VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MIKROORGANIZMAT E THELLËSIVE OQEANIKE

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 09:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
MIKROORGANIZMAT E THELLËSIVE OQEANIKE

E Shtunë, 11.22.2014, 09:27am (GMT+1)



Metani është një gaz i fuqishëm ndotës për mjedisin. Megjithëse nuk qëndron në atmosferë aq gjatë sa dioksidi i karbonit, gjatë kohës së qëndrimit është 80 herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit. Gazi metan çlirohet nga burime natyrore si moçalishtet, si dhe nga jashtëqitja e bagëtisë apo nga aktiviteti njerëzor, si për shembull nga rrjedhjet e tubacioneve të gazit natyror. Po ashtu ky element ekziston edhe në oqeane, në formën e rezervuarëve të ngrirë, por rrjedh nga brendësia e tokës përmes çarjeve në tabanin e oqeaneve. Vetëm një pjesë e vogël e kësaj sasie çlirohet në atmosferë, falë aktivitetit të mikro-organizmave në fund të detit që e konsumojnë këtë gaz.

Gjeo-biologia Victoria Orphan, pedagoge në Institutin e Kalifornisë për Teknologjinë studion aktivitetin e mikrobeve që jetojnë në shtresat sedimentare pranë çarjeve ku çlirohet gazi metan në thellësitë e oqeaneve. Ajo thotë se mikrobet kanë evoluar për të përballuar kushtet ekstreme të këtij mjedisi:

 "Këto organizma janë në gjendje të thithin energjinë e metanit duke përdorur sulfatin që gjendet në ujin e oqeanit, pa përdorur oksigjenin e ujit, dhe si rezultat i këtij procesi çlirojnë hidro-sulfat, i cili mban erën e rëndë të vezës së zier. Një tjetër nënprodukt i këtij procesi është karbonati i kalciumit, i cili i ngjan shtresës së bardhë që përdoret për trotuaret".

Me kalimin e kohës karbonati i kalciumit formon depozitime masive pranë çarjeve në tabanin e detit. Studiuesja ishte vetë me një mjet zhytës deri në 800 metra në thellësi të oqeanit.

Gjatë ekspeditave nga viti 2006-2011, ajo mori kampionë nga tabani i oqeanit dhe bëri zbulime interesante:

 "Këto nuk janë thjesht nënprodukte të procesit të thithjes së gazit metan, por janë gjithashtu mjedise ku gjallojnë mikro-organizma të tjera, të cilat po ashtu konsumojnë metan".

Por ajo vëreu se mikro-organizmat e shkëmbinjve të krijuar nga depozimi i karbonatit të kalciumit, konsumonin metan shumë më ngadalë se mikrobet që jetojnë në shtresat sedimentare.

 "Por, po të kemi parasysh madhësinë e shkëmbinjve në tabanin e detit, këto mikro-organizma përbëjnë gjithsesi një faktor të konsiderueshëm për konsumin e gazit metan. Pra nuk kemi të bëjmë thjesht me procesin e krijimit të depozitave shkëmbore nga karbonati i kalciumit; ky është gjithashtu një proces gradual i eliminimit të gazit metan".

Në një artikull në revistën Nature Communications, zonja Orphan thotë se gjallimi i këtyre mikro-organizmave si në shtresat sedimentare ashtu edhe në shkëmbinj, shpjegon se si krijesat mikroskopike reduktojnë çlirimin e gazit metan nga oqeanet në atmosferë. Po ashtu, shton ajo, shumëllojshmëria e krijesave përreth shkëmbinjve: krimba, gaforre dhe kafshë të tjera deti që ushqehen me mikrobet, lë të kuptohet se ky është një ekosistem dinamik, i panjohur më parë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARRËDHËNIET RACORE NË FERGUSON (11.21.2014)
'MARRËVESHJA' ME IRANIN - KONGRESI SFIDON OBAMËN (11.21.2014)
GOODBY EUROPE - EUROSKEPTIKËT BRITANIKË NË PARAROJË (11.21.2014)
RRUGA PROBLEMATIKE E TRIBUNALIT (11.21.2014)
PËR SE ERDOGAN MENDON QË MYSLIMANËT E KANË ZBULUAR AMERIKËN PARA KOLOMBIT? (11.20.2014)
NJË VIT NGA EUROMAIDANI - DHIMBJE, KRENARI, ZEMËRIM (11.19.2014)
SHPJEGIM - MINORITETET GJERMANE NË RUMANI (11.19.2014)
KOMENT - PRETENDIMET RUSE NË BALLKAN (11.18.2014)
GJERMANIA E SHQETËSUAR ME NDIKIMIN RUS NË SERBI (11.18.2014)
AL QAIDA - EPOKA E RE E XHIHADITNga RÉMY OURDAN, Le Monde (11.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]