VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MARRËDHËNIET RACORE NË FERGUSON

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 05:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
MARRËDHËNIET RACORE NË FERGUSON

E Premte, 11.21.2014, 03:52pm (GMT+1)



Shumë banorë në lagjen Saint Louis në Ferguson të shtetit Mizuri thonë se kanë shkuar për të jetuar aty për shkak të shumëllojshmërisë racore të lagjes.  Kur protestat dhe dhuna që pasoi vrasjen e të riut zezak Michael Brown nga një polic i bardhë gjatë një konfrontimi në rrugë, i la shsumë prej tyre të habitur. Tani shumë po përpiqen të gjejnë rrugëdalje nga kjo situatë. Disa kisha lokale po drejtojnë këtë bashkëbisedim mes banorëve.

Pastori Willis Johnson i kishës Wellspring në Ferguson ia ka kushtuar tërë shërbesën e së djelës çështjes së vrasjes së Michael Brown-it në gusht. Ai e ndryshoi rutinën e tij të zakonshme dhe u tha besimtarëve të ngriheshin dhe të përqafonin njëri-tjetrin. Ai do që komuniteti të fillojë atë që e pranon se është një bisedë e vështirë.

"Nuk është detyra ime t'u paraqesë njerëzve atë që duhet të mendojnë apo të besojnë dhe ashtu siç veproj çdo ditë në kishën time unë i sfidoj njerëzit të mendojnë, të bëjnë diçka jo vetëm për çështjen në fjalë por edhe për shumë çështje të tjera humane që kërkojnë vëmendje."

Kisha e tij ka hyrë në partneritet me disa të tjera si dhe me shkollat përreth për të ndihmuar komunitetin pas vdekjes së të riut Brown. Ai po përpiqet gjithashtu t'u jap një lloj drejtimi dhe qëllimi njerëzve që nuk dine çfarë të bëjnë pas kësaj dhe si të veprojnë njerëz si Katie Turnbull.

"Mendoj se ka shumë energji për të ndryshuar gjëra dhe njerëzit nuk dijnë nga t'ja fillojnë. "

Ajo erdhi në kishën e tij pikërisht në përgjigje të situatës së re të krijuar.

"Po përpiqem të njihem me mendimet e ndryshme që kanë njerëzit, dhe mendoj se ne duhet t'i shtrijmë dorën njëri-tjetrit dhe të kuptojmë ndjenjat e njeri tjetrit."

Ketie Turnbull nuk është është e vetmja që po përpiqet të gjejë mënyra për të zgjidhur këtë çështje. Por pastori  Johnson është i shqetësuar se jo të gjithë janë tolerantë.

"Kam frikë se njerëzve nuk po u dëgjojhet  zëri, nuk po mundohen të kuptojnë dhe nuk po mendojnë pasojat e veprimeve të tyre dhe kjo mund të thuhet për të dyja palët."

Individë dhe grupe të vogla në komunitet duket të jenë të motivuar dhe duan të marrin pjesë në përpjekjet për të zgjidhur çështjet e thella racore dhe pabarazisë social-ekonomike.  Por si KatieTurnbull edhe pastori Johnson bien dakort se debati nuk është aq i përhapur sa duhet të ishte. Ata besojnë gjithashtu se kjo nuk është diçka që mund të arrihet në një periudhë afatshkurtër.

"Por ky intensitet, jo vetëm përmes bisedave por edhe punës së bashku do të marrë kohë. Dhe do të kërkojë shumë më tepër dhe do të na duhet të vuajmë më gjatë.

Shumë në Ferguson thonë se shpresojnë se vdekja e adoleshentit të paarmatosur nuk shkoi kot dhe se akuzat konkrete do të ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes anëtarëve të komunitetit dhe zyrtarëve të policisë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'MARRËVESHJA' ME IRANIN - KONGRESI SFIDON OBAMËN (11.21.2014)
GOODBY EUROPE - EUROSKEPTIKËT BRITANIKË NË PARAROJË (11.21.2014)
RRUGA PROBLEMATIKE E TRIBUNALIT (11.21.2014)
PËR SE ERDOGAN MENDON QË MYSLIMANËT E KANË ZBULUAR AMERIKËN PARA KOLOMBIT? (11.20.2014)
NJË VIT NGA EUROMAIDANI - DHIMBJE, KRENARI, ZEMËRIM (11.19.2014)
SHPJEGIM - MINORITETET GJERMANE NË RUMANI (11.19.2014)
KOMENT - PRETENDIMET RUSE NË BALLKAN (11.18.2014)
GJERMANIA E SHQETËSUAR ME NDIKIMIN RUS NË SERBI (11.18.2014)
AL QAIDA - EPOKA E RE E XHIHADITNga RÉMY OURDAN, Le Monde (11.18.2014)
ÇEKIA FESTON 25 VJETORIN E RËNIES SË KOMUNIZMIT (11.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]