në mënyrë të njëanshme dhe të çuditshme "grupi i Khorasan". Në fakt në botën xhihadiste, Khorasani nuk ekziston nën këtë emërtim, për arsyen e thjeshtë që ai ka tashmë një emër të famshëm: Al-Qaida.

Qysh me vdekjen e Bin Ladenit, Al-Qaida është në agoni pasi Ayman Al-Zavahiri është një burrë i moshuar, i izoluar në një nga "zonat tribales" pashtune të Pakistanit. Administrata amerikane ka vështirësi të pranojë që "Komanda e përgjithshme" e Al-Qaida-s është mjaft aktive jo vetëm në Pakistan, por edhe në Jemen apo në Siri. Bombardimet në Siri të Al Nusras dhe të Khorasanit, si dhe të Shteti Islamik janë një pohim i qartë.

Thirrjet për unitet

Vendosja e Al-Qaida-s në Siri dhe krijimi i AQIS-it në Azinë e Jugut mundet madje të jetë interpretuar si një "ringritje". Dhe forca e saj qëndron krahas rrjetit ndërkombëtar, i ndërtuar qysh prej dy dekadash, në mbështetjen e klerikëve dhe ideologëve.

Këtë vit janë rritur zërat për thirrje për pajtimin dhe unitetin midis Al-Qaida-s dhe Shtetit islamik. Zërat në fakt kanë ardhur nga partizanët e Al-Qaida-s. Sigurisht, të shumtë janë ata që kanë përshëndetur me entuziasëm sukseset ushtarakë të Shtetit Islamik, por shefat janë besnikë ndaj Zavahirit dhe shumë kritikë për ndarjen e bërë nga Baghdadi. Ata nuk kanë vlerësuar që ai të shpallej Kalif, ndërkohë që Bin Ladeni nuk e kishte kapërcyer këtë hap dhe pa u konsultuar, siç ia imponon atë ligji i tyre islamik, klerikët dhe ideologët e xhihadit.

Një tekst i rëndësishëm në botën xhihadiste, "një inisiativë dhe një apel për një armëpushim të grupeve në Siri", i botuar më 30 shtator, bën thirrje për "unitet" të xhihadistëve përballë "luftës ndaj islamit" nga koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara. Nënshkruesit janë kritikë të Shtetit islamik. Abdallah Muhammad Al-Muhaysini, i afërt i Al Nusra-s, kishte propozuar në janar një armëpushim, i cili u hodh poshtë nga Baghdadi.

Abou Muhammad Al-Maqdisi ishte përpjekur për një ndërmjetësim, para se të përshkruhej Shteti islamik si "një organizatë devijuese". Abou Qatada Al-Filistini, kohët e fundit i dalë nga burgu në Jordani dhe shumë i dëgjuar nga xhihadistët, është një besnik tjetër i Zawahirit. Sa për Hani Al-Sibai, ai është një nga ideologët më të respektuar nga shefi i Al-Qaidas. Kur Sibai flet, Zawahiri dëgjon. Kur Sibai shkruan një tekst, Zawahiri përgjigjet. Një javë pas shpalljes së kalifatit, është ai i cili i ka bërë thirrje AQ të "dalë nga qetësia" dhe të dënojë kalifin.

AQPA dhe AQMI, dy degët më të fuqishme rajonale të Al-Qaidas, kanë botuar nga ana e tyre një komunikatë të përbashkët në shtator, me qëllim që të denoncojnë një "fushatë kryqëzatash për të luftuar islamin dhe myslimanët", dhe për t'u përpjekur për të afruar grupet xhihadiste. AQIS botoi në tetor një tekst të ngjashëm. Por prapa këtyre thirrjeve për unitet, gjithmonë bëhet fjalë të paraqitet Baghdadi si një ndarës dhe të kujtohet supremacia e Al-Qaida-s.

Një fatkeqësi arabe

Konflikti midis dy lëvizjeve mundet të zgjasë sepse Abou Bakr Al-Baghdadi ka problem. Ai nuk ka arritur të bindë botën e xhihadit për legjitimitetin e kalifatit të tij. Disa faktorë mundet në mënyrë të dukshme ta ndryshonin gjëndjen. Nga njëra anë lufta e bërë nga një koalicion ndërkombëtar kundra Shtetit islamik, e cila është ende në fillimet e saj, do të mund të kontribuonte në afrimin e "vëllezërve armiq".

Nga ana tjetër, jetëgjatësia është mjaft e kufizuar në këtë tip aktiviteti zëra qarkullojnë aktualisht mbi faktin që kalifi Baghdadi është vrarë apo plagosur në një sulm në Mosul askush nuk e di se çfarë do të ndodhë me Al-Qaidan pas Zavahirit, as me Shtetin Islamik pas Baghdadit. E rëndësishme është që xhihadi global ka hyrë këtë vit në një erë të re dhe se asgjë nuk tregon se këto ndarje shprehin dobësimin e ideologjisë. Partizanët e xhihadit përfitojnë nga fakti që revolucionet arabe, bartëse të një shprese të madhe, për momentin janë transformuar më tepër në një burim fatkeqësi.

SHQIPEROI S.METANI/bota.al
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇEKIA FESTON 25 VJETORIN E RËNIES SË KOMUNIZMIT (11.17.2014)
BANDAT RUSE TË NJU JORKUT (11.12.2014)
15 UEBSAJTET MË POPULLORE TË LAJMEVE - NËNTOR 2014 (11.09.2014)
SUKSESI I BASHKIMIT TË GJERMANISË NUK ËSHTË ENDE I PLOTË (11.09.2014)
AKUZIM DHE AFRIM - STRATEGJIA GJERMANE PËR RËNIEN E MURIT TË BERLINIT (11.09.2014)
MURI I BERLINIT DHE LUFTA E FTOHTË (11.08.2014)
LAS VEGASI - BETEJË ME INDIANËT E AMERIKËS PËR UJË (11.08.2014)
EKSPOZITË MBI SHERLOCK HOLMES NË LONDËR (11.08.2014)
RËNIA E MURIT TË BERLINIT (11.03.2014)
JA KUSH JANË DHJETË ORGANIZATAT SEKRETE QË MENDOHET SE E SUNDOJNË BOTËN (11.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]